Do you believe in miracles?

Une nuk besoj ne mrekulli. Rritur ne nje vend te dhunuar e te privuar nga te drejtat themelore mesova se dhuna e me te medhenjve ndaj te pafuqishmeve eshte mbi te gjitha privilegj.
Kur na u tunden themelet e sistemit te cilin e njohim si totalitar, shpresuam ne ndryshimet e medha qe do te vijonin si pasoje e deshires se madhe mbarepopullore per nje Shqiperi si gjithe vendet e tjera te Evropes. Nisem keshtu nje rruge te gjate e te veshtire. Shpesh degjoja qe kjo rruge eshte pa kthim, por edhe me shpesh kam menduar ne heshtje se ne te vertete nuk eshte keshtu.
Eshte nje rruge e drejte me gure kilometrike te vendosur qartazi e dukshem pergjate saj. Per ta pershkuar ate deri ne fund nuk eshte e pamundur por ja qe nuk qenka dhe kaq e lehte. 
Une nuk besoj se papritur ne pjaten e florinjte do te na sherbehet nje vakt i pamerituar, e as nuk do te shperblehemi per nje veprim te pakryer… Ne te vertete nuk e di nese ndonjehere kemi qene aq te denje per te perfituar ato qe kemi marre. Ama di te them qe kemi besuar shume…
Por kam nevoje te kthehem nje dite me syte nga realiteti dhe te shoh nje vend per te cilin te mos me vije turp. 
Une nuk besoj ne mrekulli por besoj ne te drejten universale te gjithsecilit per dinjitet!

Harmoni

Kur me duhej te zgjidhja degen e studimeve, si nje vajze idealiste deshiroja te behesha juriste dhe te punoja per te vene drejtesi ne kete vend.

Kur zgjodha te studioj filozofi, mes veprash voluminoze pata mundesi te  mesoj se drejtesia ka nje kuptim shume te gjere, mbi te gjitha do te thote harmoni e pjeseve te te teres.
Ne kete fryme deshiroj te shoh ndryshimin qe aq shume e degjojme, ne nje varg reformash ne harmoni me te tere sistemin shoqeror dhe te te drejtes qe duhet te na drejtoje, kufizoje, dhe brenda te cilit te kemi mundesi te zhvillohemi si shtet dhe si qytetare.
Une nuk besoj se nje reforme e vetme eshte zgjidhja. Une nuk besoj tek zhurmat madje nuk besoj as te komisionet dhe te zgjedhurit per te na reformuar. 
Do perdor nje krahasim te thjeshte me gjithe dashurine qe kam per muziken si nje nga elementet me te bukur te te teres sone si qenie inteligjente.
Reforma ne drejtesi do duhet te rezultoje ne reformen per harmoni, por ne na mbyt kaosi e brenda tij eshte e veshtire te mbivendoset harmonia.
Bota jone nuk eshte nje pentagram, bota jone eshte nje mozaik i ndyre qe qelbet ere te rende, dhe notat neper fusha jane ne harmoni te plote me duhmen qe shperndajne.
Une deshiroj te degjoj nje simfoni per veshet e lodhur…
Une besoj tek muzikantet, tek talentet, tek artistet qe japin shpirtin mbi pentagram dhe percjellin ndjenjen permes notash. Une besoj tek kompozitoret e dashurise, e pa dashuri nuk mund te kete drejtesi. Duajeni pak veten dhe me doni dhe pak mua, qytetarin e vogel qe lutet per pak qetesi dhe normalitet.
Me jepni nje kryeveper, me harmoni!

Sikur te kisha tru / Something Wrong

Kur kemi qene femije, lexoja nje liber “Magjistari i Ozit”. Nje nga personazhet qe kerkonte t’i ndodhte nje mrekulli prej magjistarit, ishte dhe kokekashta apo dordoleci. Deshira e tij e vetme ishte te kishte nje tru. Dorotea e pyeti se per cfare i duhej truri, cfare mund te bente me te ai iu pergjigj une mund te beja shume gjera por nuk e di se cfare pasi nuk kam.
Nuk e mohoj dot qe nuk e mbajta dot te qeshuren me te gjithe historine e mbremshme, e cila per te qene e sinqerte me shume se per te qeshur eshte per te qare. Por si per cdo modifikim te forcuar qe na ka ndodhur ne menyren si sillemi, si reagojme, e deri si deshirojme, dhe une ne vend qe te vija duart ne koke e te shokohesha, vura buzen ne gaz.
Urime! Nuk me ben me pershtypje asgje – i thashe vetes ndersa u shtriva te fle super e lodhur dhe me mendime te turbullta.

Historia ne pamje te pare eshte shume e thjeshte. Ngjarja ze fill si neper libra ku historiani nga bota e zhvilluar, viziton nje vend te larget nga pikepamja gjeografike dhe atje zbulon nje realitet kulturor qe nuk e mendonte se do ta intrigonte aq shume. Me vjen te vjell.

Nje vajze 20 vjecare ne nevoje per pune, duke menduar se i plotfuqishmi i qytetit eshte ai qe ka celesin e punesimit te saj, kerkon takim me te. Ai e pelqen dhe e ngacmon. Ajo vendos ta filmoje dhe t’ja cjerre masken. Sa bukur! 

