Formë frymëzimi

Është e premte, e premtja e mendimit të lirë, mbrëmja e të premtes as të parë e as të fundit të vitit, të një të premteje si gjithë të tjerat. Sonte përballë formës u ndjeva në grackë, në grackën e mendimit të lirë të pakufizuar nga konceptet e në të njëjtën kohë e vetmja mënyrë për të kuptuar më vjen me anë të përkufizimit.
Forma pozitive dhe negative e imazhit si koncepte në hapësirë. E çfarë është në vetevete pozitivja dhe negativja brenda një forme? Vallë a kanë kuptim këto ngjyrime për formën? Mendoj se ka, e jo vetëm në art.
Ngjashmëria, rastësia në të njëjtën kohë në të njëjtin vend, lidhja shkak-pasojë… Këto janë tre faktorët që të vijnë në mend kur flasim për mënyren se si i lidhim idetë me anë të aftësise tonë për të menduar.
Për ta bërë më të thjeshtë e të dukshme këtë ide, dy qenie pëlqehen sepse janë të ngjashme, pëlqehen sepse ndodhen në të njëjtat rrethana në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend, e në mënyrë të pazgjidhshme si pasojë rrjedhuese e të njëjtit shkak.
Forma e shfaqjes që buron nga këto tre faktorë të cilët paraqita shkurtimisht më lart. Sepse në pamje të parë asgjë nuk duket si e pakufizuar, të paktën jo më shumë sesa vetë mendimi njerëzor, i cili jo vetëm tejkalon të gjithë forcën dhe autoritetin njerëzor por në të njëjtën kohë nuk mjaftohet as me kufijtë e natyrës dhe realitetit. E kush më siguron se ky realitet që ne perceptojmë është ai i vërteti? Një pyetje që prej shekujsh shqetëson mendimin njerëzor.
Të ndalemi për një moment tek pëmbajtja konceptuale e formës së mendimeve tona. Aktiviteti ynë mendor mund të përfshijë, perceptime, ndjenja, besime, analiza, dyshime, mendime e ide të shumë llojeve, të shumë formave të ndryshme, por në një lloj kuptimi në përmbajtje të ndryshme e përbërje të njëjtë. Të gjitha i bashkon vetëm një element sa unik aq dhe i ndryshueshëm, njerëzorja. Por nga ana tjetër nëse do i referohem rrymave të mendimit të cilave mendoj se u qëndroj më pranë, të gjithë proceset aq të ndërlikuara nëpër të cilat qarkullon mendimi njerëzor mund të grupohen në dy kategori të medha, në përshtypje dhe ide. Nuk i ndahem dot ideve të Platonit, por dëshiroj të vazhdoj më tej…
Përshtypjet janë perceptimet që lidhen me ndijimet aktuale si dëgjimi, shikimi, te ndijuarit, shijimi… Ndërsa idetë janë forma konceptuale të të menduarit në lidhje me perceptimet qe ne krijojmë si rezultat i procesit të të menduarit dhe jo nga pervoja e drejtpërdrejtë.
Është si një mënyrë Hjumiane për të perceptuar shijen e lëkurës së një limoni të lëngshëm në ccast. Ne mund ta imagjinojmë lëkurën e tij të verdhë (apo ngjyrë limoni), lëngun që derdhet jashtë, mund të lëvizim gjuhën për të përtypur lëngun që në mënyrë të menjëherëshme na prodhon aparati ynë tretës si rezultat i të menduarit të procesit të të shijuarit të limonit. Menjëherë mund ta perceptojmë shijen e tij vetëm në mënyrë mendore me të gjithë karakteristikat e lëngut të tij të mbushur me aciditet.
Në këtë mënyrë ne jemi fokusuar tërësisht në idenë e Hjumit për këtë fjalë. Pra ne kemi përshtypje të limonit në mendjen tonë dhe mund të bëjmë kopje të kësaj ideje duke u bazuar në të. Dhe kjo është aq e rëndësishme saqë ne mund ta kthejmë një ide në formë të ndërgjegjshme pa e pasur objektin pra limon si një pervojë të shijuari të pranishme në gjuhën tonë.
Për t’u rikthyer tek realiteti, duke lënë mënjanë dyshimin, perceptimi qëndron brenda vetë pritshmërisë që ngrihet me vetë idenë për premtimet. Ato premtimet që bëjmë kur mendojmë se jemi të fortë, se vete forca është në formën e saj më të lartë të idesë së të mirës dhe dashurisë.
Prandaj thellësisht mendoj se nuk duhen besuar premtimet, edhe pse çdo lindje dielli është vetë një premtim, por thjesht ato duhen dëshiruar sipas imazhit më të mirë të idesë brenda perceptimit…
         – A më beson?

