Letra e fundvitit ~ Lamtumire 2017

FeaturedLetra e fundvitit ~ Lamtumire 2017

Eshte kthyer ne nje tradite tashme per mua qe ne fund te dhjetorit te ulem dhe te shkruaj per vitin qe po mbyllet. Kjo leter eshte nje moment reflektimi me veten qe te gjithe e bejme shpesh gjate vitit, dhe nje menyre per te mbledhur dhe ruajtur ne formen e kujteses personale – qe mua me pelqen ta ndaj ketu ne blog – dhe me krijon mundesine per t’u rikthyer pas nga viti ne vit e riperjetuar emocionet qe mbushin jeten time.

Viti qe po le pas, ka qene nje vit nga ata qe nuk vijne shpesh. Si i tille, ka qene nje vit te cilit e ndjej se ne te ardhmen do te me duhet t’i referohem si pike kthese ne menyren se si e shoh veten, se si marr vendime per gjera qe dua te bej, dhe se si mund te pranoj ndryshimet qe me vijne ne menyre te programuar por dhe te papritur.

Kur deshiroj te pershkruaj se cfare ka ndodhur ne muajt qe shkuan, fjala qe me mire do te permblidhte ndodhite, eshte intensitet. Cdo gje ka ndodhur me intensitet dhe ne menyre te menjehereshme e perfundimtare. Keto karakteristika me kane bere te mendoj gjate dhe te perpiqem te kuptoj natyren e vertete te vendimeve qe duhet te marrim ne jete, e ne te nuk ka lojera por thjesht zgjedhje te cilat te kushtezojne aq shume te ardhmen, prandaj dhe eshte shpesh e veshtire te zgjedhesh rrugen qe deshiron te ndjekesh pasi, nese e merr ate drejtim, dyert mbyllen pas teje dhe nuk ke me mundesi te kthehesh pas. Por nga ana tjeter, pikerisht ne ate vend ku ti ndergjegjesohesh se nuk ka me kthim prapa, aty kupton sesa e forte mund te jesh dhe sa je ne gjendje te shijosh realisht boten e mundesive qe shfaqet para teje, nderkohe qe ajo qe po le pas shkermoqet e behet cope e cike…

Stay strong!

Gjate ketij viti mund te them se kam qene ne syrin e ciklonit dhe dallget me kane perplasur me aq shume te papritura saqe kur kuptoj se sa force mund te nxjerr se brendshmi per te perballuar sfida te verteta dhe rrenjesore, e qendruar ne kembe dhe me nje buzeqeshje te skalitur ne fytyre, ndjehem e gezuar.

Nese dua te them ate qe vertet ndjej kur e kthej veshtrimin dhe perpiqem te pershkruaj ndjesine, duhet te them se gjate tij kam perjetuar aq shume emocione e ndryshime, sa padyshim mund te them se ka qene shume i vyer per jeten time. Nese deshiron te rritesh, duhet te pranosh ndryshimet qe te bejne te dalesh nga zona jote e rehatise…

Mbushur me nje numer te madh pyetjesh e perse-sh, 2017-a me ka dhuruar nje sere perjetimesh te shumellojshme, shoqeruar me erera te forta ndryshimesh per mua.

Filloi si nje moment ndryshimi mendor, kur papritur ngjarjet u rrokullisen nje nga nje, e here-here dy nga dy, duke me cuar ne shume udhetime, e duke me dhuruar aq shume surpriza te bukura, saqe kur dua te rradhis cfare kam jetuar gjate tij, me duket sikur historite me ngaterrohen e ne te njejten kohe formojne nje sfere perfekte me ngjyra e detaje qe shkelqejne.

Viti i udhetimeve te shumta, rizbulimit te pasioneve te brendshme, realizimit te disa prej deshirave te mia me te medha profesionale dhe personale.

Nje pjese te tyre kam gjetur kohen te ulem e te shkruaj per emocionet qe me dhuruan, shoqeruar dhe me foto te shumta, por emocionet me te medha dhe me te bukura flene brenda shpirtit tim, e eshte aq e veshtire te them se mund te pershkruhen teresisht.

