Një fëmijë

Kur vendos te behesh me femije ne vendin tone, deshira per te mbajtur ne krahe nje pasardhes per te kurorezuar nje dashuri, shoqerohet nga nje pasiguri e brendshme dhe shpesh e heshtur, si nje qenie njerezore me ndjenja te nderlikuara dhe me logjike, qe para se te marre nje vendim i duhet te peshoje shume ose pak elemente. E megjithate nuk eshte nje vendim te cilin te duhet ta marresh me shume llogarira paraprake, sepse na eshte thene se jemi rritur ne nje kulture qe te pakten masivisht, eshte dashamirese dhe e kujdesur ndaj femijeve.
Nuk me pelqen te bej moralisten sot per shume arsye, por ama kam shkruar disa here per femijet sepse kendveshtrimi im per gjerat eshte mprehur ne lidhje me te drejtat e femijeve mbi te gjitha edhe sepse jam nene.
Ashtu sic bej ne raste tronditje ekstreme, edhe sot deshiroj te ndaj me ju pjesen time te historise te cilen e kam shkruar pjeserisht kur tregova per diten e pare te kopshtit per vajzen time. Pervec ndjesise time te fajit ndaj saj, ajo qe me qendronte tere kohen ne koke ishte fakti a do te ma godisnin vajzen? Dhe dua ta them, perballe zgjedhjes se te pasurit vajzen ne shtepi me nje dado, une pelqeja kopshtin pikerisht per kete arsye, se ne kopesht do e shikonin shume pale sy. E dhimbshme kjo qe thashe kur mendoj se ato sy nuk do kishin kurajon te flisnin as gjysem fjale per te ndalur dhunen. Duhet te jemi realiste, modeli qe ne kemi per ambjentet me femije eshte i dhunshem. Nuk jam ne gjendje te bej analiza te gjata per kete gje e as te perseris veten ne sa e sa situata jam ndodhur ne ambjentet ne rruge, ne plazh, ne lodra, ne dyqan e kudo, ku femijet thjesht abuzohen ne cdo menyre, sepse ketu femija eshte thjesht nje femije.
Vajza ime filloi kopshtin ne moshen 29 muajshe kur artikulonte fjali te plota por te shkurtra. Per ata qe nuk kane femije pas moshes 22 muaj pritet qe femija te artikuloje togfjalesh me kuptim si dhe fjali.
Une kam pasur fatin te kem nje femije me personalitet te forte dhe shume te pavarur, gje qe e ka treguar qe ne fillesat e aftesive te saj per t’u shprehur. Kjo me ka dhene besim te shpresoj tek e ardhmja e saj disi me e sigurt, per t’u perballur me kete realitet shume te ndryshem nga ajo qe deshirojme te kemi per femijet. Nga ana tjeter e ka bere ate vete te vendoset ne qender te kritikave dhe ndonjehere dhe ndeshkimeve per ta vecuar si shembull jo te mire te sjelljes stereotip te nje vajze te vogel. Megjithate asnjera nga keto nuk me ka lodhur mua qe t’i shpjegoj sa e sa here ne menyre te pergjithshme dhe specifike se ajo si gjithe femijet ne bote ka te drejtat e saj, se ajo ka te drejte te luaje, se ajo ka te drejte te degjohet, se askush nuk ka te drejte ta lendoje, dhe nese dikush te kundershton dhe ngre zerin duhet t’i kerkosh me kembengulje te te degjoje mendimin tend etj etj. Por mbi te gjitha, nuk jam lodhur kurre se theni se cfaredo qe te ndodhe, mami e do shume dhe do ta mbeshtese gjithmone edhe sikur te kete bere gabim.
Une shpesh kam rene pre e lojerave te vajzes time, te historive imagjinare te kokes qe i dhimbte nga shkopi me te cilin edukatorja e godiste ate dhe shoket. Ama kembengulja time per te investiguar me pyetje dhe situata hipotetike, rezultonte ne te kunderten e asaj qe thoshte ajo dhe shkopi thjesht nuk ekzistonte.