          – Të besoj!


Advertisements
UNPLUG
Shume bote te vogla qe krijojne mozaikun e nje shoqerie, marrin frymezim nga bota qe modelon permes propagandes mediatike shume jete te thjeshta. Eshte industria e madhe por jo vetem ajo, qe trumbeton me te madhe llojin e jetes qe duhet te kemi, familjes qe duhet te krijojme, punen qe duhet te bejme, moden qe duhet te ndjekim, menyren si te gatuajme, formen si te flasim, cfare rryme mendimi te ndjekim, cilin personazh te adhurojme, cilen alternative politike te votojme, cfare te mendojme, e me pak fjale si te bindemi…Nuk jam une as e para e as e fundit qe e shpreh kete.
Eshte flluska e madhe e bukur qe na sherbehet cdo dite e cdo nate, permes cdo forme te mundshme, ne menyre te perseritur duke na ngulitur ato modelet prej te cilave aq shume vendosemi ne trysni publikisht, e te cilat ndodh dhe qe i pelqejme privatisht, e ne mos i pelqejme rralle i kundershtojme ne person.
Jane jetet e lumtura te njerezve publike, qe me disa foto, video te shkurtra disasekondeshe, na ofrojne nje realitet te deshirueshem e veshtire te arritshem per shume, po aq te zakonshem e te perditshem per shume te tjere.
Jane deshirat njerezore per realizim, per zhvillim, per ecje perpara, per t’u veshur me bukur, per te pasur nje pamje me te pelqyer, per te bere pjese ne nje grup shoqeror ne dukje me te larte, per te frekuentuar vendet ku shkojne te gjithe, per te postuar deshmite e nje jete false per t’u dukur ashtu si nuk je.
Jane projektimet e endrrave te brezave te pangopur, te privuar nga mundesite, te deshiruar per shkollim, perparim, integrim, dhe katapultim. Jane pamundesite e te shumteve per t’u ndjere te vleresuar dhe pelqyer, per t’u pranuar dhe degjuar, e per rrjedhoje nje deshire e heshtur per t’u imponuar, ne mos permes vlerash te brendshme te pakten dhe vec permes dukjesh.
Sepse ne jetet tona eshte kaq e rendesishme dukja. Dukja brenda normes se grupit qe deshirojme t’i rrefejme se ndajme te njejtat karakteristika, dhe se meritojme te klasifikohemi si pjese. E ne kete kuptim, dhe televizioni ne vecanti bashke me media te formes se shumellojshme te koheve ku jetojme, na sherben shume mire ne kete kapacitet te tij, per te shfaqur te vetmen vlere qe terheq vemendje, siguron audience, dhe prodhon ne menyre paradoksale model vleror qe mbyll vete ciklin logjik ne menyre te palogjikshme.
Sot me shume se kurre dhe une ashtu si shume te tjere jam ne gjendje te pranoj se ajo per te cilen prej kaq kohesh flasim, ndodhi. Promovimi i dhunes, i padijes dhe rendja ndaj lajmit qe terheq vemendjen, na ka kthyer mbi te gjitha ne nje audience qe konsumon kaq shume kronike.
Jam e bindur se nuk jemi te vetmit qe prodhojme ngjarje te papranueshme, te cilat kapercehen jo lehte e qe dashur padashur depozitohen thelle ne ndergjegjen kolektive te shoqerise tone, ama duhet patjeter qe te gjejme nje menyre per te ulur shkallen e percjelljes se ketyre ngjarjeve aq te renda deri te marresi me i fundit.
Ai qytetari i thjeshte, i cili e jeton jeten ulur ne nje kolltuk perballe ekranit, qofte ky televizor, tablet, telefon apo edhe tabloid. Nese deri dje i behej thirrje qytetarit te ngrihej nga divani e te dilte te ndryshonte realitetin jashte kater mureve te dhomes, tashme i behet thirrje transmetuesve te lajmeve qe te kursejne audiencen nga detajet dhe hollesite e ngjarjeve me tipare pak e thene te renda e me cilesi tragjike, por dhe te ulin kohen televizive te transmetimit e perseritjeve te te tille lajmeve.
Nuk ndjeva meshire, perulje ndaj viktimave e as respektim te te drejtave themelore njerezore te te abuzuareve ne asnje lajm. Deri ne diten kur shkalla e profesionalizmit te gazetareve do te jete ne kete nivel te deshirueshem, me mbetet vetem ne menyre te detyruar te heq prizen dhe te mos pranoj te me mbysin lumenjte e gjakut te pafajshem dhe lajmit te pameshirshem…

