Formë frymëzimi

Është e premte, e premtja e mendimit të lirë, mbrëmja e të premtes as të parë e as të fundit të vitit, të një të premteje si gjithë të tjerat. Sonte përballë formës u ndjeva në grackë, në grackën e mendimit të lirë të pakufizuar nga konceptet e në të njëjtën kohë e vetmja mënyrë për të kuptuar më vjen me anë të përkufizimit.
Forma pozitive dhe negative e imazhit si koncepte në hapësirë. E çfarë është në vetevete pozitivja dhe negativja brenda një forme? Vallë a kanë kuptim këto ngjyrime për formën? Mendoj se ka, e jo vetëm në art.
Ngjashmëria, rastësia në të njëjtën kohë në të njëjtin vend, lidhja shkak-pasojë… Këto janë tre faktorët që të vijnë në mend kur flasim për mënyren se si i lidhim idetë me anë të aftësise tonë për të menduar.
Për ta bërë më të thjeshtë e të dukshme këtë ide, dy qenie pëlqehen sepse janë të ngjashme, pëlqehen sepse ndodhen në të njëjtat rrethana në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend, e në mënyrë të pazgjidhshme si pasojë rrjedhuese e të njëjtit shkak.
Forma e shfaqjes që buron nga këto tre faktorë të cilët paraqita shkurtimisht më lart. Sepse në pamje të parë asgjë nuk duket si e pakufizuar, të paktën jo më shumë sesa vetë mendimi njerëzor, i cili jo vetëm tejkalon të gjithë forcën dhe autoritetin njerëzor por në të njëjtën kohë nuk mjaftohet as me kufijtë e natyrës dhe realitetit. E kush më siguron se ky realitet që ne perceptojmë është ai i vërteti? Një pyetje që prej shekujsh shqetëson mendimin njerëzor.
Të ndalemi për një moment tek pëmbajtja konceptuale e formës së mendimeve tona. Aktiviteti ynë mendor mund të përfshijë, perceptime, ndjenja, besime, analiza, dyshime, mendime e ide të shumë llojeve, të shumë formave të ndryshme, por në një lloj kuptimi në përmbajtje të ndryshme e përbërje të njëjtë. Të gjitha i bashkon vetëm një element sa unik aq dhe i ndryshueshëm, njerëzorja. Por nga ana tjetër nëse do i referohem rrymave të mendimit të cilave mendoj se u qëndroj më pranë, të gjithë proceset aq të ndërlikuara nëpër të cilat qarkullon mendimi njerëzor mund të grupohen në dy kategori të medha, në përshtypje dhe ide. Nuk i ndahem dot ideve të Platonit, por dëshiroj të vazhdoj më tej…
Përshtypjet janë perceptimet që lidhen me ndijimet aktuale si dëgjimi, shikimi, te ndijuarit, shijimi… Ndërsa idetë janë forma konceptuale të të menduarit në lidhje me perceptimet qe ne krijojmë si rezultat i procesit të të menduarit dhe jo nga pervoja e drejtpërdrejtë.
Është si një mënyrë Hjumiane për të perceptuar shijen e lëkurës së një limoni të lëngshëm në ccast. Ne mund ta imagjinojmë lëkurën e tij të verdhë (apo ngjyrë limoni), lëngun që derdhet jashtë, mund të lëvizim gjuhën për të përtypur lëngun që në mënyrë të menjëherëshme na prodhon aparati ynë tretës si rezultat i të menduarit të procesit të të shijuarit të limonit. Menjëherë mund ta perceptojmë shijen e tij vetëm në mënyrë mendore me të gjithë karakteristikat e lëngut të tij të mbushur me aciditet.
Në këtë mënyrë ne jemi fokusuar tërësisht në idenë e Hjumit për këtë fjalë. Pra ne kemi përshtypje të limonit në mendjen tonë dhe mund të bëjmë kopje të kësaj ideje duke u bazuar në të. Dhe kjo është aq e rëndësishme saqë ne mund ta kthejmë një ide në formë të ndërgjegjshme pa e pasur objektin pra limon si një pervojë të shijuari të pranishme në gjuhën tonë.
Për t’u rikthyer tek realiteti, duke lënë mënjanë dyshimin, perceptimi qëndron brenda vetë pritshmërisë që ngrihet me vetë idenë për premtimet. Ato premtimet që bëjmë kur mendojmë se jemi të fortë, se vete forca është në formën e saj më të lartë të idesë së të mirës dhe dashurisë.
Prandaj thellësisht mendoj se nuk duhen besuar premtimet, edhe pse çdo lindje dielli është vetë një premtim, por thjesht ato duhen dëshiruar sipas imazhit më të mirë të idesë brenda perceptimit…
         – A më beson?

