“Prossima stazione Montepulciano Centrale”, Stacioni i ardhshem Montepulciano, u degjua zeri qe foli ne dy gjuhe. Jo pa veshtiresi mblodhem gjerat qe kishim shperndare neper sediljet e vagonit dhe duke terhequr valixhet qe ne fund te nje dite te gjate dukeshin dhe me te renda se ne mengjes, ishte thuajse e pamundur t’i ulje nga mbajteset metalike siper kokave tona. Nuk e patem te veshtire te dilnim pasi ishim thuajse te vetmet udhetare me trenin e fundit nga Siena.

U afruam ne daljen e vagonit dhe me kokat mbushur me pyetje u drejtuam tek shkallet qe na conin poshte platformes dhe morem drejtimin e daljes. Po tani cfare do te bejme? Ku do te shkojme? Nuk duhet te tregojme shqetesim sepse ende shpresojme te gjejme nje zgjidhje dhe ne buze muzgu e gjetem veten ne nje shesh te zbrazet ne kerkim te taksise tone. 

U mblodhem ne nje rreth dhe midis cudise, inatit dhe te qeshurave perpiqeshim te inkurajonim njera-tjetren se cdo gje do mund te rregullohej dhe te kalonim nje mbremje te bukur.

Zoteria qe do te na shoqeronte per ne qytet u afrua dhe na ndihmoi te sistemonim valixhet ne makine. U siguruam qe ai te mos e mesonte ne asnje moment shqetesimin tone dhe duke folur me nje ze te qete shikonim ne te dy anet e makines fusha e kodra te mbushura me vreshta. Dielli qe perendonte skuqte qiellin duke i dhene ngjyra te forta qe derivonin nga e kuqja ne portokalli. Nje perendim i mrekullueshem mbi shpirtrat e mbetur pa fryme perballe kombinimit ajer dhe diell…

Mberritem ne sheshin e vogel ne qender te Montepulcianos dhe qartesisht ne ishim te vetmet qe terhiqnim valixhet neper kalldremin e tij. Midis dy bareve te boshatisur ne shesh ndaluam te merrnim nje akullore te mblidhnim zemren dhe me shume takt kamarieri na njoftoi se pas dhjete minutash lokali do te mbyllej.


Kishim mberritur ne Piazza Grande ne qender te Montepulcianos. Montepulciano, nje province e Sienes eshte nje qyteze mesjetare qe ngrihet ne nje koder. Hodha nje veshtrim perreth. Kisha e qytetit qendronte ne piken dominante te sheshit  shtruar me pllaka te kuqe. Duhet te zvarritemi ne kete shesh dhe te bejme foton tone, mendova dhe ndjeva se si buzeqeshja me perfshiu nga ai mendim. Ne krah te kishes ishte pallati komunal, nje godine pak e shtremberuar nga vitet, pak me tutje nje rrugice e ngushte e zbrazet dhe ne krah te saj shikonte apartamenti te cilin kishim dashur te merrnim me qera. Sa bukur duken qytetet ne foto! 

Isha ulur aty ne njerin prej kendeve te sheshit te madh ne presionin e minutave qe po shkonin, ne ngarkesen e mendimeve qe po me lodhnin, dhe ndjeja se si ajri i paster po me ftohte hunden dhe trupin. Kisha nevoje te parrefyer per ngrohtesi dhe qetesi. Ne fund te fundit kishim ardhur per ta pelqyer kete qytet e jo per tu merzitur. Por ja qe e kisha shume te veshtire te krijoja nje marredhenie dashurie me ate shesh te zbrazet buze nates se ftohte. Do doja te ikja nje ore e me pare qe aty, dhe oret qe duhet te qendroja me dukeshin aq shume. 

Qytetin e bejne njerezit, ndaj dhe ne u ngritem dhe vendosem ta gezonim…

Vendosem qe mengjesin ta kalonim te qete dhe te shijonim pak atmosferen e nje qyteze te vogel aty ne zemer te Toskanes. 

Dhoma jone ishte ne katin e dyte mbi rruge nga njeri krah e ne katin e pare ne rruge nga krahu tjeter, keshtu eshte kur banon ne koder me sa duket…

Dritaret e pajisura me kapake druri dhe grila veneciane druri i jepnin nje tipar karakteristik qytetit. Nuk mund te rezistoja pa qene dhe une ne foto bashke me to…


Mengjesi na gjeti duke kerkuar rrugen e duhur per ne Kantinen “Dei”, nje pervoje e bukur mes nje kantine teper interesante te prodhimit te vererave te ndryshme duke perdorur teknologjine e perparuar te qendrueshme te energjise se rinovueshme. Nje veper arti ne mes te vreshtave te Montepulcianos!

E ndoqem rrefyesen me kuriozitet dhe ne cdo hap te shpjegimeve te saj gjenim aq shume arsye per te shijuar nje kulture te ndryshme e aq interesante te prodhimit te veres si nje tradite e te shkuares e nderthurur me teknologjine e te sotmes dhe vizionin e se ardhmes.


E kisha te veshtire te kuptoja dhe te dalloja nese duhet te mbaja syzet optike apo te diellit ndersa leviznim nga nje ambjent ne tjetrin, here mbi toke e here nen toke, mes amfiteatrit, apo duke zbritur ne hyrjen me formen spirale te guackes…

Por nje gje mbetet e vertete ne gjithe qendrimin tone aty, kenaqesia nga shija dhe bukuria ishte e pafund…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s