Letra e fundvitit ~ Lamtumire 2017

FeaturedLetra e fundvitit ~ Lamtumire 2017

Eshte kthyer ne nje tradite tashme per mua qe ne fund te dhjetorit te ulem dhe te shkruaj per vitin qe po mbyllet. Kjo leter eshte nje moment reflektimi me veten qe te gjithe e bejme shpesh gjate vitit, dhe nje menyre per te mbledhur dhe ruajtur ne formen e kujteses personale – qe mua me pelqen ta ndaj ketu ne blog – dhe me krijon mundesine per t’u rikthyer pas nga viti ne vit e riperjetuar emocionet qe mbushin jeten time.

Viti qe po le pas, ka qene nje vit nga ata qe nuk vijne shpesh. Si i tille, ka qene nje vit te cilit e ndjej se ne te ardhmen do te me duhet t’i referohem si pike kthese ne menyren se si e shoh veten, se si marr vendime per gjera qe dua te bej, dhe se si mund te pranoj ndryshimet qe me vijne ne menyre te programuar por dhe te papritur.

Kur deshiroj te pershkruaj se cfare ka ndodhur ne muajt qe shkuan, fjala qe me mire do te permblidhte ndodhite, eshte intensitet. Cdo gje ka ndodhur me intensitet dhe ne menyre te menjehereshme e perfundimtare. Keto karakteristika me kane bere te mendoj gjate dhe te perpiqem te kuptoj natyren e vertete te vendimeve qe duhet te marrim ne jete, e ne te nuk ka lojera por thjesht zgjedhje te cilat te kushtezojne aq shume te ardhmen, prandaj dhe eshte shpesh e veshtire te zgjedhesh rrugen qe deshiron te ndjekesh pasi, nese e merr ate drejtim, dyert mbyllen pas teje dhe nuk ke me mundesi te kthehesh pas. Por nga ana tjeter, pikerisht ne ate vend ku ti ndergjegjesohesh se nuk ka me kthim prapa, aty kupton sesa e forte mund te jesh dhe sa je ne gjendje te shijosh realisht boten e mundesive qe shfaqet para teje, nderkohe qe ajo qe po le pas shkermoqet e behet cope e cike…

Stay strong!

Gjate ketij viti mund te them se kam qene ne syrin e ciklonit dhe dallget me kane perplasur me aq shume te papritura saqe kur kuptoj se sa force mund te nxjerr se brendshmi per te perballuar sfida te verteta dhe rrenjesore, e qendruar ne kembe dhe me nje buzeqeshje te skalitur ne fytyre, ndjehem e gezuar.

Nese dua te them ate qe vertet ndjej kur e kthej veshtrimin dhe perpiqem te pershkruaj ndjesine, duhet te them se gjate tij kam perjetuar aq shume emocione e ndryshime, sa padyshim mund te them se ka qene shume i vyer per jeten time. Nese deshiron te rritesh, duhet te pranosh ndryshimet qe te bejne te dalesh nga zona jote e rehatise…

Mbushur me nje numer te madh pyetjesh e perse-sh, 2017-a me ka dhuruar nje sere perjetimesh te shumellojshme, shoqeruar me erera te forta ndryshimesh per mua.

Filloi si nje moment ndryshimi mendor, kur papritur ngjarjet u rrokullisen nje nga nje, e here-here dy nga dy, duke me cuar ne shume udhetime, e duke me dhuruar aq shume surpriza te bukura, saqe kur dua te rradhis cfare kam jetuar gjate tij, me duket sikur historite me ngaterrohen e ne te njejten kohe formojne nje sfere perfekte me ngjyra e detaje qe shkelqejne.

Viti i udhetimeve te shumta, rizbulimit te pasioneve te brendshme, realizimit te disa prej deshirave te mia me te medha profesionale dhe personale.

Nje pjese te tyre kam gjetur kohen te ulem e te shkruaj per emocionet qe me dhuruan, shoqeruar dhe me foto te shumta, por emocionet me te medha dhe me te bukura flene brenda shpirtit tim, e eshte aq e veshtire te them se mund te pershkruhen teresisht.