          – Të besoj!


E Mire

Nuk e di, sa me shume kalojne ditet, aq me shume e ndjej se e verteta qe mbartim brenda vetes na ndihmon te gjejme rrugen tone. Mund te duket si nje nga ato theniet qe dalin nga librat, por une e ndjej se eshte keshtu. Eshte ai modeli i ideales qe kemi se brendshmi qe na drejton ne situatat ku ndodhemi, menyren si te pergjigjemi dhe te bindemi qe po gabojme.
Eshte kutia brenda te ciles na kane futur dhe jashte se ciles nuk duhet kurrsesi te guxojme te nxjerrim as majen e hundes sepse thjesht ajri i lejuar eshte ai brenda kornizes. Me kalimin e diteve, koha shkon dhe rutina e te qendruarit brenda izolimit te kufirit te paracaktuar se jashtmi, na ben te mesohemi me kete gjendje derisa te na duket normalitet. Pikerisht te na duket, sepse dukjet nuk jane e verteta. 
Ndoshta as idealja qe mbartim brenda vetedijes sone nuk eshte e verteta, ndoshta eshte nje deshire per te arritur persosjen, ndoshta eshte thjesht natyra njerezore qe kerkon ne menyre egoiste me te miren, per veten, per jeten, per gjerat, per parimet, per te qene ne mes te idealit te te mires.
Kam filluar te mendoj se ne menyre te cuditshme na kerkohet te harrojme pikerisht kete gjendjen ideale te ngritur aq bukur brenda nesh, duke na ndryshuar cdo dite ne akte e sjellje ndrydhese, ku sillemi e persillemi si qenie te paarsyeshme duke modifikuar shpirtin.
Nje buzeqeshje qe fsheh nje mendim, nje veshtrim dashamires mbi buzeqeshjen qe fsheh nje mendim, nje veshtrim dashamires qe ngultasi te miraton me qepalla qe hapen e mbyllen mbi buzeqeshjen qe fsheh nje mendim…
Mendimet e thjeshta e te verteta qe nuk gjejne kurajon te artikulohen e te thuhen butesisht. 
E serish eshte shume e thjeshte. E verteta ime qendron e paprekur brenda meje, e kur rrugeve te mia ndesh te tjere njerez qe ashtu si une mbartin te verteta te cilat nuk ngurrojne t’i shprehin, ato marrin jete, aktualizohen ne menyre ideale, permes sjelljesh e parimesh te drejta qe nuk mund te gjejne forme ne nje bote ku te jesh i vertete eshte kaq e gabuar.
Eshte bota e vlerave te humbura, ku cdo gje qe ka vlere shitet dhe blihet, e ku asgje tjeter qe nuk mund te perkthehet ne vlere parash, thjesht nuk konsiderohet, sepse eshte nje hic. Por ne fakt nuk mund te jete keshtu, nuk duhet te jete keshtu, nuk eshte keshtu.
Eshte ajo pyetja naive qe papritur artikulohet nga mendjet e erresuara qe duan vetem te mberrijne ne nje qellim, permes mjetesh po aq te erreta e madje te ndotura shpesh, e nuk ka menyra e mjete me te ndyra sesa ato qe perdoren per te shkelur mbi vlerat dhe idealet e te mires ne vetvete. Duke ndryshuar nga pak gjithmone cdo gje e cdo te vertete perreth saj, mberrijme ne momentin kur e mira, ashtu si nje ideal behet vetem nje ide per te cilen mund te flasesh por nuk mund ta kesh. Por une e di qe ekziston, dhe e di si duhet te jete, prandaj ndjehem e vetme perballe shume genjeshtrash qe ngrihen te forta perballe nje te vertete te vogel e zedobet qe gjallon me veshtiresi brenda nje ideali edhe me te brishte se vete qenia qe e mbart.
Duhet ndihme te harrosh idealet dhe te perballesh me nje bote te mbushur me shume ideale te ndryshuar e te zhdukur shpesh nga rrenjet. Por nuk mund te jete keshtu, nuk duhet te jete keshtu, nuk eshte keshtu.
Dhe une ashtu si ti, e si shume te tjere si une dhe si ti, e dime se nuk mundet te jete gjithmone keshtu. E mira ekziston dhe ajo nuk mundet vecse te na jape drite per jeten brenda idealit te se mires. Une e ndjej qe eshte keshtu, ka qene gjithmone keshtu dhe do te jete dhe kur te mos kem me fuqi te mendoj dhe te pranoj qe ende mund te jetoj duke mbartur brenda meje nje ideal te te mires dhe se vertetes, se si nje njeri mund te jete, sesi nje njeri i mire mund te jete ne kete jete, se si nje njeri i mire mund te njohe te tjere njerez te mire dhe ta bejne me te mire kete jete, se si shume njerez te mire mund te ndryshojne per mire kete jete, ketu, diku, nuk ka rendesi, por e mira ekziston dhe une nuk mund te heq dore prej saj, as sot, as neser, as kurre…
Megjithate une hesht perballe erresires, sepse kam njohur driten. Prej drites me buron forca qe te eci dhe te ndjej se ka jete brenda meje, se e mira me mbush shpirtin aty ku nuk mundet te gjej force te qendroj ndryshe. 
E kupton, eshte e qarte, e kthjellet, si vete drita, eshte kaq e thjeshte, ashtu sic duhet te jete e ashtu sic ka qene gjithmone… E Mire!

