Nxitim

E ndjej sesi po vjen. Pa kohe e pa orar. Pa takim.

E shoh sesi hyn. Pa gezimin qe te ndrinte ne sy sa here me shikoje aty.

Ende flasim ne te tashmen nderkohe qe trishtimi i te ardhmes eshte bere i treti i bisedes.

Ai i heshturi qe nuk guxon te flase por qe ngre koke ne cdo frymenxjerrje te thelle.

E ndjej qe po vjen. Me hapa zvarritur shtyn kembet drejt ores qe shkon per te ikur.

E shoh si po na ulet mes nesh. Duke mos na lejuar te kemi nje dite me shume.

Gati-gati nuk e duroj kete ndjesi. Me mire te vije. Te vije dhe me nxitim madje. Do doja qe sot te ishte dje. E do doja qe e djeshmia te kish shkuar. Sepse cdo neser eshte nje shprese per nje dite qe thjesht nuk eshte nje e tille. Por dhe qe nuk mund te jete.

Ndersa e shoh si vjen. Vjen si nje dje, pa nje sot.

Lekure

Ne lekure qendron ajo qe i tregojme botes. A jemi lekure te verteta apo te genjeshterta, te zakonshme apo te vecanta, te shtrenjta apo te lira. Disa te keshillojne te kesh nje lekure te trashe per te mos lejuar shqetesimet te depertojne ne te por a eshte vertet ajo qe duhet?

Ne kete bote ku dhe lekura ka nje cmim. E shemtuar kjo qe thashe. 

Nuk eshte zhgenjim, as mendim, eshte nje konstatim ne tentative. E shemtuar ajo qe po mendoj. Me e shemtuar se ajo qe shkruajta gjithsesi. Por sonte deshiroj te mbetem tek lekura.

Lekura. Prej te ciles enderrojme te arratisemi per te qene te lire, per te qene te vertete, per te jetuar ashtu si nuk mundemi e aq shume duam.

Ne lekure qendron imazhi per te cilin ndodh te jetojme. Ate jeten e mirepranuar nga te tjere lekure te shtirura me shume se e te tjereve qe nese nuk jetojne per imazhin, serish per te vleresojne, cmojne, vene nje etikete ku nuk shkruhet por mund edhe te shkruhej cmimi por jo vlera…

Vlera e asaj qe zgjedhim te kemi, e te jemi. Pyetja e rradhes me pushton koken, te jesh apo te kesh… 

Te jesh nje cante lekure, e bere nga vete lekura jote? Lekura qe aq shume na perfaqeson dhe na mbeshtjell. Per te na mbrojtur, per te na pasur, per te na fshehur, nga te gjitha pervec vetes. E ende ndodh qe vetja eshte rreziku i perhershem qe i kanoset vete lekures se vetes. 

Me mire te kesh nje zemer te forte, e nese nuk e ke, mund te kesh nje lekure si nje cante per te futur zemren. 

Te kesh nje cante lekure per t’u ofruar te tjereve nje vend ku te mbartin endrrat. Sepse nese nuk do te ndjekesh endrren tende rrezikon te te marrin per te plotesuar endrren e dikujt tjeter. Ne fund te dites ndjesia e te qenit ne qender te shenjestres nuk eshte dhe aq e kendshme. E megjithate eshte e vertete e jo nje ndjenje e rrejshme. Sepse vete ti nuk je nje genjeshter, je nje realitet per t’u gezuar dhe jetuar deri ne fund, brenda lekures, brenda moralit.

Sepse morali eshte moral, varet nga njerezit nese e perdorin per mire ose keq. 

Mendoje kete!

Kufijte e qetesise

U ngrita dhe zgjata doren te prek hapesiren pertej. Ate ne dukje te paprekshme. Vijen e ndermjetme qe bashkon detin e horizontit me kaltersine. Ate permasen qe perpiqet te perkufizoje e percaktoje cdo hap qe hedh. Ate qe duket se deshiron te me drejtoje dhe udhet ku eci, pa ditur mire se nga vij e per ku jam nisur.