Ne muajin mars, vendosa qe ta zhvendos blogun nga nje platforme ne nje tjeter. Nuk di pse deshiroj te mendoj se aty filloi ne mendjen time ndryshimi. Ne diten e pare kur une vendosa te behesha pjese e nje platforme online per te publikuar mendimet e mia, kisha zgjedhur qe kete gje ta beja permes Google Blog. Edhe pse pas disa kohesh kisha eksploruar nje platforme shume te ndryshme por per mendimin tim dhe shume profesional, WordPress, ende nuk kisha guxuar qe dashurine time te pare dhe te madhe per shkrimet e mia, ta transferoja ne nje hapesire te re. U zgjova me deshiren per ta realizuar, per ta zhbere ate qe me aq shume perkushtim e kisha formatuar e ndyshuar sa e sa here, per ta ribere, per ta cuar ne nje nivel tjeter kete ditar te mendimeve te mia.

Eshte shume e thjeshte te pershkruhet filozofia qe une kam per kete hapesire, vetem duke ndjekur fotot e meposhtme dhe mesazhet e tyre…

img_2438

E them gjithnje, qe mbi te gjitha mua kjo hapesire me ka ndihmuar te shkoj ne dije dhe aftesi qe ndryshe nuk do te kisha pasur mundesi t’i eksploroja e t’i mesoja. Nga ana tjeter permes shkrimit kam arritur te shfaq nje ane timen qe do te ishte e veshtire te dilte ne pah ne nje tjeter forme. E permes tij, kam njohur aq shume njerez, qe kane ashtu si une nje deshire te madhe per te shkruar dhe publikuar boten e tyre te brendshme online. Kjo eshte thjesht nje ndjesi e bukur dhe e vecante.

Blogu im ka qene gjithnje nje faqe ku une ndaja mendimet per ngjarjet e dites, here me sinqeritetin e fjaleve te te perditshmes se thjeshte, e here ne formen e disa mendimeve me te terthorta me nje tis te lehte ne perpjekje per te fshehur sadopak te verteten qe shpesh nuk eshte aq e kendshme sa do donim. Megjithate gjate ketij viti kam ndare ketu 14 postime te mbushura me udhetime dhe histori prej tyre, e sonte qe po shkruaj keto rreshta shoh se ne ‘drafts’ apo ‘ende te papublikuara’ dhe qe ende kane nevoje per t’u perpunuar e perfunduar jane edhe 6 postime ne po te njejten kategori.

img_2439

Asgje nuk ndodh pa nje arsye, dhe deshiroj te mendoj se fakti qe ende nuk u jam rikthyer per t’i perfunduar, e ka nje perse. Ndoshta nje dite do ta gjej kohen dhe deshiren per t’i publikuar… Mund t’i shikoni ne cdo kohe nese zgjidhni kategorine “Ne udhetim” dhe do te keni mundesi te vizitoni disa vende te mrekullueshme te cilat ma mbushen shpirtin me aq shume emocione dhe dije njekohesisht. Une nuk jam as e para as e fundit qe e shpreh kete konstatim, por udhetimet jane investimi me i mire qe mund te bejme per veten. Permes tyre, meson aq shume per historine, per kulturen e vendeve te tjera, per menyrat e ndryshme qe ekzistojne pertej botes sone brenda te ciles ndjehemi te gjitheditur e te rendesishem, per rendesine qe kemi ne glob dhe se ne padyshim nuk jemi qendra e universit por thjesht nje copez e vogel brenda shumellojshmerise se copezave te tjera, shume te bukura e te rendesishme gjithashtu…

Uroj qe ne vitin e ri qe po vjen por dhe ne shume vite qe do ta pasojne, te kem dhe te jem e lumtur se brendshmi. Kete gje ua uroj te gjitheve pasi nese njeriu nuk ndjen lumturi se brendshmi nuk mundet te rrezatoje miresi se jashtmi. E kjo bote ka kaq shume nevoje per dashuri dhe energji pozitive nga te gjithe ne…

Uroj qe te kem forcen dhe kurajon qe ne vitin e ri te ngrihem pertej kufijve mendore qe shpesh me ndalojne te eci ne rruget e pashkelura. Kete gje ua uroj te gjitheve qe ashtu si une ndjejne se mund te kene dhe mund te jene me mire dhe te bejne me shume me veten dhe per veten, por dhe per te tjeret.

Uroj qe ne vitin e ri ashtu si dhe ne kete vit te jemi me zemer te mbushur me gezim dhe te rrethuar me ngjarje te bukura dhe emocione e arritje personale dhe profesionale.