Bubbles

Nje nga lojrat me te bukura te femijerise time ka qene loja me flluska sapuni. Mbushnim kanacen me uje dhe pak pluhur lares per rrobat, tubin e vogel plastik qe perdornim ne rubinet dhe loja ishte gati. Ama duhej bere shume kujdes qe vertet te merrje shume pak se ai pluhuri i atehereshem bente shume shkume dhe te prishte planin, e ne vend qe te beje flluska te medha do te perfundoje duke bere shume flluska te vogla qe nuk i hyjne ne pune askujt.

Flluska eshte nje mikrokozmos i vertete me nje cikel te plote jetesor duke filluar nga krijimi, lindja, fluturimi ne ajer, renia dhe fundi. Flluska eshte e tejdukshme dhe merr ngjyra te shumta duke mbartur shume ylbere te vegjel ne siperfaqen e saj te lemuar. Flluska eshte e heshtur, e bindur por dhe ledhatare. Ajo luan me flluskat dhe ajrin brenda e jashte saj duke dhuruar nje shfaqje te vogel per kedo qe gjendet aty prane, dhe nje gezim te madh  per kedo qe perfshihet ne loje.
Cuditerisht ne kete loje nuk ka te fituar apo te humbur, ne fund te gjithe mbeten ne kerkim te flluskave te tjera, ndersa shohin t’u shperbehen neper duar pika ylberesh. Nuk ka as moshe ku te te thuhet se nuk mundesh me te jesh ne kete loje. Mund te behesh krijuesi, mund te behesh i rrituri qe drejton se me cilen madhesi e nga cila ane duhet te fryhen flluskat, mund te behesh lodruesi qe me sportivitet dhe spontanitet rend te kape flluskat duke qeshur pa kufi… Eshte loja ku duhet vetem fryme dhe energji e ku fjalet nuk vlejne.
Me ngjan shume me jeten kjo loje. Jeta eshte nje loje flluskash, dikush perfshihet me veshtrim, dikush behet aktor, e dikush regjizor. Ama ka dhe flluskeberes qe bejne vec nje rol, te njejtin dhe te vetmin… Zotin.
Te ka ndodhur dhe ty qe te jetosh ciklin e nje flluske? Nuk eshte keq, madje te ftoj ta provosh, e duke e provuar po te mendosh pak me gjate se 10 sekonda, do te jesh ne gjendje te kuptosh sesa na ngjan, e sesa i ngjajme, sesi ze fill jeta jone, si lindim e si na hedhin ne ajer, si ngjitemi e fluturojme te lire, mbushur me energji dhe ngjyra, me permasa te ndryshme, per te mberritur ne gjendje te avullt ne fund…
Por me nje ndryshim te vogel ne dukje e teper te rendesishem, ne jemi thjesht flluskat te cilat luajne dhe treten…
Ne te vertete, ne nuk kemi mundesi te jemi tjeter vec flluska…

 

