Why me… again!

Why me again!
It’s always a strong dilemma the first day after discovering a new interesting space, whether to publish my thoughts or not.

A quick register and login, get the application in my phone and here I go. Visit and revisit several times to read new articles, switching from one user to the other and all of a sudden see that a dozen or more are already following. Well this is inspiring as a good start.

Why another medium of communicating with people who just like me, like to read and share?

Just because this is my strong inner need of writing about my world and discovering other worlds at the same time.

Just because it has never been too many networks or pages where I can find people with same interests and focus on writing. This is also where we feel so close and the world looks so small in front of so many options.

I’m here now — and I find you reading through the lines — I hope you will come back whenever I will have some things to share in my simple way day by day.

#CrowdFunding4Children

#CrowdFunding4Children Para disa javesh ju ftova te dhuroni para per ndertimin e nje parku lojrash per femije, i pari me lodra gjitheperfshirese ne qytetin tone, ku mundesite per femijet me aftesi te vecanta jane te padukshme.
Neser, ne oren 9, prane Muzeut Historik Kombetar, nis Maratona e Tiranes. Aty do te vrapojme dhe ne, ne nje distance modeste, duke veshur bluzat qe mbartin logon e kesaj fushate per mbledhje fondesh pikerisht nga qytetaret, sepse se bashku duhet dhe mund ta ndryshojme per mire kete qytet.
Fushata e mbledhjes se fondeve vazhdon ende. Jane te shumte ata qe u bashkuan duke dhuruar me besim dhe zemer te madhe. Per mua ishte e rendesishme te shoh sesi njerezit besojne ne kauza te mira, dhe ne nje fare menyre japin nje shembull te mire dhe per femijet qe neser do te rriten duke kujtuar shpirtin bamires te familjes ku u rriten.
Ne faqen e meposhtme gjeni udhezime sesi te dhuroni dhe nese e keni dhene tashme kontributin tuaj Ju falenderoj dhe ju ftoj te beheni pjese e maratones neser!
#CrowdFunding4Children

Blonde routine

Ditet e mia jane shume te ngjashme me njera-tjetren, jo ne permbajtje por ne rutine. Ne momentin qe vendosa te shkruaj kete pjese, provova te sjell ne mend heren e pare kur e takova. E pata te veshtire, pasi kujtesa me ndahet me periudha kohore te tipit kur punoja ne kete zyre apo ate, kur jetoja ne kete zone apo ate, kur kaloja ne kete rruge apo ate tjetren…
Sidoqofte periudha e fundit te ciles do t’i referohem sonte eshte katervjecari i fundit… Prej shume kohesh me del perpara syve mengjeseve nje vajze me floke te leshuara, te verdha deri tek supet. Ajo eshte nje vajze si shume te tjera, e rregullt, e veshur me fustane dhe sandale apo kepuce me taka, me nje ecje karakteristike, koken drejt e veshtrimin diku perpara.
Ajo nuk me ka vene re fare me shume mundesi, ama une sa here e shoh me kujton nje tjeter vajze bjonde, me sy te shkruar qe ka nje ngjashmeri aq te madhe sa me vjen nje deshire t’i flas e t’i tregoj sozine e saj…Une nuk di as emrin e saj, as historine, ama nje gje e di mire, vendin dhe oren ku ajo kalon cdo dite, ashtu si une.
Me dhembin ditet e muajt qe ikin, vitet qe shtohen dhe serish e njejta rutine dhe perditshmeri. Vajza qe vjen perballe meje, une qe mendoj per te ngjashmen e saj, veshtrimet qe kalojne permes te panjohurish dhe humbin tej ne boshllekun e nje qyteti te zbrazet.

Bubbles

Nje nga lojrat me te bukura te femijerise time ka qene loja me flluska sapuni. Mbushnim kanacen me uje dhe pak pluhur lares per rrobat, tubin e vogel plastik qe perdornim ne rubinet dhe loja ishte gati. Ama duhej bere shume kujdes qe vertet te merrje shume pak se ai pluhuri i atehereshem bente shume shkume dhe te prishte planin, e ne vend qe te beje flluska te medha do te perfundoje duke bere shume flluska te vogla qe nuk i hyjne ne pune askujt.

