Jetojme ne nje bote ku lajmi i keq mbizoteron ndaj te mirit, ku dhuna mbyt ekranet, ku ngjarjet e shumta te kronikes na skuqin trurin dhe na trishtojne shpirtin, ku padrejtesite e medha e te vogla na bejne te ndjehemi te pafuqishem e te parendesishem ne detin e madh e te thelle te pabarazise ne shoqerine njerezore. Nje det qe mbushet nga veprimet e shumta ne dukje te parendesishme, qe mbushin pike pike helmin e hidhur qe derdhet cdo dite ne menyre shume te zhdrejte, ku sa me poshte te jesh ne piramiden sociale aq me shume pjese te takon ne padrejtesi… sepse cuditerisht dhe ne kete gje nuk ka drejtesi… E nuk mundet te rri pa e thene ne kete dite se nuk eshte nje bote e burrave ndaj grave, por eshte nje bote e te pasurve mbi te varfrit, nje bote e maskarenjve mbi te drejtet, nje bote ku shume perpiqen te ngrihen duke shkelur mbi koket e te afermve, dhe kjo bote nuk me pelqen… 
 
Perpiqem te mbyll syte dhe veshet perballe saj, e jo rralle kerkoj qe te bej ndryshim. E pra, eshte e kuptueshme qe perpjekjet e mia per te ndjekur idete frymezuese, ngjarjet pozitive, e larguar negativitetin nga jeta ime, ishin te medha kete vit por dhe jo te pasuksesshme. Shpesh ia dola te qendroj ne qetesi dhe e pandikuar nga skenat e padeshirueshme qe te rrethojne perditshmerine, por dhe nuk mund t’i harroj rrezimet e dhimbshme qe me mbushen me zhgenjim e dhimbje te pafund.
 
Ndodh qe gjerat qe kemi te mos i vleresojme sa duhet dhe per kete arsye te mos ndjehemi shume te permbushur e te realizuar. Fale dhe modeleve te panumerta qe ne ofrohen poshte e larte, e sidomos nga njerezit qe aq shume duan te na bindin se jane te suksesshem ne vanitetin  e tyre, duke na krijuar nje imazh jo fort real per ato qe mund te kemi dhe qe mund te jemi. Megjithate ja qe mburoja e hekurt qe u perpoqa te mbaj fort ndaj rrezatimeve te demshme te ketyre falsiteteve, nuk mundi te me mbronte nga lendimet e njepasnjeshme duke me bere te mendoj se mbi te gjitha jetoj ne nje shoqeri te gabuar, te mbushur me modele te shemtuara. 
 
Jam perpjekur te ndaloj, dhe te mendohem e te analizoj se cfare eshte ne te vertete vlera e kesaj perpjekje per te ruajtur te paprekur shpirtin. Kam provuar te qendroj e terhequr nga bisedat dhe takimet qe nuk jane me shume se humbje kohe, por serish eshte e veshtire te shkeputesh teresisht nga mbytja qe te ofron realiteti, e ne fund te fundit nuk me pelqen te shnderrohem ne nje person asocial. Por eshte kaq e veshtire te mos thyhesh e te mos ndjesh se si te nxehet gjaku e te tendoset durimi.
 
Ky fundvit me ka gjetur me nje ndjenje te forte mirenjohje per jeten qe kam, te mirat qe me rrethojne dhe personin qe jam. Me pelqen qe ende te njohurit e mi me shohin si nje person enderrimtar, te qeshur e qe percjell shprese. Deshiroj ta mbaj fort kete person qe ka mberritur deri ketu jo duke u zvarritur por duke qendruar fort me koken lart edhe ne momente vertet te veshtira, e perballe ererash te forta ne rrjedhen e viteve.
 
E si i thone nje fjale, eshte e vertete qe une mendoj me shume sec duhet per gjerat qe ndodhin, por ama dhe shpirtin e kam te mbushur me dashuri, dhe jam e bindur se dashuria eshte pergjigja e cdo te mire qe kam brenda meje, dhe askush nuk mundet te ma tjetersoje kete.
 
E kam shkruar dhe para disa kohesh, se ndryshimi qe me vjen se jashtmi, shoqeruar me perpjekjen per te mos ndryshuar, rezulton pashmangshmerisht ne perpjekjen per ta ndalur thelbin tend qe te ndryshoje duke u shnderruar ne tradhetine me te madhe qe mund t’i besh vetvetes. Une deshiroj dhe mbroj me force pikerisht kete thelbin tim te brendshem, te cilin nuk dua kurre te tradhtoj, edhe pse presioni dhe goditjet e shumta qe vijne nga te gjitha anet me fusin shpesh ne vete-dileme duke me bere te mendoj nese vertet ia vlen te luftosh per kete. Por sado te forta te jene dallget e deshtimit, jane edhe me te medha deshirat e mia per t’u ngritur dhe vazhduar rrugen time. Ate rrugen te cilen e kam shtruar vete, dhe mbi te cilen kam ecur here me kurajo e here me shume kujdes per t’u rritur dhe bere kjo qe jam.
 
Perpiqem shume te rigjej force dhe frymezim tek njerezit qe dua, tek shpirtrat e mire e te drejte, qe edhe pse te pakte ne numer, jane serish aty per te me ofruar sigurine se nuk jam gabim, dhe se te ndjekesh te miren nuk eshte nje shkarje e momentit, por eshte nje qellim jete per te cilin duhet te punosh cdo dite e cdo ore.
 
Mua me pelqen te shoh veten ne pasqyre dhe te kuptoj se mbi te gjitha aty shoh te reflektuar nje njeri qe jashte presionit te materializmit te semure dhe modelit te jetes me xixa, ka mbetur nje njeri i thjeshte dhe i vertete. 
 
Jam mirenjohese per kete.
 
Per te gjithe lexuesit e mi sot e gjithmone, deshiroj t’ju uroj nje vit te mbushur me te verteta dhe arritje te vogla personale, te cilat pak nga pak do shperblejne nje dite te gjithe energjite e shpenzuara ne rrugen e duhur, te lodhshme por te drejte te se mires.
 
Gezuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2017!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s