A do ta denonconi ne instancat perkatese, pyeti gazetari viktimen. Jo i pergjigjet vajza, do mjaftohem me denoncimin ne televizionin tuaj, sepse mendoj qe ju jeni televizion serioz dhe profesional, dhe i bej thirrje ketij dhe atij institucioni t’i marrin gjerat me seriozisht. Me ane te kesaj video dua te ndergjegjesoj te gjitha vajzat qe mund te jene te perfshira ne kete histori.

Deri ketu shume bukur, cdo gje duket perfekt. Kryetari u demaskua, vajza shpetoi, e ne te njejten kohe u ndergjegjesuan dhe femrat dhe lideret e tjere qe te kene kujdes… Kryetari ne fund do te shkarkohet, do te kalojne ditet, do te harrohet e figura e tij do te pastrohet.

Por a u zgjidh problemi?
Nga ta ze e ku ta le do thoshte populli.

Megjithate mendimi i pare qe me shkoi ne mend lidhet me zanafillen. Vajza 20 vjec, padyshim pa arsim perkates, merr guximin dhe kerkon nje vend pune ne institucionin me te larte vendor te qytetit te saj. Ajo nuk hap faqet e punesimit, nuk lexon njoftimet e vendeve te lira, nuk kerkon pune sipas kualifikimeve te saj te cilat duhet te jene te aferta me kerkesat e vendit te punes, por troket ne deren e kryetarit i cili nga ana e tij nxit pikerisht keto praktika qe na kane zhytur ketu ku jemi, ne kanal se as sistemin e pastrimit te ujerave te zeza nuk e kemi me te kualifikuar per ta emertuar ndryshe. 

Nuk ka as vend bosh, as shpallje, as aplikim, as konkurs, as fitues, pra procedura zero. Ama ka kerkese per pune dhe oferte per seks ne kembim te vendit te punes.

Do thoni ju sa shume kerkon. E vertete po kerkoj shume, por nese duam te jemi ata qe duhet te jemi, duhet te bejme nje ndryshim shume te madh ne menyren si mendojme e per rrjedhoje dhe si veprojme. Si mundet nje njeri i pakualifikuar te pretendoje qe te punesohet ne administrate? Ka dicka qe eshte gabim ne kete histori. Valle nuk kemi ne nje strukture kontrolli mbi procedurat e punesimit ne kete vend? 

Nga ana tjeter, ndjej keqardhje qe keto raste jane kaq flagrante dhe te pandeshkuar. Por nuk ma rrok dot truri kurajon e cmendur te kesaj vajze qe pranon te udhetoje ne mjetin e tij, te shkoje ne hotel ne nje qytet tjeter e te beje trimen ne nje vend ku sipas saj nuk paska besim tek instancat ku normalisht duhet denoncuar ky rast abuzimi.

Vajze e dashur, me keqardhje them qe ne rastin tend shoh viktimen tipike. Te jesh ne moment te veshtire ne jete ku kerkon te punesohesh, eshte me se normale ne kohen ku jetojme. A ke menduar ndonjehere perse ti meriton te punosh ne nje institucion te tille? Cfare ke bere ti per veten? Mendoj qe me shume se punen, ti ke nevoje per te mesuar ne rradhe te pare si te mbrosh veten, si ta respektosh ate. 

Une nuk te gjykoj ty. Por revoltohem me cektesine e mendimit dhe padashur me kujtohen se sa nete pa gjume mbi libra, duke lexuar dhe shpesh pa energji elektrike, sa vite shkolle, sa diploma e certifikata, sa angazhime vullnetare, sa aplikime per pune, sa zhgenjime e rrezime kam kaluar ashtu si shume shoqe te miat. Por kete modelin do takoj kryetarin te me gjeje pune nuk e pranoj dot. Cfare eshte kryetari, cfare jane keta kryetaret qe na rrethojne, qe te na diktojne vendet e punes me liste. Me kete logjike, me kete mentalitet, me kete realitet dhe kete mungese niveli total me vjen keq por pak degjojme e akoma me pak shohim. 

Dhe prape dua ta them, une nuk te ve faj, ti shikon kryetarin dhe ashtu si dhe ne qe e pame sot, permes syve te tu, mendon qe nje kryetar me nje nivel te tille, mundet pse jo te kete dhe nje punonjese me shume, edhe pse me nivelin tend. Jam dakort por nuk duhet te jete keshtu, eshte gabim. Ne rastin me te mire eshte thjesht gabim… po e mbyll me kaq.

