The white dog

E gjithe kjo histori nisi ne nje mbasdite disi te vecante te nje dite jave. Ndryshe nga ditet e tjera kur une nxitoj te shkoj ne shtepi pas pune, ate pasdite vendosa te dal per nje kafe ne nje prej lokaleve te mi te preferuar, me te preferuarin ne fakt.

Rrjeti i lokaleve si ky, eshte perhapur ne disa lagje te Tiranes dhe kapucino e tyre me kafe, eshte me e mira qe kam pire ndonjehere. Gjithnje tavolinat jane plot edhe pse te shumta ne numer dhe ngjitur me njera-tjetren, shume si une, nuk ankohen me hapesiren e vogel nga tavolina ne tavoline, e madje pranojme te vuajme per parkim vetem per nje kafe ne nje nga kafenete me te frekuentuara te qytetit.

Kur mberrita atje, e vetmja tavoline e lire ishte prane deres. U ula pa e menduar dy here dhe mezi sa prisja qe kamarierja te me sillte kapucinon time dhe kekun po aq te mire qe shkon aq shume me shijen e zbutur te kafes me shkume qumeshti e kanelle siper.

Kur ulesh perjasht, prane deres, ke mundesi qe pervec freskise te shijosh dritat qe ndizen e forcohen duke shoqeruar renien e muzgut. Te rinjte qe hyjne e dalin shkujdesur, veshur shume ndryshe nga ne te tjeret – qe me shume sesa mosha na ndajne pergjegjesite qe kemi marre mbi supe gjate viteve- dhe shume bukur e me shije. Gjithsesi nuk e mohoj dot, shpesh bisedat e tyre me duken aq boshe e pavlere saqe trembem nga ata qe nje dite, shume shpejt ndoshta, do te na pasojne e pse jo ndoshta drejtojne. Megjithate deshiroj te besoj tek te rinjte…

Ne tavolinen perballe meje ishin ulur dy vajza, nje djale dhe ne kembet e tyre sillej verdalle teper lozonjar e miqesor nje qen i madh i bardhe. Te rinjte ishin shume te zene me bisedat e tyre off dhe online, dhe qeni shpesh nuk merrte vemendjen e duhur prej tyre. Ai ngrihej dhe i perkedhelej cdo kalimtari midis dy tavolinave tona, apo dhe vinte e ngrinte koken per te pare cfare kishte mbi tryeze. Nese i afroje doren te lejonte ta perkedhelje duke tundur bishtin sa here qe dikush merrej me te. Madje i zgjaste putren sapo dikush t’i thoshte “ma jep doren”, duke treguar se sa miqesor ishte. 

Hera-heres ata kujtoheshin per qenin dhe e therrisnin ne tavoline. Ai shkonte i bindur, i perkedhelej neper kembe, shtrihej nen kembet e tyre dhe ngrihej vrik sapo dikush kalonte neper lokal.

Duhet ta them, mua me bezdisin shume qente qe vijne verdalle pa kontroll neper lokale, sado miqesore te jene, mirepo ate pasdite ky qen m’u duk shume i vecante. Ndenji gjate ne tavolinen time derisa te zotet u ngriten nje nga nje per te ecur drejt nje super makine luksoze te parkuar aty prane. E thirren qenin dhe iken ne mes nje kombinimi ecje pasarelash, indiference dhe mosperfillje e tipit ”e dime qe po na shikoni me zili” dhe “c’te besh ky fat ju ra”. Nuk denjuan te thonin as na falni per shqetesimin, as ju faleminderit qe ndenjet me qenin ne tavoline.

Ndersa kisha keto mendime ne koke dhe gati po nisja revolten time te brendshme te heshtur, qeni u kthye duke dihatur me gjuhen jashte, beri dy levizje rrethore tek tavolina jone, tundi bishtin dhe u largua po aq me vrap sa erdhi.

Ne menyren e tij prej qeni te mire te bardhe, na tha mireupafshim!

Sa me shume i njoh njerezit, aq me shume i dua kafshet, me erdhi ne mend ne ate cast…




Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s