Change

Kisha shume kohe pa e lexuar Suzanen, dhe akoma me shume kohe se sa aq pa menduar per te. Shoqja ime sot ne mengjes po e lexonte, dhe ndersa une po pija kapucinon time me kafe, lengu magjik qe ka veti te me zgjoje vertet, buzeqeshja me mesazhet qe po shkembenim pikerisht per parashikimet e saj. Nuk e kerkova ne motoret e kerkimit por megjithate pa e menduar gjate ndoqa njeren prej lidhjeve qe m’u sugjeruan nga njera faqe ne tjetren dhe ja tek u gjenda ne mes te pershkrimit te gjate e te hollesishem prej tre faqesh. Me erdhi per te qeshur me veten kur kuptova se kisha hyre ne faqen e dyte ende pa lexuar te paren. Epo mire, mjafton dhe vetem faqja e dyte…
Eshte shume e cuditshme sesi jeta ime ne shume momente te rendesishme per mua, eshte drejtuar se brendshmi, dhe realizuar permes ngjarjeve te parapershkruara ne endrra. Ndoshta sepse i kam deshiruar aq shume te ndodhin dhe i kam depozituar aq gjate keto deshira ne te pandergjegjshmen time, saqe nuk i kam lejuar vetes rruge tjeter pervecse te enderroj te ardhmen time.
Sa bukur eshte te enderrosh, e akoma me bukur te enderrosh deshirat e tua me te medha, dhe thjesht e mrekullueshme te jetosh realizimin e tyre. Pastaj pak nga pak mesohesh me kete gjendje realizimi dhe te duket sikur nuk ndjehesh me e motivuar si me pare. Dhe kerkon brenda teje arsyet dhe shkaqet, por me kot. Ne fund te fundit ditet qe shkojne bejne te veten, dhe jo domosdoshmerisht motivi qe kishe dje duhet te te motivoje edhe sot.
E megjithate une e besoj ndryshimin. E besoj dhe e deshiroj. 
Me pelqen te shoh se si lindin e rriten brenda meje mendimet dhe deshirat, e akoma me shume me pelqen te shoh se si rruga e realizimit dhe perpjekjet e mia shperblehen. Eshte nje vetpermbushje qe pasqyrohet mbi te gjitha tek vete individi, tek menyra sesi veshtron ndodhite, sesi perballet, sesi jeton e sesi rritet ne te njejten kohe.
E serish ndryshimi eshte i pashmangshem, duhet te shkosh pas rrjedhes, duke besuar se brenda saj do te zhvillohesh pa e ndryshuar thelbin, sepse ne menyre paradoksale nese ti vete refuzon ta ndjekesh ndryshimin, vete perpjekja per ta ndalur do te te ndryshoje thelbin tend, duke rezultuar ne tradhetine me te madhe qe mund t’i besh vetvetes.

