Per ke bien keto kembana

Me nderrimin e ores dhe dita eshte me e shkurter. Me renien e muzgut dhoma behet e erret dhe eshte e pamundur te qendrosh pa ndezur driten. Une e dua diellin. E dua ne te gjitha kuptimet, dhe kur me percellon nga nxehtesia, dhe kur me perkedhel me rrezet e mengjesit… por mbi te gjitha e dua kur perendon. E ndjej qe me mbyllet dita dhe po vjen mbremja. E dua dhe mbremjen, por jo aq sa mengjesin. Nuk e dua erresiren aq sa dua driten.

Cdo pasdite ne oren kater e tridhjete, nje mori tingujsh te forte por jo cjerres, therrasin fort perballe dritares time. Me hidhet zemra peshe dhe nuk mundem te mos kthej syte nga ora. Me duhen dhe tridhjete minuta te mbaroj punen por tingujt e kembanave ma veshtiresojne gjysemoreshin e fundit. Padurimi me mbush te teren, dhe tavolina behet nje model rregulli dhe pastertie sa hap e mbyll syte, ama minutat jane aty te gjata dhe te pambarim, ndersa tingujt jane ende ne veshet e mi. 

Asnjehere nuk e kam ditur perse bien kembanat ne ate ore, ndoshta nje dite do ta kem pergjigjen e kesaj pyetje por ndjesia qe provoj cdo pasdite ne te njejten ore une ndjehem njesoj. Jane kembanat e kishes qe bien duke sjelle cdo dite mendime te njejta, me akrepat qe vendosen saktesisht mbi oren dhe minutat. 

Si i thone asaj fjales, mos hezito t’u biesh kembanave qe ende kumbojne… Por dita nuk eshte e njejta. Ajo shkon me kohen  pa kthim dhe data qe nderrohet ne kalendar me kujton si ikin ditet e une i qendroj besnike te njejtes deshire te madhe per ikje…



Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s