Mirë se vini në Blogun e Blerinës!

Po e filloj si neper librat e historise… Ne pranveren e vitit 2013, deshira e madhe per te shkruar dhe kurioziteti per te provuar hapesira dhe teknologji te reja ne rrjet, me shtyne te regjistrohem ne nje platforme, te quajtur blogger, duke hapur keshtu faqen time Blerina’s Blog.

Sonte ne te vertete mendimet me ngaterrohen dhe fjalite me vijne me nje konstrukt te ndryshem, me shume ne anglisht sesa ne shqip, megjithate kjo nuk do te thote asgje, pasi per asnje arsye ne bote nuk do te doja te shpreh mendimet e mia me te thjeshta, per kete blog ne kete dite, ne nje gjuhe tjeter pervec shqipes.

Kane kaluar shume muaj dhe ne nje fare menyre, jeta ime eshte mbushur nga kjo eksperience e re, edhe pse tashme duket si pjese e imja, nuk ka qene gjithnje keshtu, perkundrazi… Blogu pati nje fillim, nje mbeshtetje shume te madhe nga shume prej miqve te mi qe me lexuan me besnikeri cdo mbremje, qe me inkurajuan dhe me dhane force te vazhdoj.

Hezitimi im ishte i madh, dhe ndrydhja per t’u shprehur ne te shkruar po ashtu. Frika nga kundershtimi i mendimeve te mia, mospranimi nga te tjeret me qendronte pas ne cdo postim, derisa mendoj qe blogu mori udhen e tij dhe une arrita te pranoj qe mund dhe te deshtosh duke gabuar sipas menyres tende, por nuk ka asnje problem, sepse une nuk jam ne gare me veten, ama jam thjesht duke komunikuar nje bote me shume, permes nje menyre te thjeshte e te lehte, duke kerkuar arsyet e perse-te qe gjenden brenda vetes time, duke ardhur deri ketu, cdo dite nga pak, duke pranuar mbi te gjitha veten permes shkrimit.

Ky nuk eshte nje postim historik, por eshte nje perpjekje e imja per te kthyer syte tek ajo qe isha, duke u perpjekur te kuptoj sesa kam ndikuar une tek kjo krijese e imja dhe sa ajo me ka ndikuar mua. Vetem keshtu e kam vleresuar kete marredhenie timen me te shkruarin, si nje mundesi per t’u rritur, duke u cliruar, duke rigjetur ekuilibrin e brendshem tek forca ime. Nuk ka qene e lehte por ka qene dhe eshte pafundesisht e bukur.

Ky nuk eshte as nje postim per te treguar se cfare kam mesuar gjate kesaj kohe, pasi me shume sesa mesim, per mua ka qene dhe eshte zbulim i vetes permes komunikimit. Te komunikosh eshte njerezore. Te perdoresh gjuhen e fjales per te komunikuar me te ngjashmit, eshte nje nga gjerat me te gezueshme per te shprehur veten e per mua eshte bere nje nga pjeset me te dashura te jetes time.

Permes kesaj faqeje kam ardhur tek shume prej jush, qe ashtu si une keni shume ndjesi ndaj botes qe na rrethon, jetes qe kemi, tipareve qe na bashkojne e mendimeve qe na ndajne.

Kjo na ka sjelle me prane.

Sa here shkruaj dicka dhe e postoj, nje pjese e mire e komenteve qe marr ne inbox, shprehin sesa te njejta jane shqetesimet qe kemi, e sesi ato qe une shpreh jane ato qe shume i ndjejne por qe ashtu si une dikur, nuk i shprehin…

Tre vite me pare une pa e ditur mire se cfare po beja dhe ku do te me drejtonte kjo gje, hapa kete blog. Nje faqe shume e thjeshte bardhezi, pa shume opsione, apo grafika, u be ushqimi im i pernatshem, u be motivi per te cilin shpesh me eshte dashur te bej dhe sakrifica te cilat ne nje moment tjeter nuk do i kisha bere ndoshta, por qe me ka plotesuar ne nje forme te cilen nuk di se si do te mund ta kisha plotesuar tjeterlloj.

Perpara pak ditesh vendosa qe kete pasion ta kaloj ne nje nivel tjeter dhe pas disa mendimeve, leximeve dhe udhezimeve te pershtatshme ne keto raste, e zhvendosa blogun ne kete platforme e cila nuk eshte e re per mua, por eshte e ndryshme per menyren sesi jam mesuar ta trajtoj veten permes blogut.

 

4 prill 2013, lindi Blerina’s Blog, e bashke me te po rritem dhe une, pak nga pak duke ecur me kurajo drejt vetes.

Advertisements