Missing you

E pata te veshtire te kuptoj kembenguljen tende ne telefon per t’iu pergjigjur pyetjes aq shume te perseritur, si eshte koha atje, a bie shi, ketu furtune, u thyen pemet…
Jo babi, ketu tek ne ka qene diell, shume diell dhe pas drekes fryn ere, ngrihen dallget dhe vershojne njerezit me tavolinat e surfit, jane shume te bukura me vela shumengjyreshe – ishte pergjigja ime standart por dhe shume e vertete.
Dje ndersa po pija nje leng freskues ulur ne nje lokal ne plazh, pozicionuar mbi nje kodrine mbi det, po mendoja pikerisht kete gje, valle sa shi do te kete rene ne Tirane? Sa ore rruge do te me duhen per t’u kthyer, sa kilometra larg? Nuk e bera kurre kerkimin ne internet per te gjetur distancen ne kilometra, dhe perpiqesha t’i thoja vetes shijoje kete pamje, merr fryme thelle ne ajer te paster se do te mungoje kur te kthehesh.
Nuk di sa here kam shkruar e sa here akoma do te shkruaj per Tiranen, per largimet dhe kthimet. Une e dua shume kete qytet edhe pse shume here ankohem dhe gjej aq shume te meta ne menyren sesi eshte i organizuar dhe i corganizuar, ama dashuria mbetet. Ndryshe nga heret e tjera kthimi i sotem nuk pati ate padurimin qe me ndjek gjithmone pas ditesh te gjata largimi. Ama kur morem kthesen nga Durresi drejt Tiranes kilometrat mu duken dhjetefish te gjate. Qendra tregtare ne te djathte, koncesionaret e makinave, mobilerite, dhe ja vargu i makinave qe presin te hyjne ne qytet.
Po mberrij! – mendova dhe mora fryme thelle.
Sheshi “Shqiponja”, trafik… pastaj “Zogu i Zi”, trafik… pastaj rruga e “Durresit”, Sheshi “Skenderbej”, “Ushtari i Panjohur”, Sheshi “Avni Rustemi”, trafik… me paska marre malli!

Ndersa afrohemi drejt lagjes tone, nje deshire me pershkon trurin, sikur te na e kene shtruar rrugen… Por jo, gropat me duken me te thella, e gungat ne asfalt me te theksuara. 

Me ne fund ne shtepi! – mendoj ndersa hap dritaret per te ajrosur shtepine. Dhe voila’ surprize, me ne fund kuptoj perse babi me ka pyetur cdo dite per kohen, nje petk rere dhe balte ka mbuluar parvazet dhe ballkonin, e ne cdo siperfaqe ndjehet kokrrizat e imta te reres. Paska rene shi i qelbur mendoj dhe nuk ndjej me ate gezimin qe kisha pak caste me pare. Shi me balte, apo ajer me dhe’ qe po u bashkua me pikat e shiut kthehet ne balte… Eshte dheu qe thithim ne cdo dite dhe qe une sot e mblodha me fshese dhe me kaci ndersa teshtija nga ato grimcat e tij qe me depertonin ne flegrat e hundes.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s