Blonde routine

Ditet e mia jane shume te ngjashme me njera-tjetren, jo ne permbajtje por ne rutine. Ne momentin qe vendosa te shkruaj kete pjese, provova te sjell ne mend heren e pare kur e takova. E pata te veshtire, pasi kujtesa me ndahet me periudha kohore te tipit kur punoja ne kete zyre apo ate, kur jetoja ne kete zone apo ate, kur kaloja ne kete rruge apo ate tjetren…
Sidoqofte periudha e fundit te ciles do t’i referohem sonte eshte katervjecari i fundit… Prej shume kohesh me del perpara syve mengjeseve nje vajze me floke te leshuara, te verdha deri tek supet. Ajo eshte nje vajze si shume te tjera, e rregullt, e veshur me fustane dhe sandale apo kepuce me taka, me nje ecje karakteristike, koken drejt e veshtrimin diku perpara.
Ajo nuk me ka vene re fare me shume mundesi, ama une sa here e shoh me kujton nje tjeter vajze bjonde, me sy te shkruar qe ka nje ngjashmeri aq te madhe sa me vjen nje deshire t’i flas e t’i tregoj sozine e saj…Une nuk di as emrin e saj, as historine, ama nje gje e di mire, vendin dhe oren ku ajo kalon cdo dite, ashtu si une.
Me dhembin ditet e muajt qe ikin, vitet qe shtohen dhe serish e njejta rutine dhe perditshmeri. Vajza qe vjen perballe meje, une qe mendoj per te ngjashmen e saj, veshtrimet qe kalojne permes te panjohurish dhe humbin tej ne boshllekun e nje qyteti te zbrazet.

Sikur te kisha tru / Something Wrong

Kur kemi qene femije, lexoja nje liber “Magjistari i Ozit”. Nje nga personazhet qe kerkonte t’i ndodhte nje mrekulli prej magjistarit, ishte dhe kokekashta apo dordoleci. Deshira e tij e vetme ishte te kishte nje tru. Dorotea e pyeti se per cfare i duhej truri, cfare mund te bente me te ai iu pergjigj une mund te beja shume gjera por nuk e di se cfare pasi nuk kam.
Nuk e mohoj dot qe nuk e mbajta dot te qeshuren me te gjithe historine e mbremshme, e cila per te qene e sinqerte me shume se per te qeshur eshte per te qare. Por si per cdo modifikim te forcuar qe na ka ndodhur ne menyren si sillemi, si reagojme, e deri si deshirojme, dhe une ne vend qe te vija duart ne koke e te shokohesha, vura buzen ne gaz.
Urime! Nuk me ben me pershtypje asgje – i thashe vetes ndersa u shtriva te fle super e lodhur dhe me mendime te turbullta.

Historia ne pamje te pare eshte shume e thjeshte. Ngjarja ze fill si neper libra ku historiani nga bota e zhvilluar, viziton nje vend te larget nga pikepamja gjeografike dhe atje zbulon nje realitet kulturor qe nuk e mendonte se do ta intrigonte aq shume. Me vjen te vjell.

Nje vajze 20 vjecare ne nevoje per pune, duke menduar se i plotfuqishmi i qytetit eshte ai qe ka celesin e punesimit te saj, kerkon takim me te. Ai e pelqen dhe e ngacmon. Ajo vendos ta filmoje dhe t’ja cjerre masken. Sa bukur! 