Nje nga shenjat kryesore qe nje femije jep kur ambjenti ku rritet eshte i dhunshem ndaj tij eshte refuzimi. Kete e kupton cdo prind. Kete e ndjen cdo njeri i afert me femijen. Kete e tregon cdo femije ne mos me fjale, me trup. Une nuk jam per pergjithesime, ama cdo prind duhet te jete i pari qe te mbikeqyre shendetin emocional te femijes se tij, kjo nuk diskutohet. E nese prindi eshte i paafte ne kete gje, atehere ka struktura te tjera sociale qe nderhyjne duke filluar nga familjaret e afert, fqinjet, edukatoret, shteti. 
Megjithate modeli im nuk ka qene ky. Gjithmone me eshte mesuar qe te menaxhoj situatat konfliktuale ne nje menyre te qete, normale, me komunikim, me miresjellje por dhe me tolerance. Cili eshte modeli qe na ofrohet e cilin model u ofrojme ne femijeve tane? Ne ose terhiqemi sa me larg ne heshtje, ose perballemi dhunshem qe ne thelb jane te dyja te gabuara. Po vlera e komunikimit ku mbetet? Me duket se thjesht nuk e gjej ne boten reale kete gje. Nuk ka me keq kur ne qender te ketyre situatave ndodhen femijet, por akoma me keq kur nuk jemi ne gjendje te nderhyjne ne menyren e duhur per ta parandaluar.
Ne jeten time, personi i cili ka ndikuar ne menyre te padiskutueshme ne formimin tim, eshte babi. Une e kam diskutuar shpesh por deri dhe ne nje mase jam ankuar ndaj tij per mosperputhjen e modelit qe ai me ka ushqyer perballe botes reale. Une personalisht jam ndjere e papregatitur perballe dhunes verbale apo menyres se te sjellurit te te tjereve ndaj meje, deri sa kam kuptuar se sjellja ime nuk eshte ajo e duhura ne nje realitet pak e thene te dhunshem. “Nuk ka c’te duhet ty me te tjeret, ti ke rrugen tende”. 

Por nga ana tjeter une nuk deshiroj qe ato faqe te pafund librash apo website ku flitet per shendetin mendor, emocional e social te femijeve, dhe per te drejtat e njeriut te bej sikur nuk i di e nuk i kam lexuar.
Une jam serish ajo qe i kritikoj njerezit per manine e facebook-imit te femijeve, dhe ketu pa perjashtim hyjne dhe aktivitetet neper kopshte ku femijet pa asnje te drejte fotografohen dhe publikohen e behen objekt i nje bote minimalisht te rrezikshme per ta.
Nuk deshiroj te zgjatem, por as te mallkoj. Video qe pashe mbreme, ishte ne vazhden e shume videove qe kemi pare kohet e fundit ku femijet dhunohen. Video qe pashe mbreme, ishte nje cope e vogel nga ato mijera situata te padeshmuara e te paraportuara qe femijet jetojne cdo dite. Video qe pashe mbreme eshte thjesht nje pasqyre e realitetit ku jetojme cdo dite dhe ndaj te cilit kemi frike te ngrihemi.
Une nuk jam trime, ama dhe kur une kerkoj te them dicka qe nuk eshte si ajo qe mendojne te tjeret, shpesh marr komentet te tipit dekurajues, sepse keshtu eshte masa, te mbyt, te shtyp, te hesht, te dhunon, qofte dhe me fjale. 
Nje femije qe dhunohet eshte shembulli me i qarte i dhunimit social qe kemi qe ne filiz, dhe i cili do na ndjeke gjithe jeten, prandaj duhet te mendoni mire per fjalet, sjelljet dhe menyren si e shikoni nje femije, sepse pergjegjesit per mireqenien dhe mirerritjen jemi ne, te rriturit.
Ne fund te dites, me te gjithe te drejtat qe ka dhe qe mund te kete, eshte thjesht nje femije.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s