Missing you

E pata te veshtire te kuptoj kembenguljen tende ne telefon per t’iu pergjigjur pyetjes aq shume te perseritur, si eshte koha atje, a bie shi, ketu furtune, u thyen pemet…
Jo babi, ketu tek ne ka qene diell, shume diell dhe pas drekes fryn ere, ngrihen dallget dhe vershojne njerezit me tavolinat e surfit, jane shume te bukura me vela shumengjyreshe – ishte pergjigja ime standart por dhe shume e vertete.
Dje ndersa po pija nje leng freskues ulur ne nje lokal ne plazh, pozicionuar mbi nje kodrine mbi det, po mendoja pikerisht kete gje, valle sa shi do te kete rene ne Tirane? Sa ore rruge do te me duhen per t’u kthyer, sa kilometra larg? Nuk e bera kurre kerkimin ne internet per te gjetur distancen ne kilometra, dhe perpiqesha t’i thoja vetes shijoje kete pamje, merr fryme thelle ne ajer te paster se do te mungoje kur te kthehesh.
Nuk di sa here kam shkruar e sa here akoma do te shkruaj per Tiranen, per largimet dhe kthimet. Une e dua shume kete qytet edhe pse shume here ankohem dhe gjej aq shume te meta ne menyren sesi eshte i organizuar dhe i corganizuar, ama dashuria mbetet. Ndryshe nga heret e tjera kthimi i sotem nuk pati ate padurimin qe me ndjek gjithmone pas ditesh te gjata largimi. Ama kur morem kthesen nga Durresi drejt Tiranes kilometrat mu duken dhjetefish te gjate. Qendra tregtare ne te djathte, koncesionaret e makinave, mobilerite, dhe ja vargu i makinave qe presin te hyjne ne qytet.
Po mberrij! – mendova dhe mora fryme thelle.
Sheshi “Shqiponja”, trafik… pastaj “Zogu i Zi”, trafik… pastaj rruga e “Durresit”, Sheshi “Skenderbej”, “Ushtari i Panjohur”, Sheshi “Avni Rustemi”, trafik… me paska marre malli!

Ndersa afrohemi drejt lagjes tone, nje deshire me pershkon trurin, sikur te na e kene shtruar rrugen… Por jo, gropat me duken me te thella, e gungat ne asfalt me te theksuara. 

Me ne fund ne shtepi! – mendoj ndersa hap dritaret per te ajrosur shtepine. Dhe voila’ surprize, me ne fund kuptoj perse babi me ka pyetur cdo dite per kohen, nje petk rere dhe balte ka mbuluar parvazet dhe ballkonin, e ne cdo siperfaqe ndjehet kokrrizat e imta te reres. Paska rene shi i qelbur mendoj dhe nuk ndjej me ate gezimin qe kisha pak caste me pare. Shi me balte, apo ajer me dhe’ qe po u bashkua me pikat e shiut kthehet ne balte… Eshte dheu qe thithim ne cdo dite dhe qe une sot e mblodha me fshese dhe me kaci ndersa teshtija nga ato grimcat e tij qe me depertonin ne flegrat e hundes.

Harmoni

Kur me duhej te zgjidhja degen e studimeve, si nje vajze idealiste deshiroja te behesha juriste dhe te punoja per te vene drejtesi ne kete vend.

Kur zgjodha te studioj filozofi, mes veprash voluminoze pata mundesi te  mesoj se drejtesia ka nje kuptim shume te gjere, mbi te gjitha do te thote harmoni e pjeseve te te teres.
Ne kete fryme deshiroj te shoh ndryshimin qe aq shume e degjojme, ne nje varg reformash ne harmoni me te tere sistemin shoqeror dhe te te drejtes qe duhet te na drejtoje, kufizoje, dhe brenda te cilit te kemi mundesi te zhvillohemi si shtet dhe si qytetare.
Une nuk besoj se nje reforme e vetme eshte zgjidhja. Une nuk besoj tek zhurmat madje nuk besoj as te komisionet dhe te zgjedhurit per te na reformuar. 
Do perdor nje krahasim te thjeshte me gjithe dashurine qe kam per muziken si nje nga elementet me te bukur te te teres sone si qenie inteligjente.
Reforma ne drejtesi do duhet te rezultoje ne reformen per harmoni, por ne na mbyt kaosi e brenda tij eshte e veshtire te mbivendoset harmonia.
Bota jone nuk eshte nje pentagram, bota jone eshte nje mozaik i ndyre qe qelbet ere te rende, dhe notat neper fusha jane ne harmoni te plote me duhmen qe shperndajne.
Une deshiroj te degjoj nje simfoni per veshet e lodhur…
Une besoj tek muzikantet, tek talentet, tek artistet qe japin shpirtin mbi pentagram dhe percjellin ndjenjen permes notash. Une besoj tek kompozitoret e dashurise, e pa dashuri nuk mund te kete drejtesi. Duajeni pak veten dhe me doni dhe pak mua, qytetarin e vogel qe lutet per pak qetesi dhe normalitet.
Me jepni nje kryeveper, me harmoni!