A do ta denonconi ne instancat perkatese, pyeti gazetari viktimen. Jo i pergjigjet vajza, do mjaftohem me denoncimin ne televizionin tuaj, sepse mendoj qe ju jeni televizion serioz dhe profesional, dhe i bej thirrje ketij dhe atij institucioni t’i marrin gjerat me seriozisht. Me ane te kesaj video dua te ndergjegjesoj te gjitha vajzat qe mund te jene te perfshira ne kete histori.

Deri ketu shume bukur, cdo gje duket perfekt. Kryetari u demaskua, vajza shpetoi, e ne te njejten kohe u ndergjegjesuan dhe femrat dhe lideret e tjere qe te kene kujdes… Kryetari ne fund do te shkarkohet, do te kalojne ditet, do te harrohet e figura e tij do te pastrohet.

Por a u zgjidh problemi?
Nga ta ze e ku ta le do thoshte populli.

Megjithate mendimi i pare qe me shkoi ne mend lidhet me zanafillen. Vajza 20 vjec, padyshim pa arsim perkates, merr guximin dhe kerkon nje vend pune ne institucionin me te larte vendor te qytetit te saj. Ajo nuk hap faqet e punesimit, nuk lexon njoftimet e vendeve te lira, nuk kerkon pune sipas kualifikimeve te saj te cilat duhet te jene te aferta me kerkesat e vendit te punes, por troket ne deren e kryetarit i cili nga ana e tij nxit pikerisht keto praktika qe na kane zhytur ketu ku jemi, ne kanal se as sistemin e pastrimit te ujerave te zeza nuk e kemi me te kualifikuar per ta emertuar ndryshe. 

Nuk ka as vend bosh, as shpallje, as aplikim, as konkurs, as fitues, pra procedura zero. Ama ka kerkese per pune dhe oferte per seks ne kembim te vendit te punes.

Do thoni ju sa shume kerkon. E vertete po kerkoj shume, por nese duam te jemi ata qe duhet te jemi, duhet te bejme nje ndryshim shume te madh ne menyren si mendojme e per rrjedhoje dhe si veprojme. Si mundet nje njeri i pakualifikuar te pretendoje qe te punesohet ne administrate? Ka dicka qe eshte gabim ne kete histori. Valle nuk kemi ne nje strukture kontrolli mbi procedurat e punesimit ne kete vend? 

Nga ana tjeter, ndjej keqardhje qe keto raste jane kaq flagrante dhe te pandeshkuar. Por nuk ma rrok dot truri kurajon e cmendur te kesaj vajze qe pranon te udhetoje ne mjetin e tij, te shkoje ne hotel ne nje qytet tjeter e te beje trimen ne nje vend ku sipas saj nuk paska besim tek instancat ku normalisht duhet denoncuar ky rast abuzimi.

Vajze e dashur, me keqardhje them qe ne rastin tend shoh viktimen tipike. Te jesh ne moment te veshtire ne jete ku kerkon te punesohesh, eshte me se normale ne kohen ku jetojme. A ke menduar ndonjehere perse ti meriton te punosh ne nje institucion te tille? Cfare ke bere ti per veten? Mendoj qe me shume se punen, ti ke nevoje per te mesuar ne rradhe te pare si te mbrosh veten, si ta respektosh ate. 

Une nuk te gjykoj ty. Por revoltohem me cektesine e mendimit dhe padashur me kujtohen se sa nete pa gjume mbi libra, duke lexuar dhe shpesh pa energji elektrike, sa vite shkolle, sa diploma e certifikata, sa angazhime vullnetare, sa aplikime per pune, sa zhgenjime e rrezime kam kaluar ashtu si shume shoqe te miat. Por kete modelin do takoj kryetarin te me gjeje pune nuk e pranoj dot. Cfare eshte kryetari, cfare jane keta kryetaret qe na rrethojne, qe te na diktojne vendet e punes me liste. Me kete logjike, me kete mentalitet, me kete realitet dhe kete mungese niveli total me vjen keq por pak degjojme e akoma me pak shohim. 