Jeta eshte shpesh e padrejte por eshte aq e bukur dhe ia vlen te perpiqemi qe te jete ashtu sic duam.

Nga Tirana, me shume sinqeritet,

Blerina.

Dhjetor 2017

Merry Christmas!

Merry Christmas!
Jetojme ne nje bote ku lajmi i keq mbizoteron ndaj te mirit, ku dhuna mbyt ekranet, ku ngjarjet e shumta te kronikes na skuqin trurin dhe na trishtojne shpirtin, ku padrejtesite e medha e te vogla na bejne te ndjehemi te pafuqishem e te parendesishem ne detin e madh e te thelle te pabarazise ne shoqerine njerezore. Nje det qe mbushet nga veprimet e shumta ne dukje te parendesishme, qe mbushin pike pike helmin e hidhur qe derdhet cdo dite ne menyre shume te zhdrejte, ku sa me poshte te jesh ne piramiden sociale aq me shume pjese te takon ne padrejtesi… sepse cuditerisht dhe ne kete gje nuk ka drejtesi… E nuk mundet te rri pa e thene ne kete dite se nuk eshte nje bote e burrave ndaj grave, por eshte nje bote e te pasurve mbi te varfrit, nje bote e maskarenjve mbi te drejtet, nje bote ku shume perpiqen te ngrihen duke shkelur mbi koket e te afermve, dhe kjo bote nuk me pelqen… 
 
Perpiqem te mbyll syte dhe veshet perballe saj, e jo rralle kerkoj qe te bej ndryshim. E pra, eshte e kuptueshme qe perpjekjet e mia per te ndjekur idete frymezuese, ngjarjet pozitive, e larguar negativitetin nga jeta ime, ishin te medha kete vit por dhe jo te pasuksesshme. Shpesh ia dola te qendroj ne qetesi dhe e pandikuar nga skenat e padeshirueshme qe te rrethojne perditshmerine, por dhe nuk mund t’i harroj rrezimet e dhimbshme qe me mbushen me zhgenjim e dhimbje te pafund.
 
Ndodh qe gjerat qe kemi te mos i vleresojme sa duhet dhe per kete arsye te mos ndjehemi shume te permbushur e te realizuar. Fale dhe modeleve te panumerta qe ne ofrohen poshte e larte, e sidomos nga njerezit qe aq shume duan te na bindin se jane te suksesshem ne vanitetin  e tyre, duke na krijuar nje imazh jo fort real per ato qe mund te kemi dhe qe mund te jemi. Megjithate ja qe mburoja e hekurt qe u perpoqa te mbaj fort ndaj rrezatimeve te demshme te ketyre falsiteteve, nuk mundi te me mbronte nga lendimet e njepasnjeshme duke me bere te mendoj se mbi te gjitha jetoj ne nje shoqeri te gabuar, te mbushur me modele te shemtuara. 
 
Jam perpjekur te ndaloj, dhe te mendohem e te analizoj se cfare eshte ne te vertete vlera e kesaj perpjekje per te ruajtur te paprekur shpirtin. Kam provuar te qendroj e terhequr nga bisedat dhe takimet qe nuk jane me shume se humbje kohe, por serish eshte e veshtire te shkeputesh teresisht nga mbytja qe te ofron realiteti, e ne fund te fundit nuk me pelqen te shnderrohem ne nje person asocial. Por eshte kaq e veshtire te mos thyhesh e te mos ndjesh se si te nxehet gjaku e te tendoset durimi.
 
Ky fundvit me ka gjetur me nje ndjenje te forte mirenjohje per jeten qe kam, te mirat qe me rrethojne dhe personin qe jam. Me pelqen qe ende te njohurit e mi me shohin si nje person enderrimtar, te qeshur e qe percjell shprese. Deshiroj ta mbaj fort kete person qe ka mberritur deri ketu jo duke u zvarritur por duke qendruar fort me koken lart edhe ne momente vertet te veshtira, e perballe ererash te forta ne rrjedhen e viteve.
 
E si i thone nje fjale, eshte e vertete qe une mendoj me shume sec duhet per gjerat qe ndodhin, por ama dhe shpirtin e kam te mbushur me dashuri, dhe jam e bindur se dashuria eshte pergjigja e cdo te mire qe kam brenda meje, dhe askush nuk mundet te ma tjetersoje kete.
 