The Square

Shpesh jam ulur te shkruaj per fillimin e dites time. Dita ime nuk fillon kur zbardh megjithate eshte shume e ngarkuar dhe e mbushur me ngjarje te njepasnjeshme. Une kaloj nga njera ne tjetren gati ne gjendje gjumi, pa mendim, por duke kryer veprimet nje nga nje ne menyre gjysem robotike. 
Mengjeset jane aq te ngjashme nga dita ne dite sa kur mberrij ne tavolinen e punes, e kam shpesh te veshtire te ndaj ditet dhe ngjarjet e megjithate mengjeset e mia te lodhshme jane te bukur e te mbushur me ndodhi te vogla per te cilat jo rralle kam shkruar, e edhe kur nuk shkruaj, mendoj dhe deshiroj aq shume te shkruaj per to. Por nuk shkruaj, jo se nuk mundem… 
Nuk shkruaj pasi ndjej merzi, ndjej trishtim kur kerkoj te gjej arsyen e sjelljes se pergjithshme kaotike te mengjeseve te qytetit tone. Ndjej pasiguri ne nervozizmin me te cilin zgjohen bashkeqytetaret e mi. Ndjej se si veshtrimet e inatosur me depertojne eger ne fytyre, ndersa fytyrat e ngrysura me hyjne dhunshem ne tru. 
Drejtuesit e zhurmshem te mjeteve qe gjarperojne rrezikshem nga dy ne nje korsi, pa ndezur asnje sinjal, vrullshem e me vendosmeri cajne permes makinave me te qeta e te ndrojtura mes te cilave dhe une me shume veshtiresi, arrij te mberrij e qete dhe e sigurte ne rrugen e punes.
Kalimtaret qe ecin rremujshem, ne grupe te organizuar e te crregullt, shpesh hyjne ne rruge ne menyren e gabuar, e kur hyjne hezitojne te ecin duke bere shpesh levizje te dyshimta tre hapa para e dy hapa pas derisa me ne fund mberrijne ne krahun tjeter. Megjithate ka dhe nga ata te pergjumurit, si une, te cilet presin me veshtrim miratimin lejues te shoferit, te drejten e kalimit te policit, jeshilen e semaforit, ose doren time…
E megjithate une sot nuk deshiroj te tregoj per keto. Keto jane pjese nga mengjeset e mia per te cilat shpesh lodhem te shkruaj ende pa filluar. E megjithate une shijoj pamjen e qytetit tim, pemet buze Lanes, portokalline e ETC-se qe thyhet bukur me blune e qiellit dhe jeshilen e pemeve qe sapo kane nisur te gjelberojne, katedralen, frymemarrjen qe i jepet trafikut prane Hotel Dajtit -ngrehina tashme e mbetur skelet e njeres prej pikave me simbolike te jetes mondane te ketij qyteti, nje godine te cilen aq deshire kam ta shoh te rindertuar e te frekuentuar por ende nuk ka ardhur koha qe kjo te ndodhe… Une marr kthesen djathtas per te hyre ne shesh, gjithnje me te njejten deshire per te pare dhe fotografuar monumentin e Skenderbeut qe shikon mbi shesh, minutat e gjata ne semafor, minutat edhe me te gjata per te kaluar sheshin, Banka e Shqiperise… stacioni i Kombinatit teper i rremujshem dhe rruga qe papritur mbyllet e ngushtohet, dhe tashme cdo tre metra dy ose me shume kalimtare qe perpiqen me durim te kalojne rrugen vend e pavend…
Ne te vertete as per kete nuk desha te shkruaj… Kisha deshire te shkruaj per pasditen time, kur ndjehem e lodhur, pas permbushjes se orarit te punes, pas mbarimit te detyrimeve te shumta te njepasnjeshme, kur serish me duhet te kthehem permes rruges se ngushte ku cdo tre metra dy ose me shume kalimtare perpiqen pa durim tashme per te kaluar rrugen vend e pavend, kur une nuk ndjej me nxitim per t’u kthyer, por dhe qartesia e veshtrimit me ka humbur. Megjithate mezi pres te mberrij ne semaforin numerik pas Bankes se Shqiperise dhe te shoh sheshin. Nuk di sa here e kam fotografuar sheshin, Muzeun Historik Kombetar, Hotel Tiranen, Pallatin e Kultures, Xhamine… Dhe une di te bej foto shume te bukura sepse  e dua Tiranen, ia dua rremujen, zhurmen, ajrin, diellin, te metat, e dua sheshin Skenderbej. Dhe nuk jam lodhur, ende nuk jam lodhur ta shoh cdo dite, dy here ne dite, edhe me shume… por nuk e mohoj, nuk e fsheh dot, jam merzitur, po po jam merzitur shume me menyren se si me eshte lejuar dhe ndaluar ne menyre sistematike te kaloj aty gjithnje per arsye te ndryshme qe vijne nga lart, dhe me imponohen mua, qytetares se vogel te pafuqishme te ketij qyteti qe nuk bej asgje asnjehere pervecse te turfulloj neper dhembe inatet e mia te vogla e te parendesishme, ndaj shumekujt qe me veshtireson jeten, qe ma kufizon te drejten time per te jetuar qetesisht ne kete qytet ashtu sic do doja, thjeshtesisht.
Une e dua sheshin Skenderbej. Eshte sheshi ku une kam kaluar cdo dite ne me shume se dy dekada. Po e vertete cdo dite, cdo dite… Eshte sheshi ku ne cdo feste kam dale ne fotografi here tek shatervani e here tek monumenti. Shatrivani qe tani nuk eshte me, ndodhej ne shesh dhe ishte pjese e femijerise time te cilen me nje te rene te lapsit ma fshine nga sheshi por jo nga kujtimet. Aty njerezit freskoheshin ne ditet e zhegut te kryeqytetit… Eshte sheshi ku kemi festuar nderrimet e viteve, koncertet e hapura, e pse jo dhe nderrimet e sistemeve etetjere e shume te tjere kane hypur ne podiume per t’i hedhur e rrezuar, dhunuar e terhequr zvarre, ne mos literalisht shpesh dhe si metafore… sepse keta jemi ne. Ne nuk mund te perjetojme ndryshime te qeta, ne te hedhim, te thyejme turinjte, te terheqim zvarre, sepse ne nuk dime te reagojme qetesisht, por durojme gjate te na shkelin e percudnojne aty ku me shume na dhemb nenshtrimi ndaj te forteve, derisa zgjohemi… Me tremb zgjimi yne…

