Nje loje me orarin e udhetimit

Sa here qe takohemi ndjej se mbi te gjitha njeriu duhet te jete mirenjohes per mundesite qe ka ne jete. Nuk eshte moralizem, eshte vec nje konstatim i thjeshte dhe i sinqerte ne nje moment kthjelltesie. Eshte e pamundur te mos mendoj per te sa here qe udha na con ne ate qytet. Kemi te njejten moshe dhe shume deshira na bashkojne. Ajo eshte nje grua si shume te tjera, e re, e bukur, e qeshur, e vemendshme ndaj shume elementeve qe e bejne nje bisede te pelqyeshme.

E kam te veshtire te kuptoj nese veshtrimi i saj eshte ne gjendje te mberrije tek une, por ndjej se eshte e vemendshme ndaj cdo informacioni qe i vjen nga bota e jashtme. Nje femer e kendshme, nje nene, nje njeri qe mbi te gjitha ka shume kurajo, shprese dhe optimizem.

Nje fjale ma tha me shume qetesi dhe mencuri: “E di qe jam me e qete keshtu ne boten time? Asgje nuk eshte ne gjendje te me shqetesoje.”

Kane kaluar disa dite nga takimi yne dhe ne momente qetesie i rikthehem ketyre fjaleve. Nje menyre per te reflektuar mbi ndikimin qe me vjen nga bota e jashtme. Nje forme trysnie e perhershme dhe e panevojshme qe pervec se te ngarkon me elemente te tepert, nuk te ben asnje sherbim te dobishem. Madje me teper te imponon sjellje, te cilat jo vetem nuk te pelqejne por qe te bejne dhe te ndryshosh ate pjesen tende te bute e te ndryshme nga ajo qe nuk e ke tenden.

Eshte nje loje e vogel me jeten qe e luajme cdo dite, duke ia hequr vetes te drejten per te qene te paprekur e pacenuar, ne kete udhetimin tone te vetem neper kete jete, duke mos qene dhe deri ne nje pike te vetedijshem se shume lehte mund te ishim ne nje tjeter rrugetim dhe se zgjedhjet qe kemi bere na percaktojne fatet tona ne kete ore. Ne orarin e tjeterkujt nuk mund te jemi ne, thjesht kaq.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s