Kthim ne qytet

Ditet e gjata pas pushimeve gjithmone me jane dukur me te gjata se ne te vertete. Oret gjashtedhjeteminuteshe papritur shumefishohen disa here me minuta te gjata sa per disa ore gjashtedhjeteminuteshe te marra se bashku, e per te mbyllur kete fjali te nenrenditur te mbushur me fjale te perbera, desha te them qe do doja te kisha qendruar me gjate ne pushime.
Kthimi nga pushimet nuk lidhet vetem me faktin qe nuk do jesh me ne gjendje lirie apo dhe qetesie. Me teper lidhet me detyrimet qe te lidhin me qytetin ku banon, jeten qe ben gjate te perditshmes tende, ritmin e mengjesit, qendrueshmerine gjate dites, rendjes pas punes, dhe rikthimin ne nje cikel i cili pervecse nuk ndryshon, te lodh aq shume menderisht.

U perpoqem te thyenim kete gjendje mendore e fizike te mungeses se qendrimit jashte ne natyre dhe mbylljes me ore te gjata para kompjuterit ulur per ore edhe me te gjata nga karrigia ne divan, duke dale per te ecur nga parku i liqenit. Nje perpjekje qe e ushqyem per tre jave te plota dhe qe e ndjej se pak nga pak ajri i Tiranes po me mbyt e po me mberthen ne kthetrat e te perditshmes qe aq me shume deshire dhe perkushtim u perpoqa ta luftoj dhe ndryshoj pergjate pese javesh.

Ne te vertete nuk me pelqejne dorezimet, nuk me pelqen te ndjehem se humba, nuk me pelqen te them qe nuk munda t’ia dal dhe kete here si shume here. Por ja qe ky eshte realiteti, e sic thuhet ne keto raste nese nuk ndergjegjesohesh per gjendjen ne te cilen ndodhesh, nuk mund te kerkosh menyra dhe rrugedalje per ta ndryshuar.

E pra jam e ndergjegjshme por ama jam kaq e lodhur…

Kthehemi tek parku. Kur jam atje ne ate udhezen qe gjarperon duke hyre ne zemer te pyllit, shoh silueta qe me kalojne perbri, perballe, here me ritem me te shpejte se timin, e here me me dembelizem se sa une, degjoj biseda, dialoge, shprehje e fjali qe aq shume me bejne te kuptoj dhe te ndergjegjesohem per ambjentin ku ndodhem dhe njerezit qe e perbejne ate.

Nje mbremje, gjate shetitjes, syte me kapen cuditerisht nje grup njerezish me te gjitha cilesite e nje grupi endacakesh moderne. Termi cudi ne kete rast lidhet thjesht me aftesine time per te shquar ne kushte te gjysemerresires, fytyra dhe tipare te cilat dhe ne kushte te tjera nuk do te me ngacmonin asnje nerv apo reagim. Bohemet qendronin prane nje stoli dhe as flisnin, as i binin kitares, asgje… Ndjeva nje gjendje corodie ne ajer dhe ne cast u perpoqa te vleresoj situaten. (Persene e reagimit tim nuk do te mundem ta di kurre.) Megjithate nuk mund te heq nga mendja fytyren dhe veshtrimin e gruas qe qendronte ne kembe me nje buzeqeshje te madhe vetekenaqesie dhe gezimi qe i shkruhej mbi fytyre. Une e njoh ate. Nuk e njoh realisht, e njoh virtualisht. E kam pare dhjetera here ne fotot dhe publikimet e saj ne rrjete sociale, ia di fytyrat e familjareve, shume prej shqetesimeve e gezimeve te saj, sepse kjo eshte jeta qe bejme dhe i ofrojme dhe botes perreth, njohje te hollesishme virtuale dhe ftohtesi reale.
Une nuk guxova ta pershendes, ne te vertete nuk i dhashe asnje shenje njohjeje, e akoma me e vertete se kaq, u ndjeva e frikesuar brenda meje per llojin e njeriut qe perkufizova ne ato momente… Dhe ky mendim permbi te gjitha me trishtoi per menyren se si e pashe veten se jashtmi, si nje person qe perkufizon dike vetem nga grupi ne te cilin ndodhet. Qe nga ajo mbremje kane kaluar shume te tjera, por nuk po gjeja qetesi derisa e shkruajta dhe e ndava ketu.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s