Black Widow / Vejusha e Gjeneral Kolonel Vdekjes

Shkurt 2016, eshte thuajse mesi i muajit dhe tremujori i pare i vitit duket se po iken rrembimthi me ngjarje te shumta te rendesishme ne jeten e vendit.
Une kam bere nje “pushim” te gjate nga shkrimet, dhe ndjej nje deshire te forte per te shkruar gjate. Pasazhe dialogjesh me kalojne vrullshem ne tru, dhe mendime te shumta me qendrojne ne radhe per t’u zbardhur. Por une pres me durim te vije dita e duhur kur deshira per te shkruar te me mbyse, kur gjaku i nxehte te hyje me force ne damare dhe te me beje te artikuloj energjine e mbledhur prej kaq shume ditesh.
Hezitoj, nuk guxoj, anashkaloj duke mbledhur e mbledhur, une hesht.
Nuk deshiroj te komentoj, te polemizoj mbi ngjarjet e vogla e te medha, por aq te vogla nen lekure, sepse thelle brenda tyre, e po aq thelle brenda ndergjegjes tone, jane ngjarje qe nuk meritojne vemendjen e pompuar aq fort e deshperimisht ne syte, veshet, trute tane.
Sot Tirana eshte gdhire gri, ngjyra me e trishte dhe me shkurajuese per syte e mi. Atmosfera me mbyt, era me than fytyren, ajri i lagesht me bllokon mushkrite, mungesa e diellit dhe drites se forte me shkurajon.
Une qendroj ne kembe pa fjale dhe perpiqem te mbuloj fytin. Nuk deshiroj qe serish te ftohem dhe te bllokohem nga kolla e forte dhe e thelle qe me shkund kraharorin dhe me leviz brinjet.
Keshtu do te jete kjo jave, degjoj, dhe pa shume mendim nje dritherime me pershkon te teren. Era e ftohte dhe e lagesht me merr dhe ate pak grimce ngrohtesi qe kisha veshur nga gjumi i qete i nates se shkuar.
Nuk ka problem se eshte ftohur koha, mendoj edhe pse pas shume javesh pikerisht zgjodha diten me te papershtatshme per te zhveshur pantallonat dhe cizmet gjatoshe nen gju.
Brenda meje, nuk ndjej dimer te gjate e te ftohte, perkundrazi nje deshire te madhe per te shkruar bisedat e shumta qe flene ne imagjinaten time gjysem-reale, mes meje dhe vetes. Jam une, por dhe vetja ne nje diskutim te heshtur e te qete, ne dukje; mbushur me pyetje dhe deshira per te gjetur paqe mes te dyjave, por une jam e forte, shume me e forte se vetja, dhe qendroj e ftohte perballe saj, per te deshmuar se ende nuk eshte koha, por ne te njejten kohe eshte shume vone per te qene ndryshe.
Qesh me vete.
Serish sot me duhet te degjoj brockullat e Mires, nen nje ze qe artikulon gafat e saj te medha si cdo mengjes, kur here me pak e here me shume ajo me kembengulje u imponohet te ftuarve te mengjesit, te cilet perpeliten ne pak minuta per t’i dhene ze punes se shume muajve e ndoshta viteve. Mira nuk stepet, ben disa pyetje “shkaterruese” ballore, te cilat pervec nervave dhe logjikes se bashkebiseduesve, shkaterrojne dhe humorin tim te mengjesit. Por Mira eshte problemi me i vogel.
Ku ta sintonizoj radion tjeter?
Sheshi “Skenderbej” eshte zakonisht vendi ku hyj cdo mengjes e mbushur me deshiren per te thene se sa shume me nervozoi Mira dhe sot, sepse ajo nuk me zhgenjen kurre me ate pafajesine e paditurise dhe mungesen e deshires per te mesuar dicka para se te hyje ne transmetim.
E megjithate une e hedh pas dhe nderroj ambjent, degjoj muzike, por ja qe kam aq shume nevoje per kete lidhje me realitetin perreth e serish cdo mengjes rikthehem ne bisedat e saj.
Gazetat online te mbushura me kronike, shfaqje politike, analiza te lodhshme e painteres. Lajme abuzive, cenim i te drejtave te lexuesve per lajme per te qene, dhunim i hapesires 19″ te ekranit nga femra lakuriqe te cilat pervecse abuzohen dhe shesin lajmin, nuk bejne asgje tjeter. Por ja qe kjo i ben te shesin, te klikohen, sepse shikueshmeria e lakuriqesise ne media eshte ajo qe mbush ekranet, qe rrit audiencen, pika audiences!

