Memories keep us alive

Para dy ditesh, ne nje nga momentet e shkurtra te qetesise, midis detyrave te shumta dhe ritmit te shpejte te jetes, ndersa hodha syte mbi kalendar dhe po perpiqesha te planifikoja per javen e dyte te tetorit, kuptova qe kishte ardhur pa u ndjere fundi i shtatorit dhe ne te njejten kohe kujtova se nje vit me pare kam qene ne Berlin. 
Nuk di pse kurre nuk u ula te shkruaj mbi kete udhetim, dhe ndjesite qe pata ne ate qytet. Megjithate e di qe kam folur shume me njerezit e mi te afert por edhe me shume kam dashur te ruaj brenda meje menyren sesi u ndjeva.
Ndjej sesi e perditshmja me lodh, me mban peng, me mbyt, e perpiqet te me terheqe zvarre nga java ne jave, mes ditesh identike qe pervecse me kane gllaberuar oret e dites, duan te me robotizojne dhe shpirtin. 
Permes ndjesish te ngjashme e te perhershme, pranova me shume gezim nje ftese per te vizituar Berlinin, duke u bere pjese e nje pervoje te thjeshte njerezore.
Nga ai qytet i madh, i gjelber, i thjeshte, i rregullt, i ftohte, por dua ta theksoj kete ndjesi te thjeshtesise qe me ndoqi kudo, mora me vete ate qe aq shume me mungon ketu, humanizmin. E them me bindje qe pikerisht kjo ndjenje me mbushi me nje mirenjohje dhe vleresim per thjeshtesine ne komunikim dhe ne sjellje te personave te cilet ne nje menyre ose ne nje tjeter me prezantuan me nje permase identifikuese dhe percaktuese te atij realiteti. 
Eshte e cuditshme sesa e thelle dhe mbytese eshte ndjesia e mungeses ne kete vend. Eshte edhe me e cuditshme ndjenja e madheshtise dhe vetepelqimit qe po ashtu na shoqeron ne menyren si sillemi, prezantohemi, presim… duke menduar se jemi unike, te paperseritshem nderkohe qe jemi ne nje lloj kuptimi thjesht arrogante e mendjemedhenj…
Ajo qe une mbaj ne zemer e ne mend nga ai qytet, eshte menyra se si u ndjeva, e respektuar, e vleresuar dhe e barabarte ne nje menyre aq te natyrshme e thellesisht u ndjeva e lire ne thjeshtesi.
E enderroj nje dite te tille kur te eci ne nje qytet te mbushur me liri dhe vetebesim se madheshtia nuk qendron tek lavderimi i kotesise por te respekti i thjeshtesise…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s