Por une nuk e ndjek. Nuk di nga vij e ku shkoj, ajo thjesht nuk zoteron. E serish qendron aty e palekundur. Si nje mentore e ashper dhe e pathyeshme, por qe nje dite do te griset. Aty ku nisi. Te besimi. Tek padija.

Tek vete kufizimi dhe paradoksi i qenies qe ekziston. Tek paradoksi i ekzistences dhe i mosekzistences, pikerisht tek pasiguria e pasigurise. Sepse dhe pasiguria mund te jete e paqarte ne ekzistencen e saj. E si mund te jesh i sigurt per nje pasiguri ekzistenciale? Tek dyshimi. 

Por nga ana tjeter nuk me ndahen perkufizimet qe me jane ngulur thelle ne tru. Pikerisht ekzistenca dhe vete bota mund te justifikohen ne perjetesi vetem si fenomene estetike. E tha… E lexova… Me vuri ne mendime… E lexoj serish e i jap te drejte. Sa te lumtur jane ata qe nuk mendojne per ekzistencen.

Po per cfare tjeter mund te mendojne nese nuk jane te sigurt per kete? Nuk i pergjigjem dot kesaj pyetje dhe mendohem.

E ndjej sesi ne ate cast behem nje, me ate komunitetin e mendimit te frikesuar, qe kerkon zgjidhje, e kur heq dore, ende vete qenia ka mbetur aty, tek mungesa, dhe boshlleku. 

Per kete te fundit edhe pasi kemi hyre ne qark, na duhet te marrim vete nje qendrim te forte dhe ne perputhje me vete ekzistencen, te cilen sidoqe te vije puna, do na duhet ta humbim. Per ta pasur deri ne pafundesi. Pikerisht tek pafundesia qe na perkufizon, duke permbushur boshllekun.

Cuditerisht, ndjesia e boshllekut, ndersa permbush tere cilesite e saj, ka nje peshe shume te rende… 

Arome drite

– Ma jep doren.
 
E zgjas doren ne nje menyre teresisht te pavullnetshme. Shoh koken qe ulet drejt saj dhe hunden qe lehtazi afrohet mbi lekure. Nje moment heshtje dhe qetesie. Ndersa pres.
 
– Po nuhas aromen e drites se diellit ne lekuren tende.
 
Nje buzeqeshje me perfshin te teren. Eshte ajo buzeqeshja qe ndricon ne lekure edhe ne mbremjet me te erreta kur dhe yjet nuk guxojne te shfaqen e qendrojne te heshtur pas resh te zeza.
 
E ndjej sesi e terheq doren dhe gishtat mblidhen edhe njehere ne formen e tyre me te mbrojtur, duke gjetur strehe nen lekuren e pellembes. Nje forme e fshehte per te qendruar ne heshtje perballe nje tensioni te forte e te paperballueshem lehte. Nuk eshte e thjeshte te ruash gjakftohtesine dhe fytyren ne menyre te palevizshme kur ndjen qe gjaku dhe mishi nuk eshte me nje perzierje elementesh yjore. Hekur, karbon, kalcium… transmetuar tek une nga yjet qe rane. Dhe i pranova te hynin ne lekuren time. Dhe pranuan urtesisht te qendrojne ne heshtje nen te, duke e formesuar, dhe dhene drite.
 
– Si the? Aromen e diellit? Mos deshe te thoje te yjeve? Ti e di qe une rrjedh prej tyre, i kam ne gjak e ne lekure. Nuk me beson?
 
– Une thashe se po nuhas aromen e drites se diellit. Mos u merr me mendime qe nuk lidhen me kete. E thashe ate qe ndjeva. Eshte arome e drites.
 