Keto dhe me shume si keto, me shtojne dhe vulosin mungesen e deshires per te mos qene ne korent me realitetin, per te mos ditur minimalisht se cila kengetare beri buzet, apo tradhetoi…nuk deshiroj te zgjatem me shume…

Nuk e degjova dot as Blushin mbreme, e as nuk e kerkova sot neper faqe. Jo, thjesht nuk hapa asnje faqe gazete sot, ia kurseva syte dhe trute Blerines. 
Kam nje problem te ri, Rudinen. Ende nuk po e shkul dot nga syte zbardhjen e intervistes se Rudines me vejushen e zeze. Per ata qe nuk e dine, termi vejushe e zeze ka shume kuptime, e midis tyre simbolika qe une menjehere deshiroj ta asocioj me konceptin eshte ajo e super-heroines luftetares jetime, veshur ne te zeza.
Por ne realitetin tone, me duhet te rritem, te zgjohem nga endrrat e librave me super-heroina si Vejusha e Zeze, dhe te lexoj pallavrat e nje vejushe te vertete tashme ne nje moshe te thyer, per te cilen as historikisht nuk kam nje interes ta lexoj, as njerezisht nuk deshiroj te di. 
Por Vejusha e Zeze, ashtu si dhe palo-vajzat lakuriqe, ben lajm, shet lajm, rrit shikueshmeri… Ajo ngacmon nerva, krruan plage, mitizon nje perbindesh, ringjall Gjeneral Kolonel te ushtrive te vdekjes, ajo modifikon kuptimin tone per vitet e erreta te luftes dhe pasluftes, duke krijuar historine e nje figure qe sa me shume kalojne vitet aq me shume nuk dua ta degjoj, shikoj, mendoj. 
Sepse une dua te ecim perpara. Dua!
Por nuk me lejojne pjellat e tij, te saj, te tyre, te te tjereve… Nuk me lejon gjaku dhe krimet e pandeshkuara, nuk me lejon urrejtja dhe mosndeshkimi i mbartur nder vite e dekada. Me mbeshtillen si gjarperinjte neper floke, me mbysin ne fyt, me shtrengojne kembet, me prishin gjakun, me helmojne te ardhmen me keq se me shkaterruan te shkuaren.
Une nuk dua me te rilexoj per strategjite dhe deshtimin tone si popull gjate luftes per te patur udheheqesit qe duhet te kishim, qe duhet te ishin idealistet dhe jo propaganduesit, te shkolluarit dhe jo braktisesit e studimeve, te mirenjohesve dhe jo bukeshkaleve, te kokeve e jo te kembeve, te ndershmeve e jo hajduteve, te ndertuesve e jo shkaterruesve te cdo gjeje qe mund te kishim shansin te kishim ndonjehere si popull.

Tragjedia jone e madhe, rrenjosur ne gjakpirjen historike te ketij vendi aty ku na ka dhembur gjithnje, e aty ku do te na dhembe edhe per shume kohe, ne mungesen e zhvillimit dhe dominimit te injorances agresive e te dhunshme, te etur e te veshur me pushtet.

E urrej kete sindrome veteshkaterruese e mbytese. Nuk e dua as per vete, as per te tjeret, as per jeten qe e kemi vec nje, dhe nuk meritojme te na helmohet nga njerez qe per hir te te drejtes se te paturit nje mikrofon ne dore, te na rikthejne mundimet e vuajtjet e parrefyeshme te nje perdhune sistematike te ngritur ne kult.

Ne nuk e meritojme sindromen e Stokholmit, ne nuk mund te dashurohemi me dhunuesin, ne nuk mund te jemi viktimat e perjetshme te papergjegjshmerise individuale qe na imponohet kolektivisht.

Une refuzoj! Vdekjen ne ekran nuk e meritoj.

Une dua te shkruaj. Une dua te jetoj!

 

Për pak shpresë


Fillimisht na ftuan të shprehim vullnetin tonë politik si qytetarë të përgjegjshëm përpara kutive të mbledhjes së fletëve shumëemërore një herë në tre vite. Çdo cikël që mbushej në mënyrë të përsëritur me tipare aq të ngjashme e deri diku dëshpëruese, përveç fletëve gjithnjë e më të mëdha, e formulave zhgënjyese gjithnjë e më trishtuese, shoqërohej me të njëjtën ndjesi boshllëku në prag të përfundimit të tij.

Ndoshta tre vite nuk ishin mjaft ndaj i bënë katër, si për të na bindur ne qytetarëve të verbër se ky qytet, por dhe ai qytet, por dhe kjo lagje, por dhe kjo rrugë, por dhe këto trotuarë, por dhe këto biznese të vegjël, por dhe vendparkime, por dhe vend-grumbullime mbeturinash, por dhe këto çerdhe dhe kopshte ku dërgojmë fëmijët, meritojnë më shumë vëmendje. Guxoj me tepër kurajo të them më shumë, pasi realisht jam tepër e paqartë për vëmendjen që realisht kanë marrë në këto vite.

Dhe të numërosh njësitë bashkiake të kryeqytetit, apo të konsultosh hartën e ndarjes administrative të zonave që mbulon seicila njësi, mund të duket impresionuese, por kur kalon pranë një ndërtese tejet të amortizuar e madje të një stili aspak dinjitoz për të gjithë atë simbolikë që mbart, për ata qytetarë që përfaqëson e për ata punonjës që ushtrojnë shërbimet e tyre ndaj nesh, është pak e thënë zhgënjim.