Flluska eshte nje mikrokozmos i vertete me nje cikel te plote jetesor duke filluar nga krijimi, lindja, fluturimi ne ajer, renia dhe fundi. Flluska eshte e tejdukshme dhe merr ngjyra te shumta duke mbartur shume ylbere te vegjel ne siperfaqen e saj te lemuar. Flluska eshte e heshtur, e bindur por dhe ledhatare. Ajo luan me flluskat dhe ajrin brenda e jashte saj duke dhuruar nje shfaqje te vogel per kedo qe gjendet aty prane, dhe nje gezim te madh  per kedo qe perfshihet ne loje.
Cuditerisht ne kete loje nuk ka te fituar apo te humbur, ne fund te gjithe mbeten ne kerkim te flluskave te tjera, ndersa shohin t’u shperbehen neper duar pika ylberesh. Nuk ka as moshe ku te te thuhet se nuk mundesh me te jesh ne kete loje. Mund te behesh krijuesi, mund te behesh i rrituri qe drejton se me cilen madhesi e nga cila ane duhet te fryhen flluskat, mund te behesh lodruesi qe me sportivitet dhe spontanitet rend te kape flluskat duke qeshur pa kufi… Eshte loja ku duhet vetem fryme dhe energji e ku fjalet nuk vlejne.
Me ngjan shume me jeten kjo loje. Jeta eshte nje loje flluskash, dikush perfshihet me veshtrim, dikush behet aktor, e dikush regjizor. Ama ka dhe flluskeberes qe bejne vec nje rol, te njejtin dhe te vetmin… Zotin.
Te ka ndodhur dhe ty qe te jetosh ciklin e nje flluske? Nuk eshte keq, madje te ftoj ta provosh, e duke e provuar po te mendosh pak me gjate se 10 sekonda, do te jesh ne gjendje te kuptosh sesa na ngjan, e sesa i ngjajme, sesi ze fill jeta jone, si lindim e si na hedhin ne ajer, si ngjitemi e fluturojme te lire, mbushur me energji dhe ngjyra, me permasa te ndryshme, per te mberritur ne gjendje te avullt ne fund…
Por me nje ndryshim te vogel ne dukje e teper te rendesishem, ne jemi thjesht flluskat te cilat luajne dhe treten…
Ne te vertete, ne nuk kemi mundesi te jemi tjeter vec flluska…

 

Smoking kills / Helmi vret

Mbremjen e djeshme mbizoteronte nje qetesi e plote. Kodra qe ngrihet mbi gjirin qe perfundon ne det, sherben si nje mbrojtese natyrore por dhe ndarese nga pjesa tjeter e ishullit. Nje manastir shikon mbi ne duke na dhene nje ndjesi edhe me te thelle qetesie dhe paqeje ne keto kohe ku kaosi dhe lajmet e kronikes mbizoterojne kudo.

Udhezat e ngushta gjarperojne permes fushash te mbjella me ullinj e portokalle. Ne keto rruget pa njeri… kalojne qindra makina te heshtura per te mos prishur qetesine e pushuesve dhe respektuar mbremjen nen driten e henes.

Ne momente qetesie me kalojne shume mendime te cilat dua t’i shkruaj por pastaj zgjedh te qendroj ne qetesi dhe te shijoj mbremjen. Vetem ne momente te tilla jam ne gjendje te perqendrohem e te mendoj thellesisht per ceshtje te te perditshmes qe me ngaterrohen e me qendrojne ne koke ne pritje per te marre jete. 

Negativiteti i ambjentit rrethues eshte fjala kyce e shqetesimeve te cdo dite.

Largohu! Nje ze I brendshem me flet me force.

Qetesohu dhe ik larg… Me vjen ne mend Mark Twain sonte: negativiteti eshte si tymi i duhanit, perse duhet te qendrosh aty dhe te thithesh tymin e demshem te tjetrit? 

Dhe nga ana tjeter nese kjo ndodh nje here…nuk duhet te lejojme qe te ndodhe per here te dyte…

Ne fund te fundit cdo njeri sado i rendesishem apo me pak, jeton 24 ore cdo dite. Varet se cfare deshiron te besh me 24 oret e tua… Jeta ime eshte shume e rendesishme dhe qe te jetoj e qete nuk pelqej te degjoj qaramanet dhe ata qe vetem shpenzojne kohen e tyre dhe nervat e mia me tym… Me demton trurin dhe me vret shpirtin. 

Me pelqen qartesia… largohem… dhe zgjedh boten time… Dua te shoh driten, drita ime me ben te lumtur…