Zebra

Pasi kisha ndjekur qetesisht rrugen qe zbriste ne nivel sa me shume i afrohesha rruges se re duke degjuar lajmet e mengjesit ne radio, ndoqa drejtimin e detyruar dhe ngadale u vendosa ne rradhen e gjate te makinave qe prisnin te hynin ne Unazen e qytetit.

Rruga e re eshte e pajisur me trafikndarese, semafore, trotuare dhe parkim ne te anen e saj te djathte. Eshte nje rruge me peme dhe vijezim. Eshte nje nga ato rruget, per te cilat nuk kam asnje kritike dhe kur hyj aty, ndjej se sa e rendesishme eshte qe te kete me shume rruge te tilla ne kete qytet.

Folesja ne radio lexon lajmet njeri pas tjetrit dhe une si cdo dite perpiqem te kujtoj e njekohesisht kuptoj se si ndryshon njeriu ne vite, e sesa pak mundemi te njohim aftesite e anet me te mira te tjetrit ne moshe te ndryshme. Se bashku kemi ndjekur te njejtin gjimnaz, dhe une zerin e saj e kam te ngulitur ne koke qe atehere kur shkembenim ne korridor ne pushimet midis oreve tezat e provimeve. Ajo tashme eshte bere e njohur dhe zeri i saj me shoqeron sa here qe une jam ne kohe per ta ndjekur. E ndoshta as nuk e di qe une e degjoj…

Me pelqen te leviz stacionet e radios ndersa pres te afrohem ne semafor. Rradha e makinave eshte e gjate dhe une kam kohe te bej gjithe veprimet e mundshme ne ato tre apo kater minuta pritje. Hap canten dhe gjej kutine e syzeve te diellit, i nxjerr, i pastroj me lecke butesisht, i ve ne sy… Marr syzet optike i fshij me lecke butesisht, i mbeshtjell dhe i fus ne kellef. Vargu leviz perpara me tre makina… Ne menyre instiktive shoh sesi nje varg makinash hyjne ne trafik duke mos e respektuar driten e kuqe. Shoh veten ne pasqyren majtas, shoh veten ne pasqyren lart, kontrolloj dhe pasqyren djathtas…me ate rast shoh me bisht te syrit makinen ne krah.

Vargu leviz me tre makina te tjera dhe ngadale i afrohem vizave te bardha.

Meqenese vijat e bardha jane rilyer se fundmi, mbi asfalt kane mbetur ende shenjat e vijave te meparshme te cilat nuk perputhen me te rejat… Cdo mengjes me kalon ne mendje pyetja se cilat prej tyre duhet te respektoj dhe butesisht afrohem drejt te rejave. Ne te njejten kohe me mua drejt tyre po ecen dhe nje burre i pergjumur. Ndjek sesi hapat e tij ecin me hezitim dhe me nje veshtrim te hutuar kerkon drejtim ne semafor, eshte rradha e tij. Me terheq vemendjen veshtrimi i tij, as majtas as djathtas, por ndjehet sesi me sy kerkon diku poshte makinave duke u drejtuar aty ku dikur fillonin vijat e zbehura tashme. Por ato nuk duken poshte rrotave tona dhe nje shfryrje e gjate duket se zefill ne kraharorin e tij. Dicka mermerit dhe me hapa te ngadalte nis te kaloje rrugen.

Me sa duket, nuk qenkam e vetmja mendoj, dhe drita jeshile me ben te nisem drejt vargut te makinave qe serish nuk e respektuan driten e kuqe duke u perpjekur te me zene rradhen ne segmentin e shkurter mbi ure. Nuk e di se kur do te nderpritet se perserituri kjo rutine e mosrespektimit te ngjyrave dhe perparesive por edhe sot si cdo mengjes ia dola te prisja me durim dhe me qetesi te mberrij ne destinacion, duke menduar per zebrat mbi asfalt.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s