Ne muajin mars, vendosa qe ta zhvendos blogun nga nje platforme ne nje tjeter. Nuk di pse deshiroj te mendoj se aty filloi ne mendjen time ndryshimi. Ne diten e pare kur une vendosa te behesha pjese e nje platforme online per te publikuar mendimet e mia, kisha zgjedhur qe kete gje ta beja permes Google Blog. Edhe pse pas disa kohesh kisha eksploruar nje platforme shume te ndryshme por per mendimin tim dhe shume profesional, WordPress, ende nuk kisha guxuar qe dashurine time te pare dhe te madhe per shkrimet e mia, ta transferoja ne nje hapesire te re. U zgjova me deshiren per ta realizuar, per ta zhbere ate qe me aq shume perkushtim e kisha formatuar e ndyshuar sa e sa here, per ta ribere, per ta cuar ne nje nivel tjeter kete ditar te mendimeve te mia.

Eshte shume e thjeshte te pershkruhet filozofia qe une kam per kete hapesire, vetem duke ndjekur fotot e meposhtme dhe mesazhet e tyre…

img_2438

E them gjithnje, qe mbi te gjitha mua kjo hapesire me ka ndihmuar te shkoj ne dije dhe aftesi qe ndryshe nuk do te kisha pasur mundesi t’i eksploroja e t’i mesoja. Nga ana tjeter permes shkrimit kam arritur te shfaq nje ane timen qe do te ishte e veshtire te dilte ne pah ne nje tjeter forme. E permes tij, kam njohur aq shume njerez, qe kane ashtu si une nje deshire te madhe per te shkruar dhe publikuar boten e tyre te brendshme online. Kjo eshte thjesht nje ndjesi e bukur dhe e vecante.

Blogu im ka qene gjithnje nje faqe ku une ndaja mendimet per ngjarjet e dites, here me sinqeritetin e fjaleve te te perditshmes se thjeshte, e here ne formen e disa mendimeve me te terthorta me nje tis te lehte ne perpjekje per te fshehur sadopak te verteten qe shpesh nuk eshte aq e kendshme sa do donim. Megjithate gjate ketij viti kam ndare ketu 14 postime te mbushura me udhetime dhe histori prej tyre, e sonte qe po shkruaj keto rreshta shoh se ne ‘drafts’ apo ‘ende te papublikuara’ dhe qe ende kane nevoje per t’u perpunuar e perfunduar jane edhe 6 postime ne po te njejten kategori.

img_2439

Asgje nuk ndodh pa nje arsye, dhe deshiroj te mendoj se fakti qe ende nuk u jam rikthyer per t’i perfunduar, e ka nje perse. Ndoshta nje dite do ta gjej kohen dhe deshiren per t’i publikuar… Mund t’i shikoni ne cdo kohe nese zgjidhni kategorine “Ne udhetim” dhe do te keni mundesi te vizitoni disa vende te mrekullueshme te cilat ma mbushen shpirtin me aq shume emocione dhe dije njekohesisht. Une nuk jam as e para as e fundit qe e shpreh kete konstatim, por udhetimet jane investimi me i mire qe mund te bejme per veten. Permes tyre, meson aq shume per historine, per kulturen e vendeve te tjera, per menyrat e ndryshme qe ekzistojne pertej botes sone brenda te ciles ndjehemi te gjitheditur e te rendesishem, per rendesine qe kemi ne glob dhe se ne padyshim nuk jemi qendra e universit por thjesht nje copez e vogel brenda shumellojshmerise se copezave te tjera, shume te bukura e te rendesishme gjithashtu…

Uroj qe ne vitin e ri qe po vjen por dhe ne shume vite qe do ta pasojne, te kem dhe te jem e lumtur se brendshmi. Kete gje ua uroj te gjitheve pasi nese njeriu nuk ndjen lumturi se brendshmi nuk mundet te rrezatoje miresi se jashtmi. E kjo bote ka kaq shume nevoje per dashuri dhe energji pozitive nga te gjithe ne…

Uroj qe te kem forcen dhe kurajon qe ne vitin e ri te ngrihem pertej kufijve mendore qe shpesh me ndalojne te eci ne rruget e pashkelura. Kete gje ua uroj te gjitheve qe ashtu si une ndjejne se mund te kene dhe mund te jene me mire dhe te bejne me shume me veten dhe per veten, por dhe per te tjeret.