E çfarë strategjish mbresëlënëse mund të presësh nga punonjësi i mbyllur në një zyrë të vogël, të errët, me ndriçim minimal dhe pas kangjellash të hekurta, pjesë e zyrave të krijuara në nëndarje hapësirash të paqëna brenda një ngrehine njëkatëshe me çati në nevojë urgjente për t’u rindërtuar. 

Punonjësi i sigurisë qëndron tek dera ulur në një tavolinë që nuk mban asnjë letër apo formë tjetër regjistrimi të personave që hyjnë në institucion. Është i sjellshëm dhe nëse i ofrohet ndonjë ëmbëlsirë tradicionale nga të sapolidhurit në martesë, me mirësjellje vë dorën mbi kraharor dhe shpreh përkatësinë e tij fetare duke kërkuar ndjesë për pamundësinë e tij për të konsumuar ushqim deri në përfundim të orarit të sakrificës për hir të ritit të sakrificës.

Sanitarja tepër dashamirëse kujdeset që të gjithë punonjësit e pakët të pranishëm të marrin falenderimet, buzëqeshjet dhe uratat e merituara në shërbim të qytetarëve. Ata janë thjesht bujqit që punojnë arën në kushte primitive me mjete rrethanore që u ndihin në përmbushjen e misionit të tyre të përditshëm. Dhe ne kërkojmë standarte të larta, strategji, politika zhvillimi, zbatim projektesh dhe idesh…

Shushurimat e qytetarëve në rradhë për të marrë shërbimet e kërkuara, ndërthuren me hapje-mbylljet e dyerve pas dyerve të nëpunësve në shërbim të popullit. Një makinë ndalon para dritares dhe bie heshtja. Është drejtuesi i zgjedhur i njësisë i cili zbret dhe rrezaton pushtetin qytetar mbi sovranin.

E uruan, i falenderoi, disa kritika shpotitëse në ajër, dhe sërish uji i lumit që na pret udhën rrodhi njësoj në shtratin e papërfunduar e të lënë në gjendje natyrore në kanalin e tij dhjetëravjeçar të mbushur me lloj-soj papastërtish, e inertesh. Ikën dhe erdhën, ikën për ardhur sërish mes flamujsh shumëngjyrësh, të shpalosur e palosur edhe më shumë, faqendërruar por gjithnjë të bindur në fitore, të padiskutuar e palëkundur në të qënit aty në vijën e parë e të vështirë të drejtimit të kësaj ane.



Do të kemi zgjedhje vendore sërish mendoj, por shpresa dhe besimi se gjërat do të përmirësohen po më venitet…



Si rrezikohet demokracia nga tirania e shumicës?

Në një demokraci cështja e rëndësisë dhe respektimit të pakicave, është një cështje e vjetër sa dhe vetë ky koncept. Nëse dëshirojmë të bëhemi pjesë e një diskutimi mbi raportin e shumicës dhe pakicës në demokraci, mendimi i parë që më kalon për ta bërë këtë diskutim lidhet me lirinë e mendimit dhe pozicionin e pakicave përballë shumicës në këtë kontekst. Diskutimi që dëshiroj të parashtroj është thjesht parimor dhe nuk bazohet në ndonjë vend konkret por pa as më të voglin dyshim vlen shumë për shoqërinë ku unë jetoj.

A na duhen pakicat në një vend demokratik? 
A duhet që në demokraci secili të lejohet të shprehë mendimin e tij?
A duhet të ketë një kufi në shprehjen e këtij mendimi? 
Përse na duhen pakicat? 
Përse nuk duhet të lejohet të shtypet pakica? 
Cila është rëndësia e roli i pakicës në një shoqëri demokratike?

Në momentin që nis të bëj këtë hap për të diskutuar në parim mes të tjerash dhe për shumicën dhe pakicat, nuk mund të anashkaloj dy filozofët frymëzues të cilët ndër shumë diskutime kanë prekur dhe cështjen e shumicës dhe pakicave të para në aspektin e lirisë së mendimeve në shoqërinë athinase, e pikërisht Platonin me veprën e tij aq të dashur për mua “Republika” dhe Aristotelin me “Politika”.

Platoni e trajtonte këtë cështje në një këndvështrim deri diku mohues, sipas të cilit ngritja e shtetit do të bëhej në mënyrë të tillë, që mendimet e pakicave të ishin ose të panevojshme ose aspak të rëndësishme. Këtë e argumentonte gjatë diskutimit se për ndërtimin e një shteti (qyteti) ideal është shumë e rëndësishme që në shoqëri të mbizotërojë uniteti në funksion të të mirës së përgjithshme. Këmbana e krahasimit vetiu më drejton tek e mira kombëtare. 

Për këtë qëllim kur parashtronte mënyrën e edukimit të qytetarëve të shtetit ideal fokusi i tij qëndronte tek mënyra dhe parapërcaktimi i duhur për edukimin e secilit në përputhje me  pozicionin që do të mbanin në shoqëri sipas shtresave të cilave u përkisnin.  