E kam shkruar dhe para disa kohesh, se ndryshimi qe me vjen se jashtmi, shoqeruar me perpjekjen per te mos ndryshuar, rezulton pashmangshmerisht ne perpjekjen per ta ndalur thelbin tend qe te ndryshoje duke u shnderruar ne tradhetine me te madhe qe mund t’i besh vetvetes. Une deshiroj dhe mbroj me force pikerisht kete thelbin tim te brendshem, te cilin nuk dua kurre te tradhtoj, edhe pse presioni dhe goditjet e shumta qe vijne nga te gjitha anet me fusin shpesh ne vete-dileme duke me bere te mendoj nese vertet ia vlen te luftosh per kete. Por sado te forta te jene dallget e deshtimit, jane edhe me te medha deshirat e mia per t’u ngritur dhe vazhduar rrugen time. Ate rrugen te cilen e kam shtruar vete, dhe mbi te cilen kam ecur here me kurajo e here me shume kujdes per t’u rritur dhe bere kjo qe jam.
 
Perpiqem shume te rigjej force dhe frymezim tek njerezit qe dua, tek shpirtrat e mire e te drejte, qe edhe pse te pakte ne numer, jane serish aty per te me ofruar sigurine se nuk jam gabim, dhe se te ndjekesh te miren nuk eshte nje shkarje e momentit, por eshte nje qellim jete per te cilin duhet te punosh cdo dite e cdo ore.
 
Mua me pelqen te shoh veten ne pasqyre dhe te kuptoj se mbi te gjitha aty shoh te reflektuar nje njeri qe jashte presionit te materializmit te semure dhe modelit te jetes me xixa, ka mbetur nje njeri i thjeshte dhe i vertete. 
 
Jam mirenjohese per kete.
 
Per te gjithe lexuesit e mi sot e gjithmone, deshiroj t’ju uroj nje vit te mbushur me te verteta dhe arritje te vogla personale, te cilat pak nga pak do shperblejne nje dite te gjithe energjite e shpenzuara ne rrugen e duhur, te lodhshme por te drejte te se mires.
 
Gezuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2017!
 

Letra e fundvitit

KARTOLINA IME…
Sa herë vjen fundi i Dhjetorit, ndjej dëshirën të kthej kokën pas ndër muaj, për të kujtuar ngjarjet të cilat shënuan vitin. Nuk është dhe aq e lehtë, pasi shumë të pakta janë ato ngjarje të cilat vërtet lenë mbresë dhe për më tepër ke dëshirë t’i ndash me të tjerët. Megjithatë, në rastin tim, viti ka qenë i mbushur me shumë projekte të mbushur me shumë gëzim, pasion dhe përmbushje, të cilët është e vështirë të përmblidhen në një letër të thjeshtë.




ZANAFILLË…
Në Nëntor 2014, dërgova aplikimin tim për t’u pranuar si shkrimtare nga Shqipëria në një media online të themeluar në Gjermani. Bashkëpunimi nisi menjëherë pasi zhvilluam një intervistë tepër miqësore dhe artikulli im i parë u botua në 3 Dhjetor 2014. Unë ndodhesha në një udhëtim pune, dhe kur hapa mesazhin njoftues se artikulli im ishte gati për botim dhe duhej vetëm të aprovoja se isha dakord me foton e përzgjedhur për të, zemra sa nuk më doli nga kraharori. U ndjeva dy herë përgjegjëse për çdo gjë që do të shkruhej në artikujt e ardhshëm, dhe ndaj syve kureshtarë, të cilët do të më lexonin jo thjesht si Blerinën por si një përfaqësuese të një grupi ende të papërfaqësuar në audiencën e tyre, të rinjve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Brenda meje kisha një dëshirë dhe projekt, të gjithë shkrimet që do të renditeshin në emrin tim, duhet të rrëfenin një histori të përbashkët, e cila të rridhte natyrshëm nga njëri shkrim në tjetrin, për të treguar historinë time për vendin tim, ashtu siç unë e kam jetuar.


