Cdo gje ndodhi kaq shpejt dhe nuk e pata te lehte te kuptoja se si fluturuan oret nga mesdita ne mesnate. 

Mberritem ne nje nga vendet me pamjen me te bukur mbi Currila dhe u perpoqem te gjenim kenaqesine e te qenit pushim buze detit, ne nje dite me pak diell dhe shume ajer e qetesi. Me Currilat me lidhin shume kujtime nga femijeria dhe sa here mberrij aty ndjej nostalgji dhe njekohesisht perpiqem te risjell ne vemendje ndodhite e atyre viteve kur cdo gje ishte shume me e thjeshte. 

Pasditja erdhi e mbushur me deshiren per te shijuar aromen e detit dhe pamjen e bukur te shetitores se kembesoreve mes bareve e lodrave te femijeve. Po enderroja nje akullore te Çela, nje ecje te gjate deri prane portit, shume qetesi dhe clodhje ne qytetin me te bukur buze Adriatikut. 

Por shetitja anes detit ate buzembremje mbeti thjesht nje deshire, qielli i mbuluar nga rete e zeza vendosi qe hezitimin e oreve te pasdites ta shkarkonte sapo mberritem ne nje nga pjeset me te bukura te shetitores, aty ku hapet panorama e plote e gjirit te Durresit me portin dhe plazhin pertej.

Nuk mund ta mohoj qe ndjeva shume zhgenjim, por sic dhe kam mesuar prej shume ngjarjesh te tilla te vogla e te parendesishme, zgjidhja me e mire eshte te vraposh drejt strehes dhe te kerkosh gezim ne nje ambjent te mbuluar ku shiu nuk mundet te te gjeje.

Oret rrodhen shpejt mes muzikes, bisedave me shume humor dhe gotave te ftohta me vere dhe shume shishe uje. Nuk arrita te kuptoj se sa shi kishte rene gjate ketyre oreve por te nesermen zgjimi i ngadalte i fundjaves me perballi me temeraturat e ulta dhe rruget te mbushura me uje. 

Uji jo vetem qe kishte mberritur ne nivelin e trotuareve por ne rruge shikoje burime uji qe vetem perkeqesonin gjendjen e nje bulevardi te permbytur. Kisha vetem nje deshire ne ato caste, te largohesha nje minute e me pare nga gjithe ajo mase uji dhe nuk mundesha as te mbeshtetesha teresisht ne sedilje duke qendruar gati per te shquar ndonje grope apo ulje te nivelit te rruges. Sigurisht qe nuk mundesha te dalloja gje pasi uji kishte mbuluar cdo cep te asfaltit…

Qenka bere nami, mendova dhe ne te njejten kohe u gezova qe kishim rendur ne kohe per t’i shpetuar shiut inatcor e mesa duket shume me inatcor sesa mund te mendoja qe do te ishte ne nje dite maji. 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s