Uroj qe ne vitin e ri ashtu si dhe ne kete vit te jemi me zemer te mbushur me gezim dhe te rrethuar me ngjarje te bukura dhe emocione e arritje personale dhe profesionale.

Jeta eshte shpesh e padrejte por eshte aq e bukur dhe ia vlen te perpiqemi qe te jete ashtu sic duam.

Nga Tirana, me shume sinqeritet,

Blerina.

Dhjetor 2017

Pritje…

Pritje…

Pasi kaluan disa minuta te gjata pritjeje, hyrja per ne garazh u lirua. Udheza qe te drejton per ne katet e nendheshme shpesh eshte e bllokuar nga mjetet qe presin te dalin, ndersa hyrja eshte e zene nga dikush qe po ashtu pret te hyje…

Eshte kjo hapesire e centimetruar ku mjetet hyjne nje nga nje dhe ashtu ne mes dritave qe hedhin vezullimin neper lageshtiren e mureve qe kurre nuk kane pare diell, me pakez durim, te gjithe ia dalim te bashkejetojme mes pritjes ne labirintin qe mbushet e zbrazet rregullisht.

Sot e pata te veshtire te kuptoj pse nuk po mundesha qe rrezen e zakonshme te ktheses ta llogarisja sic duhet, e te pershkoja rrethin e plote ne vend per te hyre ne vendparkim.

Pas disa perpjekjesh te kota mjeti u ndal dhe llogaritjet e mia ne hapesire mbeten pezull. Mora fryme dhe kerkova me sy perreth nje zgjidhje, por me kot.

Cfare ka ndodhur e cfare po ndodh? Valle kaq e lodhur qenkam sa nuk mundem te kryej veprimin me mekanik te mundshem e te rrotullohem majtas?

– Me ler ta parkoj une…

Nje ze shpetimtar u degjua nga fundi i erresires dhe ndersa afrohej arrita te shoh silueten burrerore qe ecte drejt meje.

– Nuk e di pse sot nuk po e parkoj dot… – fola si e zene ne faj dhe pa u munduar te fsheh habine e inatin njekohesisht.

– Une do e parkoja ne krahun e kundert… – vazhdoi hija.

– Po mire me drejto… – papritur vetbesimi m’u rikthye dhe rrethi ne kahun e kundert nuk ishte me aq i pamundur.

Ja pra qe nuk ishte aq e veshtire sa te dukej, i foli truri vetes qe duke shtrenguar dhembet dhe marre fryme mes ndienjes se clirimit dhe lodhjes gjente rrugen mes mjetesh te parkuara pa kujdes aty ne nentoken e lagesht e te mbushur me tym.

Ia dola dhe sot.

 

Signature

Kohe me shi… ne Tirane.

Kohe me shi… ne Tirane.

Vjeshta kete vit erdhi thuajse pa u ndiere. Nese nuk do te shikoja gjethet e zverdhura te pemeve qe mblidhen anes rruges duke veshur trotuaret gri te erret me ngjyrat e ngrohta te kafenjta, nuk do e kisha vene re se ajo erdhi dhe iku pa zhurme.

Mengjesi i djeshem u zgjua me shi dhe temperaturat qe rane shpejt, me kujtuan se per pak dite vjeshtes po i vinte fundi, ashtu pa u vene re, ditet shkuan dhe bashke me te kuptova se kish ardhur koha e shirave.

Tirana behet e rremujshme kur bie shi. Njerezit struken nen cadra te medha dhe perpiqen te gjejne udhen mes rruginave te ngushta, gjetheve, ujit, makinave, duke nxituar te mberrijne sa me pare…

Sa kenge i jane kenduar nder vite shiut ne qytetin tone, e mua per cudi nuk me erdhi ne mend asnjera prej tyre. Ende nuk po mesohesha me mendimin se sezoni i shirave ka mberritur. Sa me fat jemi per motin qe kemi!- kam menduar shume here. Gati-gati truri im ka refuzuar te pranoje se ka dhe shi ne kete qytet, e jo shi dosido, por shi qe kur ze nuk di te ndalet!