Flamuri i cili më shoqëroi në shkrimin e parë për One Europe

DËSHIRË…  
Si për çdo projekt të ri ku bëhesh pjesë, dhe mua entuziazmi më përfshiu në muajt e parë, megjithatë mendoj se ndjeshmërinë më të lartë, por dhe përgjegjësinë maksimale e kam ndjerë për një shkrim tepër të veçantë dhe të rëndësishëm për mua, i cili u botua në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Këtë shkrim e kam punuar me shumë vëmendje duke e konsultuar gjatë dhe me miken time e cila ishte vërtet kritike ndaj tij, gjë që më ndihmoi të përcjell pikërisht mesazhin që doja në ditën  e duhur.

EJA NË BERLIN…
Në Mars, njëra nga lexueset e mia (po e shkruaj qëllimisht në këtë mënyrë) zbuloi se pikërisht unë isha autorja e shkrimit me flamurin shqiptar, shkrim të cilin ajo e kishte përdorur për një fjalë që do të mbante në qershor në një konferencë që do të zhvillihej në Berlin.


You should come with me – she said – I will send you the papers. Unë buzëqesha dhe nuk mundesha të bëj asgjë më shumë sesa të gëzohem për këtë ftesë edhe pse të pamundur për mua. Ditët shkonin dhe gjithnjë mendoja mos ndoshta duhet të kisha shkuar me të? Pse thashë jo?

Pa as më të voglin hezitim, ngjarja më e bukur e cila meriton të kujtoj në këtë vit të mbetur pas, është udhëtimi im në Berlin. Mendoj që Berlini më deshi, më kërkoi, dhe më mori…
 

Franzosische Strasse, Berlin, Tetor 2015


MAGAZINE WAY…
Revista jonë në gjuhën angleze, një tjetër kapitull shumë i dashur për mua me të cilin po punojmë në një grup plot ide dhe përkushtim. Ky vit ishte vetëm fillimi…





ARTE TV – Our Beloved Treasures Documentary – Operations Climate
Është shumë gëzim të shohësh emrin mes qindra emrash duke u ndjerë e barabartë. Këtë verë një regjizore franceze më kontaktoi pasi kishte parë filmimet e shkurtra që unë postoja në Instagram e përmes tij në Twitter. Asaj i kishte pëlqyer natyra shqiptare që pasqyrohej në videot e mia 15 sekondëshe dhe më ftoi të bëhem pjesë e një dokumentari mbi ndryshimet klimatike, duke pasqyruar vende të cilët në një të ardhme rrezikojnë të mos jenë më. Dy prej tre videove të mia mbi Shqipërinë u përzgjodhën nga televizioni ArteTV mes 800 videosh nga 49 shtete për realizimin e tij. Në video shfaqen “Mëma e Viroit” në Gjirokastër dhe Shën Vasili në Karaburun.


FTESË NË STUDIO…

Londër

Berlin

Tiranë

Religions & Secularism in European public spaces

Së shpejti në këtë faqe do të pasqyrohet projekti që realizuam me 4 liceistë nga Lioni, Francë me të cilët punuam për të mësuar më shumë mbi fetë dhe sekularizmin në Shqipëri.


 

VITI IM FILLOI KËSHTU…



Dhe muajt në vazhdim më treguan se dëshirat bëhen realitet në një mënyrë ose tjetrën, ato çdo ditë përmbushen me jetën që zhvillohet vrullshëm, aty ku unë shoh me gëzim realizimin e pasioneve të mia, pak nga pak… 

Ndiqini ëndrrat dhe punoni pa u lodhur për t’i realizuar ato, nuk ka gëzim më te madh se të shikosh pasionin tënd të materializohet çdo ditë nga pak.

Ky ka qenë një vit i mrekullueshëm për mua, dëshiroj t’ia them vetes këtë të vërtetë.

Gëzuar Festat!



Qyteza e Krishtlindjes

Të shtunën dolëm në mbrëmje në “qytezën e Krishtlindjes”, e vendosur në sheshin “Nënë Tereza”. Personalisht më duket një mendim shumë i bukur, që Krishtlindjet të vendosen mbi tokën e Shenjtores Terezë; e më saktë nuk më duket thjesht e bukur por tepër simbolike dhe frymëzuese.