Kjo me duket dicka e mire. Nuk mund ta fsheh. Me duket shume bukur te kem aromen e drites. Po sikur te isha pluhur… Po mire dhe po te isha pluhur ndoshta do isha pluhur diamantesh, lindur nga thellesite e tokes, karbon ne thelb, serish prej yjesh zbritur.
 
– Nuk ke ardhur prej yjesh, ata jane thjesht brenda teje ende, ne gjakun tend, ne gjakun qe te ben te jesh pjese e familjes te ciles i perket jo prej cilesive te tij, por prej dashurise per te te pasur.
 
Me duket se gjithe yjet e ndalen nje cast kohen dhe qendruan aty pezull, ose ndoshta jo. Lidhet me nje pike gjaku ne oqeanin e pafundem qe permbyt te gjithe hijet dhe dyshimet qe shkojne e vijne, per tu tretur ndoshta aty ku lidhen rrenjet, ne gjak.

Arome petalesh…

Sot jam zgjuar me nje mendim te ri. Provova te flija pa pasur mendime, duke enderruar se kjo do ishte menyra me e mire per te hyre ne mengjesin e pare te vitit si nje sperkatje e embel ne ajer, ne forme arome.

Aroma mund te lidhet me mundesine per te ndjere rrezikun, te miren, ndjesine e dickaje te bukur qe do te ndodhe. Mundesite per te nuhatur aromerat, mund te lidhen me aftesine personale te te ndjerit me prane atyre qe edhe pse nuk duken, ekzistojne. Eshte e ngjashme me aromen e detit , ti e ndjen, ajo te hyn dhunshem ne hunde dhe ti nuk mundesh te besh gje tjeter pervecse te mbushesh me te. 

Aroma eshte ngacmuesi me i forte i kujtimeve. Eshte si nje zilke qe te zgjon. Si nje kembez qe ngarkon fisheket e i fut ne fole. Si nje tregues se tashme je zgjuar. Si nje shenje qe te tregon se tashme ke arritur ta ndjesh lumturine, pikerisht si si nje parfum, aromen e te cilit nuk mund t’ia hedhesh dikujt pa pasur me pare disa pika per vete.

Me beni nje parfum qe vjen arome dashurie…

E si valle eshte aroma e dashurise? Kam nje ide per kete. Po sikur te marrim nje vazo te madhe qelqi e ta mbushim me petale te thara trendafilash, te shtojme kripe ne te. Mund t’i mbajme te ruajtura pergjithmone diku ne raft, dhe jam e bindur se nese do e hap do te gjej aty aromen e pranverave te kaluara.

Por une nuk kam nje kopesht, e nuk mundem te gezoj rilindjen e te pese shqisave kur pranvera zbret e qeshur mbi aromen e tokes qe zgjohet.

Por une kam aromen, ate aftesine per te ndjere ato mikrosubstancat te cilat edhe nje mikroskop e ka te veshtire t’i shquaje.
Une shijova nje gote vere, te mbushur me nje leng te forte te kuq, qe leshon ate aromen tipike te te athtes dhe te embles. Folem per lulet e une ne menyre te pashmangshme mendoja se teksa rezistoja pa pire vere, nuk do te thoshte se une nuk mund te vleresoja aromen e nje buqete lulesh ne mungese. 

Sepse une kam nje arome te forte lulesh, e di si eshte?

Eshte si ere uji trendafilash qe vjen nga fryma…




Koha

Koha shkon aq shpejt kur nuk e ke mendjen dhe papritur e gjeta veten te habitur sesi me shume se dy jave kishin kaluar duke nxituar nga nje gje ne tjetren dhe une nuk isha ulur dot para fletes per te shkruar mendimet e mia sic aq me kujdes e vemendje kam bere per muaj me rradhe.