Dhe prape dua ta them, une nuk te ve faj, ti shikon kryetarin dhe ashtu si dhe ne qe e pame sot, permes syve te tu, mendon qe nje kryetar me nje nivel te tille, mundet pse jo te kete dhe nje punonjese me shume, edhe pse me nivelin tend. Jam dakort por nuk duhet te jete keshtu, eshte gabim. Ne rastin me te mire eshte thjesht gabim… po e mbyll me kaq.

The white dog

E gjithe kjo histori nisi ne nje mbasdite disi te vecante te nje dite jave. Ndryshe nga ditet e tjera kur une nxitoj te shkoj ne shtepi pas pune, ate pasdite vendosa te dal per nje kafe ne nje prej lokaleve te mi te preferuar, me te preferuarin ne fakt.

Rrjeti i lokaleve si ky, eshte perhapur ne disa lagje te Tiranes dhe kapucino e tyre me kafe, eshte me e mira qe kam pire ndonjehere. Gjithnje tavolinat jane plot edhe pse te shumta ne numer dhe ngjitur me njera-tjetren, shume si une, nuk ankohen me hapesiren e vogel nga tavolina ne tavoline, e madje pranojme te vuajme per parkim vetem per nje kafe ne nje nga kafenete me te frekuentuara te qytetit.

Kur mberrita atje, e vetmja tavoline e lire ishte prane deres. U ula pa e menduar dy here dhe mezi sa prisja qe kamarierja te me sillte kapucinon time dhe kekun po aq te mire qe shkon aq shume me shijen e zbutur te kafes me shkume qumeshti e kanelle siper.

Kur ulesh perjasht, prane deres, ke mundesi qe pervec freskise te shijosh dritat qe ndizen e forcohen duke shoqeruar renien e muzgut. Te rinjte qe hyjne e dalin shkujdesur, veshur shume ndryshe nga ne te tjeret – qe me shume sesa mosha na ndajne pergjegjesite qe kemi marre mbi supe gjate viteve- dhe shume bukur e me shije. Gjithsesi nuk e mohoj dot, shpesh bisedat e tyre me duken aq boshe e pavlere saqe trembem nga ata qe nje dite, shume shpejt ndoshta, do te na pasojne e pse jo ndoshta drejtojne. Megjithate deshiroj te besoj tek te rinjte…

Ne tavolinen perballe meje ishin ulur dy vajza, nje djale dhe ne kembet e tyre sillej verdalle teper lozonjar e miqesor nje qen i madh i bardhe. Te rinjte ishin shume te zene me bisedat e tyre off dhe online, dhe qeni shpesh nuk merrte vemendjen e duhur prej tyre. Ai ngrihej dhe i perkedhelej cdo kalimtari midis dy tavolinave tona, apo dhe vinte e ngrinte koken per te pare cfare kishte mbi tryeze. Nese i afroje doren te lejonte ta perkedhelje duke tundur bishtin sa here qe dikush merrej me te. Madje i zgjaste putren sapo dikush t’i thoshte “ma jep doren”, duke treguar se sa miqesor ishte. 

Hera-heres ata kujtoheshin per qenin dhe e therrisnin ne tavoline. Ai shkonte i bindur, i perkedhelej neper kembe, shtrihej nen kembet e tyre dhe ngrihej vrik sapo dikush kalonte neper lokal.

Duhet ta them, mua me bezdisin shume qente qe vijne verdalle pa kontroll neper lokale, sado miqesore te jene, mirepo ate pasdite ky qen m’u duk shume i vecante. Ndenji gjate ne tavolinen time derisa te zotet u ngriten nje nga nje per te ecur drejt nje super makine luksoze te parkuar aty prane. E thirren qenin dhe iken ne mes nje kombinimi ecje pasarelash, indiference dhe mosperfillje e tipit ”e dime qe po na shikoni me zili” dhe “c’te besh ky fat ju ra”. Nuk denjuan te thonin as na falni per shqetesimin, as ju faleminderit qe ndenjet me qenin ne tavoline.