Aristoteli e diskutonte këtë cështje në një këndvështrim të kundërt me Platonin. Vjen me një këndvështrim më pranë nesh dhe parimeve të demokracisë që aq shumë na pëlqen ti mbrojmë dhe t’i kemi. Sipas Aristotelit të kundërtat në një shoqëri janë shumë të domosdoshme pasi ato i shërbejnë arritjes së qëllimit të shoqërisë për t’u zhvilluar dhe ecur përpara, sigurisht kjo sipas tij vlen në rast se një shoqëri e ka këtë qëllim.

Sipas Aristotelit, uniteti shoqëror i Platonit, nuk qe një koncept i mirë për t’u zbatuar për shoqërinë sepse mendimi i unifikuar vinte ndesh me shumëllojshmërinë apo diversitetin që do të thotë se i bëhet pengesë zhvillimit të shoqërisë pra arritjes së vetë qëllimit të saj. 

Në kohët antike vlerësohej se cdo pjesë e sjelljes private ishte e drejtë të rregullohej nga pushteti, bazuar në logjikën se shteti kishte interes të vendoste në mënyrën më të mirë, për hir të harmonisë së qytetit dhe vetë drejtësisë, në thelb me anë të një disipline të rreptë dhe tërësore të arritjes së një balance midis edukimit të trupit dhe shpirtit. Aristoteli jepte një arsye të fortë, sipas tij shoqëria njerëzore e ka të pamundur të zhvillohet nëse nuk ekziston kundërshtia apo lufta e të kundërtave.

Dy mijë vjet më vonë, do të shfaqet një mbrojtës i mendimit të Aristotelit dhe kundërshtues i Platonit (sa më dhemb kjo pjesë por për hir të diskutimit më duhet ta shpreh). 

Xhon Stjuart Mill në veprën e tij “Mbi lirinë” shprehet kundër unitetit të mendimeve pa vetëdëshirën e njerëzve, pasi uniteti i mendimit, vetëm nëse nuk bazohet në krahasim të plotë dhe të lirë të mendimeve të kundërta, nuk është i dëshirueshëm, dhe se dallimi në mendime nuk është ndonjë gjë e keqe, por e mirë për aq kohë sa njerëzit të mos jenë në gjendje të njohin të gjitha anët e së vërtetës.
Rrjedhimisht, duke u rreshtuar në mbrojtje të ideve të Aristoteli, Milli kundërshton Platonin dhe unitetin shoqëror të tij. 

Megjithatë nga ajo kohë diskutimi për pakicat dhe shumicat ishte ndalur (me aq sa di unë) për një periudhë gati dymijëvjeçare deri në shfaqjen e Rilindjes, Iluminizmit dhe Revolucionit Francez. Në këtë periudhë rivijnë në diskurs cështjet që lidhen me ekzistencën e më shumë se  një mendimi unik. Që kur kolosët e antikitetit u rikthyen në vëmendjen e mendimit politk, deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX, periudhë kjo që njihet për lindjen e liberalizmit, vetë demokracia nuk kishte diskutuar cështjen e rrezikut të tiranisë së shumicës ndaj pakicave. 

Përse kish ndodhur kjo? 

Kjo kishte ndodhur për arsye se demokracia konsiderohej si një sistem politik ku sundon shumica, dhe kjo shumicë ka të gjitha të drejtat e cdo vendim që merrte shumica pa marrë parasysh veprimin që pasonte këtë vendim, ishte i drejtë dhe i ligjshëm. Nuk do të diskutoj sot mbi ligjshmërinë dhe legjitimitetin e vendimeve të shumicës. Shkurtimisht shumica ishte cadra që qëndronte mbi kokat e të gjithëve, cadra dhe cekani, pasi në thelb të qeverisjes demokratike ishte i shumëpërfoluri i ditëve tona “sovraniteti absolut i shumices”, sovranitet ky përballë të cilit nuk mund e nuk duhet të dilte askush. 

Kohët vërtetuan që kjo mënyrë qeverisjeje në demokraci i nxirrte vazhdimisht si të pafuqishme e madje të pambrojtura pakicat.  Më vjen kaq reale dhe si në pasqyrë gjendja e sotme e demokracisë tonë, ku padashur kuptojmë se gjendemi në një diskutim që në thelb lëkund vetë themelet e demokracisë, pasi sfidon pushtetin absolut të shumicës e cila zotëron të drejtën legjitime të vendimmarrjes dhe në të njëjtën kohë në anën tjetër, duhet të kufizojë pushtetin vendimmarrës për të respektuar pakicat.

Pra me rikthimin e fokusit tek roli i shumicës në shoqëri, tek rëndësia e pakicave, e tek diskutimet mbi raporti në mes tyre, cështje këto që prekën filozofët e kohës dhe zgjuan interesin e diskutimit filozofik nuk mund të lë pa përmendur ata që si të thuash morën flamurin e diskutimeve në përgjithësi për lirinë dhe në vecanti për lirinë e mendimit. Xhon Lok, Tokëvil, Mill e deri tek Giovani Sartori i mirënjohur për kontributin e tij në mendimin politik bashkekohor.

Zotërimi i pushtetit dhe ushtrimi i pushtetit nga shumica si një shtypje legjitime e pakicës, përbënte në thelb një paradoks për demokracinë. Në përpjekje për të zgjidhur këtë paradoks por dhe duke ruajtur në të njëjtën kohë parimet thelemore të demokracisë, shumë filozofë të themi apo admirues të demokracisë, ata që e mbronin me forcë këtë sistem dhe luftonin në mbrojtje të vlerave të tij diskutonin pa u lodhur rëndësinë e ekzistencës së pakicave dhe në të njëjtën kohë gjetjen e mënyrës për të  kufizuar e pushtetin e shumicës pa cënuar parimet.