Nisa te mendoj per te ftohtin dhe dhimbjen e kockave, desha te nuhas aromen e tokes se lagur dhe te ajrit te pastruar nga shiu, por ne flegra me vinin vec aromera te perziera te qytetit ku me shume veshtiresi mund te shohesh rripa toke…

Veshtrimi me mbeti tek silhueta e policit rrugor qe perpiqej te vendoste perparesi ne kryqezim. Jo pa kuriozitet kerkova te shoh nese semaforet ishin ne pune dhe kur vura re dritat qe nderroheshin periodikisht, nuk e mohoj qe ndieva trishtim. Perse duhet qe nje punonjes i policise te vuaje ne shi, ne mengjes kur semaforet jane funksionale? Padashje, nisa te mendoj numrin e kryqezimeve te qytetit tone dhe sesa te tjere si ai ishin duke u sherbyer qytetareve ne shi ate mengjes… nuk e gjeta dot numrin e sakte por di te them se jane shume.

Shiu bie mbi te drejtet dhe te padrejtet – thone, ndersa une imagjinova nje ushtri njerezish te veshur me uniforme e te mbuluar me mushama, qe perpiqen me ore te tera te vendosin rregull duke luftuar me shiun, eren dhe te ftohtin, ndersa ne nxitojme te kalojme prane tyre dhe per pak minuta e kemi harruar gjithe sherbimin e tyre… Sa e padrejte dhe e trishte m’u duk e gjithe ajo qe mendova!

Kohe me shi… dhe mendime te ftohta, nje mengjes ne Tirane.

 

Signature

Siena ~ Piazza Del Campo

Siena ~ Piazza Del Campo

“Be who God meant you to be, and you will set the world on fire”. St. Catherine of Siena

Trips last few days while memories last forever…

Piazza del Campo 
One out of forty photos @ Duomo di Sienna
Walking down the street from our apartment in Siena
One more photo here
Our special room
What a nice ceiling 
This is how we experienced a medieval ro
Flags
Another photo please
Drunk of Siena streets
Frontal view of Piazza del Campo
Aperol view of Piazza del Campo
I could have this view forever

Naoussa ~ White Paros

Naoussa ~ White Paros

Naoussa is one of the most beautiful villages in Paros – one of the Cyclades islands in the Aegean sea. It is built in a huge bay in the northern part of Paros.

It is a picturesque fishing village that has preserved its authenticity, tradition character built as an amohitheater in white coloured and red flowered little houses, many churches and chapels, stone paved narrow street like labyrinth.

Naoussa, Paros is also famous for its numerous beautiful golden beaches, filling the natural bay such as Kolymbithres Beach, Agios Ioannis, Monastiri and more. 

Edit


Kouros of Apollonas ~ Statue of Dionysos

Kouros of Apollonas ~ Statue of Dionysos

The Kouros of Apollonas, is a 10,7m tall unfinished statue of the Colossus of Dionysus. It is made of light grey Naxian marble with a weight of around 80 tonnes. 

The statue is located in an ancient quarry near Apollonas, a small town in the northern part of Naxos, one of the Cycladic Islands in the Aegean Sea. 

The statue dates back to Archaic period of Ancient Greece, around the turn of the seventh and sixth centuries BC.

Naxos experience… The old town… and more…

Naxos experience… The old town… and more…

Naxos is the biggest Cyclades island in the South Aegean sea, in Greece. Its landscape includes from virgin blue flag beaches to ancient ruins and white mountain villages. 

With a typical architecture of white cube-shaped houses  and medieval mansions Naxos offers a beautiful and uniform view to the eye. 

Agia Anna
Amore Mio 💙
Paradise on earth
Mikri Vigla Beach 🍹🍹
Never got tired of red sunsets
A privilege of living in an island even for some days, is that above all you are surrounded by sea and sun
One of the most nicest bar views @520 Out (I want to remember you)
Fireworks and BlueStar approaching the port


Goodbye beautiful Naxos!

~ July 2017