Smoking kills / Helmi vret

Mbremjen e djeshme mbizoteronte nje qetesi e plote. Kodra qe ngrihet mbi gjirin qe perfundon ne det, sherben si nje mbrojtese natyrore por dhe ndarese nga pjesa tjeter e ishullit. Nje manastir shikon mbi ne duke na dhene nje ndjesi edhe me te thelle qetesie dhe paqeje ne keto kohe ku kaosi dhe lajmet e kronikes mbizoterojne kudo.

Udhezat e ngushta gjarperojne permes fushash te mbjella me ullinj e portokalle. Ne keto rruget pa njeri… kalojne qindra makina te heshtura per te mos prishur qetesine e pushuesve dhe respektuar mbremjen nen driten e henes.

Ne momente qetesie me kalojne shume mendime te cilat dua t’i shkruaj por pastaj zgjedh te qendroj ne qetesi dhe te shijoj mbremjen. Vetem ne momente te tilla jam ne gjendje te perqendrohem e te mendoj thellesisht per ceshtje te te perditshmes qe me ngaterrohen e me qendrojne ne koke ne pritje per te marre jete. 

Negativiteti i ambjentit rrethues eshte fjala kyce e shqetesimeve te cdo dite.

Largohu! Nje ze I brendshem me flet me force.

Qetesohu dhe ik larg… Me vjen ne mend Mark Twain sonte: negativiteti eshte si tymi i duhanit, perse duhet te qendrosh aty dhe te thithesh tymin e demshem te tjetrit? 

Dhe nga ana tjeter nese kjo ndodh nje here…nuk duhet te lejojme qe te ndodhe per here te dyte…

Ne fund te fundit cdo njeri sado i rendesishem apo me pak, jeton 24 ore cdo dite. Varet se cfare deshiron te besh me 24 oret e tua… Jeta ime eshte shume e rendesishme dhe qe te jetoj e qete nuk pelqej te degjoj qaramanet dhe ata qe vetem shpenzojne kohen e tyre dhe nervat e mia me tym… Me demton trurin dhe me vret shpirtin. 

Me pelqen qartesia… largohem… dhe zgjedh boten time… Dua te shoh driten, drita ime me ben te lumtur…


Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s