Bote e cuditshme

Cudia me e madhe tre dite zgjat! Fjale te arta, te shkruara nga pervoja e atyre qe ashtu si shume te tjere erdhen e iken nga kjo bote, ashtu si dhe ndoshta ne, duke mbetur pafundesisht te cuditur.

Eshte cdo gje kaq e thjeshte per te kuptuar e ne te njejten kohe cdo gje shpesh na nderlikohet ne ate mase sa behet thuajse e pamundur te vecosh te thjeshtat per te gjetur kuptimin. Bukuria qendron tek thjeshtesia thone… por serisht nese gjen forcen per t’u ngritur mbi rrjeten ne dukje aq te ngaterruar, mund te gjesh fijet e holla qe lidhen per te krijuar pelhuren e veshur me cilesi te patejcueshme. 

Ne fakt ajo qe mendoj kur kam kohe te cuditem, eshte se sa me shume kalon koha, ne vend qe te zhvilloj nje lloj imuniteti ndaj ngjarjeve qe perjetoj, cdo dite e me shume cuditem. Me duket e forte lidhja proporcionale midis kohes dhe aftesise individuale per te ndjere cudi. E megjithate jo domosdoshmerisht mund te jete keshtu.

Cudia mua me zgjat shume, nuk  e ndjej veten te cliruar prej saj pas permbushjes se tre diteve… I rikthehem sa me shume te mundem, duke lodhur cdo qelize timen, duke u perpjekur me kot te gjej shpetim jashte rrethit te mundimit qe shoqeron pashmangshmerisht mendimet. Vazhdoj te cuditem dhe kur me duket se ka kaluar shume kohe dhe gjerat mund te jene harruar. E megjithate sado e cuditshme te me duket bota mua, serish deshirat e ndryshme na bejne kaq te ngjashem cuditerisht.

I kthej syte nga fenomenet e thjeshta e te vecuara. Kerkoj te ngjashmet, kerkoj t’i grupoj, te analizoj, te shoh shkaqet, te mbush statistikat, dhe deshtoj te kem sukses. Jo sepse nuk mund te gjej arsye perseritese per te zhvilluar mekanizmat mbrojtes, por sepse dua aq shume te jetoj ne vertetesi cdo cast. Kjo me ben te bie ne perseritje, dhe te gaboj ose jo, e si rezultat te cuditem me ngjarjet dhe veten.

Si mundet valle nje qenie e arsyeshme, e vetedijshme, te bjere ne menyre te pritshme ne te njejtat perseritje te ngjashme e jo domosdoshmerisht gabime, dhe te cuditet?







Nxitim

E ndjej sesi po vjen. Pa kohe e pa orar. Pa takim.

E shoh sesi hyn. Pa gezimin qe te ndrinte ne sy sa here me shikoje aty.

Ende flasim ne te tashmen nderkohe qe trishtimi i te ardhmes eshte bere i treti i bisedes.

Ai i heshturi qe nuk guxon te flase por qe ngre koke ne cdo frymenxjerrje te thelle.

E ndjej qe po vjen. Me hapa zvarritur shtyn kembet drejt ores qe shkon per te ikur.

E shoh si po na ulet mes nesh. Duke mos na lejuar te kemi nje dite me shume.

Gati-gati nuk e duroj kete ndjesi. Me mire te vije. Te vije dhe me nxitim madje. Do doja qe sot te ishte dje. E do doja qe e djeshmia te kish shkuar. Sepse cdo neser eshte nje shprese per nje dite qe thjesht nuk eshte nje e tille. Por dhe qe nuk mund te jete.

Ndersa e shoh si vjen. Vjen si nje dje, pa nje sot.