Rruget e zbukuruara me drita dhe zbukurime te bardha, i japin qytetit nje atmosfere te kendshme festive. Dhe kur dal nga puna, me pelqen te shoh Rrugen e Kavajes, pemet e te ciles jane veshur me drita te bardha. Kete vit ajo qe me pelqen me shume eshte se zbukurimet jane shume fine, dritat zbukurojne trungjet duke hedhur drite ne nivelin e tokes, e jo deget. Kjo i jep nje perspektive shume te bukur rruges duke krijuar nje ndjesi te qete bardhesie.
Tirana e zbukuruar 


Bredhi i Krishtlindjes
Karuzeli nuk mund te mungonte
Korpusi, dhe qyteza e festes
Kolonat 
Sophie Caffe, vendi im i prefeuar kudo dhe gjithmone…

Prane zjarrit, me vere te ngrohte…

Bredhi i kuq, eshte ai qe me pelqen me shume. Ne prag te Krishtlindjes…

Sankta Lucia e Sirakuzës

Sankta Lucia e Sirakuzës ishte një shenjtore e cila në një kohë të vështirë për të krishterët në Siçili, e kaloi jetën në adhurim për Zotin dhe duke ndihmuar të varfrit. 
Megjithatë tradita e përkujtimit të kësaj dite filloi të bëhej popullore në shekullin e 19-të.
Suedezët e përkujtojnë ditën e Sankta Lucias çdo 13 dhjetor, dhe besojnë se emri i saj Mbretëreshë e Dritës, lidhet me origjinën e vetë emrit nga italishtja, Luce ~ it, Dritë.
Megjithatë ekzistojnë mendime të ndryshme në lidhje me mënyrën se si kjo traditë mbërriti në Suedi, përmes tregtarëve, priftërinjve apo dhe vetë Vikingëve… Shumë vite më parë gjatë një krize urie në vend, vendasit panë të vinte një anije në brigjet e liqenit Vannern. Kur anija mbërriti në breg, prej saj zbriti një vajzë e veshur me të bardha, e cila mbante mbi krye një kurorë të shkëlqyer. Banorët menduan se ajo mund të ishte Shën Luçia e cila kishte ardhur t’i shpëtonte nga varfëria, ashtu siç kishte bërë në Italinë e jugut.
  
Jam e lumtur që ditën e djeshme pata kënaqësinë të merrja pjesë në këtë ceremoni tepër të veçantë, përkujtimin e Shën Luçias apo siç quhet ndryshe Sankta Lucia. Ceremonia ishte e mbushur me thjeshtësi, bardhësi dhe mbizotëronte një atmosferë biblike…

Foto e mëposhtme bërë gjatë ceremonisë në Tiranë.

Nga Krishtlindja në Krishtlindje, një letër në fund të vitit


Tashmë që e festuam Krishtlindjen dhe dita e fundit e vitit është pas dere, ndjehem e qetë që të shkruaj një letër për të gjithë ju miq të dashur që më lexoni dhe më ndiqni gjithnjë.

Ndonjëherë nuk e kam të lehtë të ulem përballë ekranit dhe të gjej fjalët e duhura për të shprehur çdo ndjesi dhe emocion. Jam kritikuar shumë se me anë të këtij blogu kam shfaqur në sytë tuaj një anë timen të panjohur më parë. Por unë mendoj se shumë prej jush e kanë njohur gjithnjë këtë botë timen edhe pse nuk ka qenë e shkruar e zezë mbi të bardhë.

Nuk është aq e thjeshtë të shkruash për veten por pa dashur të filozofoj mbi këtë koncept, dëshiroj ta nis nga ajo periudhë që kam zgjedhur dhe në titullin e vetë letrës, Krishtlindja.

Ngjarja e cila pa as më të voglin dyshim më la një mbresë dhe shënjoi në mënyrë tepër domethënëse shpirtin tim ishte hyrja në shëtitoren e Selanikut. Në mesditën e Krishtlindjes, një ditë e zymtë me shi të rrëmbyer, ne hymë në trafikun e rënduar të një qyteti edhe më gri se qielli dhe deti i asaj dite. Më kaploi trishtimi kur mendova se pas tërë atij udhëtimi nuk do mundesha të shijoja bukurinë e shëtitores kilometërshe të Selanikut. Ndërsa përpiqesha të mbysja mendimet e trishta, para syve të mi u hap një pamje që nuk do ta harroj kurrë.

Një instalacion metalik me çadra gri që fluturonin në shi. Asgjë nuk më kishte impresionuar më parë aq shumë. Nga dritat e montuara në bazë çadrat merrnin ngjyra të ndryshme dhe instalacioni është tepër i bukur dhe frymëzues edhe kur vetëm e mendoj.