Ja qe dhe kete nuk e kisha menduar e as programuar te ndodhte. Filloi me nje shkeputje te perkohshme nga rrjeti dhe mundesia e komunikimit. Premtova se nje shkrim do t’ia kushtoj epokes se mungeses se komunikimit por mesa duket ende nuk ka ardhur ai casti kur te mundem ti rradhis mendimet ne lidhje me ate pervoje tre ditore. Pastaj m’u ngrit nje mur i larte perpara syve, dhe mes perpelitjesj disa ditore u perpoqa ta perkufizoj, kuptoj, shmang, e se fundi dhe kaloj. Te jem e sinqerte nuk do mundem ta rrezoj ndoshta dhe per shume kohe, e ndoshta dhe asnjehere, e ndoshta nje dite thjesht do mesohem te jetoj me pranine e mungesen e tij.

Keto dite akrepat me kane ngecur ne nje tjeter koncept, sa real, aq dhe abstrakt, sa te arritshem, aq dhe filozofik, sa te prekshem aq dhe thellesisht konceptual por thelbesisht te pashmangshem dhe ndikues. Ai qendron aty perballe meje, me sfiden e hapur.

Me kupto!

Serish shpetimin e kerkoj tek koncepti.

Cfare eshte kjo sfide e rradhes me te cilen duhet te perballem? Perse une? 

Koncepti i te pandalshmes, i asaj qe nuk pushon kurre, rend, rrotullohet, rreshket, fluturon, ecen, vrapon por nuk di te ndalet, nxiton te ngrihet si nje dallge oqeani, nga ato gjigandet te cilat do te mjaftonin per te lekundur te gjithe universin, dhe serish qetesohet e qendron pezull mbi koken e njerezimit, per te tundur gishtin tregues, si per te thene dhe njehere si shume here se eshte faktori i vetem te cilit nuk mund t’ia mohosh rrjedhjen ne kete jete.

Koncepti i veteqarte i Shen Agustinit, ai koncept per te cilin nese askush nuk te pyet ti thjesht e di se cfare eshte, e nese ngrihet pyetja menjehere te kaplon padija dhe njekohesisht pamundesia e pamjaftueshmeria ideore per ta shpjeguar ne menyre te arsyeshme.

Te mungon vektori shpejtesi, do te me thoshte dikur nje njeri shume i dashur per mua. Po e di, e kuptoj, jam e ndergjegjshme, por si ta shpjegoj kete qe ndjej sonte? Nuk me duhet as hapesira, as shpejtesia e zhvendosjes ne te, me duhet thjesht koha. 

Do doja te shpjegoja se pikerisht koha esht distanca me e gjate midis dy vendeve ne hapesire, por si mundet te te bind per kete?

Do doja te mund te te argumentoja se koha ekziston dhe midis objekteve edhe pse ato nuk jane te ndergjegjshme per kete, edhe pse ato thjesht ekzistojne prej ekzistences dhe pohimit tim, dhe per hir te kesaj ato thjesht nuk mund te mohojne vendosjen e tyre ne kohe.

Koha midis dy pikave.

Pikat e pafundme midis pikave, dhe papritur shuplaka qe te ngjeshet ne fytyre dhe te zgjon dhunshem. Shume me dhunshem se gjithe te vertetat e kesaj jete. Ose ne mos te vertetat, te ashtuquajturat te tilla. Ato pohimet qe na ndjekin nga pas e shpesh dhe na paraprijne si rezultat i paraekzistences se tyre ne kohe kundrejt nesh, per te na dhene shuplaken e rradhes, nga ato qe nuk te rrezojne perdhe, por qe te tundin themelet e te bejne te mendosh se jo cdo gje qe ke jetuar eshte aty per hirin tend. Se shume te tjere kane jetuar ne kohen tende dhe e kane dominuar ate, e kane lekundur mbi ate dallgen e madhe qe te perplasi dhe ty ne breg, si per te te thene, se eshte e rendesishme dhe forca dhe qenia ne kohe.

Koha, ajo qe duam me shume dhe qe po aq shume e perdorim per te na perdorur dhe hedhur tej ne cdo cast midis vete kohes.