Ndersa kisha keto mendime ne koke dhe gati po nisja revolten time te brendshme te heshtur, qeni u kthye duke dihatur me gjuhen jashte, beri dy levizje rrethore tek tavolina jone, tundi bishtin dhe u largua po aq me vrap sa erdhi.

Ne menyren e tij prej qeni te mire te bardhe, na tha mireupafshim!

Sa me shume i njoh njerezit, aq me shume i dua kafshet, me erdhi ne mend ne ate cast…




Sot eshte 8 mars.

Une jam Blerina. Si femer, jam bekuar shume here ne jete. Jam respektuar nga familja si nje vajze e vogel dhe me kane treguar se vlerat e mia dhe une jam e rendesishme. Kam besuar se shoqet e mia ashtu si une vlejne dhe duhet te jene te lumtura. Kam kerkuar, organizuar, drejtuar por dhe deshtuar… sa here kam besuar nje kauze te drejte per femrat.

Kam kerkuar cdo dite te degjohet mendimi dhe zeri im e shpesh ia kam dale te sjell me forcen e argumentit zerin tim, aty ku dukej e pamundur. 
Kam thyer hunden, jam perlotur dhe kam ulur koken e fyer dhe e lenduar para arrogances dhe dhunes shoqerore shpesh te paperballueshme por serish kam gjetur force te ngrihem dhe te eci me koken lart. 
Kam fjetur dhe jam zgjuar me dhimbje shpine nga lodhja dhe mbingarkesa e te marrit mbi supe gjithe pergjegjesite dhe detyrat e te qenit nje femer qe punoj, qe rris nje femije te cilen deshiroj te mos i mungoje asgje, por mbi te gjitha ti edukoj besimin dhe respektin per veten.
Nese ka nje gje per te cilen u jam pafund mirenjohese prinderve te mi, eshte respekti ndaj vetes dhe besimi se e mira triumfon ndaj cdo te keqeje.
Shpesh deshperohem e mbyllem ne vetvete, duke kerkuar te gjej shpetim nga realiteti mbytes ku ndodhet femra ne shoqerine tone. Por serish kam gjetur forcen te dal dhe ne menyren time te gjej rrugen drejt gjerave qe me pelqejne, qe me bejne te ndiehem mire, qe me identifikojne.  
Nuk besoj te 8 marsi, sepse vlerat e femres duhen njohur cdo dite e jo me percaktim nga kjo date, por nga ana tjeter te drejtat tona ashtu si cdo e drejte nuk dhurohen por fitohen. Megjithate une besoj tek e drejta e cdo femre, qe edhe nese nuk mundet cdo dite te gezoje te drejtat e saj, te pakten nje dite ne vit te kete mundesi te jete ajo qe do, e jo ajo qe duhet. 
Besoj thellesisht se nuk na ben te mire te sjellurit mire, apo pamja, apo dukja… Te mire na ben mundesia per te zgjedhur te miren dhe deshira per ta shfrytezuar sic duhet kete te mire. 
Une besoj se dinjiteti, respekti per veten dhe dashuria jane vlerat te cilat na lartesojne si njerez, sepse keto jane themelet mbi te cilat lartesohet figura njerezore, modeli te cilin aq shume deshiroj ta shoh, ta ndjek dhe ta kem para syve kudo e gjithmone, ne cdo hap qe hedh, e qe shpesh me mungon.
Por une nuk kam zgjedhur te eci ne hije, perkundrazi, me fjalen time, me energjine time, dhe me zemren time u uroj te gjitha femrave te fitojne me dinjitet mbi cdo sfide sado te vogel e ne dukje te parendesishme te te perditshmes.

Sot eshte 8 mars.