Debati që zhvillohej në nivel parimor ngrinte cështjen themelore të gjetjes së mënyrës së kufizimit të pushtetit të pakufizuar të shumicës. Nga shumica dhe tek shumica buron legjitimiteti i veprimeve por në të njëjtën kohë duhet që ajo të ketë një pushtet të kufizuar. Në thelb duket si një nonsens logjik pasi realisht është thuajse e pakuptueshme t’i kërkosh atyre që kanë të drejtën e zotërimit të pushtetit i cili buron nga shumica, që ta kufizojnë atë, pra të kufizojnë të drejtën  e ushtrimit të tij. Buron nga vetë përkufizimi, nëse shumica ka të drejtë të marrë drejtë të marrë vendime, dhe kjo e drejtë është legjitime, atëherë ajo patjetër mund të marrë vendime dhe për pakicën.

Deri në momentin që diskutohej për sistemin demokratik si një ekskluzivitet i shumicës, ishte legjitim dhe i mirëpranuar cdo veprim i ndërmarrë në mënyrë fizike apo morale mbi pakicën, duke mos e vlerësuar cështjen se cfarë lloj veprimi mund të ish për aq kohë sa vendimi i marrë nuk kishtë asnjë mundësi të ishte jolegjitim si i marrë nga një shumicë e një sistemi politik ku pikërisht kjo shumicë zotëron legjitimitetin e patjetërsueshëm dhe të pakufizuar për të marrë vendime.

Kjo e drejtë e pakufizuar për të marrë vendime, në vetvete ishte një legjitimim i shtypjes së pakicave nga shumica. Nëse një vendim merret nga shumica legjitime atëherë pakicat mund të shtypeshin, mund të tiranizoheshin dhe kjo tirani ishte thjesht legjitime. Nëse vendimet merreshin nga shumica kjo ishte një premisë e mjaftueshme për demokracinë dhe asgjë tjetër nuk kishte rëndësi. E pa asnjë dyshim kjo nuk është demokracia që ne dëshirojmë të kemi sot, e nëse nuk e kemi dhe nuk e njohim, padyshim nuk është ajo që ne synojmë. Është mëse i qartë paradoksi i ushtrimit të pushtetit si një pushtet i pakufizuar i shumicës mbi pakicën.

Për ta tejkaluar këtë krizë të demokracisë të ngritur mbi vetë themelet e saj mendimtarët politikë u përpoqën të rishikonin vetë themelet duke zbatuar disa parime të liberalizmit në demokraci e duke i parë tiraninë e shumicës dhe të drejtën e pakicave si dy bashkëudhëtarë të të njëtit sistem. Duke i vendosur ekzistencën e të dy këtyre parimeve në thelb kundësrhtuese përkrah e jo më më përballë njëra-tjetrës u arrit që në demokracitë perëndimore të gjendej formula e mesit të artë duke i promovuar si dy parime te pandara e të pandashme nga njëri-tjetri.  Në thelb të parimeve liberale mbi të cilat u vendos sistemi demokratik, u vendos individi. Promovimi i te drejtave te patjetërsueshme të individit dhe vendosja në qendër e individit dhe individualizmit bënë të mundur sigurimin e të drejtave dhe lirive që buruan si të pakundërshtueshme nga ky të themi revolucion i qenies njerëzore  individuale përballë shumicës, në një përfundim shumë të rëndësishem sipas të cilit për të drejtat themelore të njeriut duhet të vendosë vetë individi dhe askush tjetër për të.

Duke zvogëluar rolin e shumicës përmes liberalizmit, u kufizua hapësira e shtetit në raport me individin duke i lejuar më shumë të drejta këtij të fundit. Në këtë mënyrë me kufizimin e rolit të shumicës u kufizua dhe mundësia dhe rreziku i rënies në tiraninë  e shumicës përkundrejt pakicave pasi roli dhe mendimi i pakicës respektohet tashmë si një e drejtë individuale duke kufizuar dhe zbehur pushtetin absolut të shumicës apo fuqinë e papërballueshme të saj sic do të thoshte i madhi Tokevil tek kryevepra e tij “Mbi demokracine ne Amerike”. 

Me perfshirjen e parimeve liberale ne demokraci, vetë demokracia u fuqizua dhe zgjidhi problemin e pakicave përballë pushtetit të pakufizuar të shumicës, pasi deri në atë moment nuk njihej asnjë forcë madhore e cila të mund të ndalte ushtrimin e pushtetit të shumicës e madje tiraninë e shumicës ndaj pakicës. Pakicat ishin në rrezik konstant për tu shtypur nga shumica dhe totalisht të pambrojtura as ligjërisht e as moralisht, duke rrrezikuar vetë ekzistencën e tyre. Kur përmend ligjin mund dhe ta ndryshojme atë, po moralin?

Mendoj se duhet ta trajtoj këtë në një shkrim tjetër.

Rroftë demokracia dhe e drejta e pakicave për t’u dëgjuar dhe respektuar!