Stacioni

E kupton? E gjitha kjo qe thame lidhet vetem me te.

Ndoshta dhe e kuptoj por ndodh qe te me duket me qarte cdo gje kur eshte ne kufijte e moskuptimit.

A e kupton? – Me pyesin ende syte e tu ndersa une tashme e kam humbur fillin e te gjithes. Dhe nuk ndjehem keq per kete humbje. Ndodh qe me pelqen te humb, sepse humbja nuk eshte aq e hidhur kur vjen ne forme shtegu. Shtegu i udhes se daljes.

E paskam kuptuar, mendoj nxitimthi ndersa mbyll syte ne menyre te menjehershme pas pyetjes tende. Po eshte pikerisht keshtu. E gjitha lidhet me te dhe me asgje tjeter. E ne te njejten kohe lidhet me gjithcka qe vendoset ne rradhe per te marre kuptim brenda saj.

Te lutem me thuaj qe e kupton. – gati sa nuk ndjej veshtrimin tend te me thyhet brenda.

Koha eshte fajtorja, e kam kuptuar tashme. Eshte koha si ai koncepti qe na shpjegon ne menyre rradhitese ndodhite e te shkuares, te tashmes e te ardhmes. E shkuara qe vjen pafund si nje enderr, si nje tymnaje qe tretet pas cdo humbje e ringjallet pas cdo shkendije te tashmeje. E ardhmja, e cila qendron si nje shenjester per tu mberritur e qe largohet me shume kur e pret me padurim, por qe vjen aq shpejt kur aq shume i druhesh.

Koha.

Sikur te kisha tre monedha te arta te mund te bleja te gjithe friken e te ardhmes e ta hidhja ne fund te detit. Sikur deti te mjaftonte per te mbajtur te gjithe friken e botes dhe te na linte te lire. Sikur te kisha tre monedha qe do te vezullonin ne driten e henes, do ta kisha perdorur fuqine e universit per ta shmangur kohen.

E pamundur, e pamundur, e pamundur, e mendoj, jam e bindur per kete, jam e bindur ne friken time.

Cfare po mendon? – vjen pyetja e rradhes me aq te drejte ndersa pres qe e gjitha te shkoje e te kthehet ne te shkuar. Serish koha me qendron aty si nje barre e rende per tu perballuar. Do doja te ngjisja ate malin e larte e te thepisur, me mire do e zgjidhja ate perballe pergjigjes se kesaj pyetje. Por nuk e ngjis dot malin, dhe serish rrokullisem dhimbshem perballe teje.

Nuk di si te ta them, si te ta tregoj, si te ta shpjegoj ate qe ne te vertete ndodh brenda trurit tim. Ndersa ai nuk i bindet rregullave te te arsyeshmes, por rend te mberrije te ardhmen, te me paraprije ne ate qe aq shume druhem ta jetoj. E frika ime e ka lene te lire, te guxoje. Si mundet te guxoje frika? Thjesht nuk mundet, se po te guxonte do te quhej kurajo e jo frike. Nuk di as une se cfare po mendoj e si po me ngaterrohen te gjitha por nuk shpetoj dot. E kush mundi tjeter te shpetonte nga e ardhmja ne kete jete? Ne kete jete thashe? Se ne tjetren ndoshta ka shpetim, sa do doja te isha e bindur ne friken time te padijes.

Cfare po mendon pra?

Si te ta them, ndoshta me mire me nje menyre te terthorte, por dhe kur zgjedh rrugen e terthorte nuk eshte e lehte te pershkruaj. Me vjen ne ndihme ai rrefimi nga librat e shkolles. 

Ata u ulen ne stacionin e trenit, dhe ndersa minutat iknin, duart e saj te ftohta nuk jepnin e merrnin me asnje grime ngrohtesie. Ndarja ishte aty, kishte mberritur para tyre.