Ditët që vijuan ishin edhe më të trishta për mua në një qytet të huaj, ku u ndjeva aq e vetmuar teksa shëtisja nëpër rrugët e boshatisura pasi njerëzit festonin pranë familjeve. I premtova vetes që kurrë më Krishtlindja nuk do të më gjente me dëshirë larg Shqipërisë.

Torta e mbrëmjes së ndarjes së viteve, mesa duket më solli ëmbëlsinë dhe mbarësinë e nevojshme…

Viti nisi i qetë dhe ndërsa unë ndiqja rutinën e përditshme të punës dhe jetës në familje pa harruar të shkruarin në blog dhe në faqet e ndjekësve të mi në rrjete të ndryshme sociale, një ditë të bukur dhe këtë e them me shumë sinqeritet, pasi edhe pse ishte janar, kishte shumë diell dhe mbi qytet kishte një shkëlqim drite që nuk e kam hequr ende nga mendja. E pra në këtë ditë të bukur më kontaktuan për të vlerësuar mundësinë e pasjes së një rubrike timen çdo javë në një revistë të vërtetë. Mund të duket si diçka shumë normale tashmë që po mbushet pak nga pak viti, por m’u deshën plot dhjetë ditë për të vendosur që po mund ta bëj.


Ky vendim ishte i shoqëruar me shumë gëzim dhe entuziazëm, por dhe me një dëshirë të madhe për të dhënë dhe transmetuar më shumë nga vetja në një format tjetër i cili shumë shpejt u kthye në një normalitet për mua. Menjëherë më duhej të fokusohesha tek një element i cili deri në atë çast nuk kishte qenë fort i rëndësishëm për mua, pamja. E pra dhe pamja është e rëndësishme. Pasi përcaktova emrin dhe domethënien e rubrikës sime ndryshova duke e lehtësuar shumë nga ana vizive faqen time dhe që atëherë shumëkush e njeh “Çadrën e kuqe”.




Kur dizajneri më dërgoi print-in e parë të faqes ku do të botohej shkrimi im, nuk e fsheh që ajo faqe m’u duk faqja më e bukur që më kishin parë sytë deri në atë çast. Në gëzim nuk ka modesti!

Dalja ime në shtypin e shkruar u shoqërua me ftesa në studio të ndryshme brenda një periudhe të shkurtër dhe interesi i treguar më bënte të ndjeja dhe më shumë përgjegjësi por dhe të vija një pyetje mbi balancën e kohës që po i kushtoja dhe emocioneve që po më shkaktonte çdo ditë të shkruarit.


Faqja rritet çdo ditë, herë me ritme të pamendueshme, e herë më ngadalë por gjithnjë duke më dhuruar gëzimin se njerëzit më lexojnë dhe ndajnë me mua shumë mendime dhe qëndrime të njëjta. Shpesh më pëlqen kur lexoj se disi ua përfaqësoj mendimet dhe të tjerëve, jo sepse ata nuk i artikulojnë dot, por se unë ndryshe prej tyre kam gjetur forcën për t’i shprehur dhe për ta.


Viti ka qënë shumë i mbushur me reagime apo shkrime në media të ndryshme të shkruara tashmë jo vetëm në shqip dhe brenda vendit por dhe më ka dhënë sigurinë që të mbroj fort stilin dhe mendimin tim duke më futur në një fazë të re të kësaj nisme për të cilën mund të them se vërtet është një ëndërr e madhe që shoh të bëhet realitet çdo ditë.


Nuk është utopi!


Nëse keni një ëndërr shumë të madhe mos hezitoni ta ndiqni sepse askush nuk do të shtrojë tapetin që ju të ecni mbi të. 


Me ëndrrën time u mësuan dhe shumë prej dyshuesve në rrugën time duke u kthyer në lexuesit dhe ndjekësit më besnikë.

Unë jam e lumtur që kam mundësi të bëj diçka që e dua dhe të ndjej gëzim që dhe shumë të tjerë e pëlqejnë. Për mua ka qënë një vit shumë i mirë që më ka mbushur me emocione dhe ndjesi të shumta të të gjitha llojeve, por pa dyshim mirënjohëse që i jetoj.
Ky vit më dhuroi kënaqësinë e vulës time Blerina’s Blog.