The Square

Shpesh jam ulur te shkruaj per fillimin e dites time. Dita ime nuk fillon kur zbardh megjithate eshte shume e ngarkuar dhe e mbushur me ngjarje te njepasnjeshme. Une kaloj nga njera ne tjetren gati ne gjendje gjumi, pa mendim, por duke kryer veprimet nje nga nje ne menyre gjysem robotike. 
Mengjeset jane aq te ngjashme nga dita ne dite sa kur mberrij ne tavolinen e punes, e kam shpesh te veshtire te ndaj ditet dhe ngjarjet e megjithate mengjeset e mia te lodhshme jane te bukur e te mbushur me ndodhi te vogla per te cilat jo rralle kam shkruar, e edhe kur nuk shkruaj, mendoj dhe deshiroj aq shume te shkruaj per to. Por nuk shkruaj, jo se nuk mundem… 
Nuk shkruaj pasi ndjej merzi, ndjej trishtim kur kerkoj te gjej arsyen e sjelljes se pergjithshme kaotike te mengjeseve te qytetit tone. Ndjej pasiguri ne nervozizmin me te cilin zgjohen bashkeqytetaret e mi. Ndjej se si veshtrimet e inatosur me depertojne eger ne fytyre, ndersa fytyrat e ngrysura me hyjne dhunshem ne tru. 
Drejtuesit e zhurmshem te mjeteve qe gjarperojne rrezikshem nga dy ne nje korsi, pa ndezur asnje sinjal, vrullshem e me vendosmeri cajne permes makinave me te qeta e te ndrojtura mes te cilave dhe une me shume veshtiresi, arrij te mberrij e qete dhe e sigurte ne rrugen e punes.
Kalimtaret qe ecin rremujshem, ne grupe te organizuar e te crregullt, shpesh hyjne ne rruge ne menyren e gabuar, e kur hyjne hezitojne te ecin duke bere shpesh levizje te dyshimta tre hapa para e dy hapa pas derisa me ne fund mberrijne ne krahun tjeter. Megjithate ka dhe nga ata te pergjumurit, si une, te cilet presin me veshtrim miratimin lejues te shoferit, te drejten e kalimit te policit, jeshilen e semaforit, ose doren time…
E megjithate une sot nuk deshiroj te tregoj per keto. Keto jane pjese nga mengjeset e mia per te cilat shpesh lodhem te shkruaj ende pa filluar. E megjithate une shijoj pamjen e qytetit tim, pemet buze Lanes, portokalline e ETC-se qe thyhet bukur me blune e qiellit dhe jeshilen e pemeve qe sapo kane nisur te gjelberojne, katedralen, frymemarrjen qe i jepet trafikut prane Hotel Dajtit -ngrehina tashme e mbetur skelet e njeres prej pikave me simbolike te jetes mondane te ketij qyteti, nje godine te cilen aq deshire kam ta shoh te rindertuar e te frekuentuar por ende nuk ka ardhur koha qe kjo te ndodhe… Une marr kthesen djathtas per te hyre ne shesh, gjithnje me te njejten deshire per te pare dhe fotografuar monumentin e Skenderbeut qe shikon mbi shesh, minutat e gjata ne semafor, minutat edhe me te gjata per te kaluar sheshin, Banka e Shqiperise… stacioni i Kombinatit teper i rremujshem dhe rruga qe papritur mbyllet e ngushtohet, dhe tashme cdo tre metra dy ose me shume kalimtare qe perpiqen me durim te kalojne rrugen vend e pavend…
Ne te vertete as per kete nuk desha te shkruaj… Kisha deshire te shkruaj per pasditen time, kur ndjehem e lodhur, pas permbushjes se orarit te punes, pas mbarimit te detyrimeve te shumta te njepasnjeshme, kur serish me duhet te kthehem permes rruges se ngushte ku cdo tre metra dy ose me shume kalimtare perpiqen pa durim tashme per te kaluar rrugen vend e pavend, kur une nuk ndjej me nxitim per t’u kthyer, por dhe qartesia e veshtrimit me ka humbur. Megjithate mezi pres te mberrij ne semaforin numerik pas Bankes se Shqiperise dhe te shoh sheshin. Nuk di sa here e kam fotografuar sheshin, Muzeun Historik Kombetar, Hotel Tiranen, Pallatin e Kultures, Xhamine… Dhe une di te bej foto shume te bukura sepse  e dua Tiranen, ia dua rremujen, zhurmen, ajrin, diellin, te metat, e dua sheshin Skenderbej. Dhe nuk jam lodhur, ende nuk jam lodhur ta shoh cdo dite, dy here ne dite, edhe me shume… por nuk e mohoj, nuk e fsheh dot, jam merzitur, po po jam merzitur shume me menyren se si me eshte lejuar dhe ndaluar ne menyre sistematike te kaloj aty gjithnje per arsye te ndryshme qe vijne nga lart, dhe me imponohen mua, qytetares se vogel te pafuqishme te ketij qyteti qe nuk bej asgje asnjehere pervecse te turfulloj neper dhembe inatet e mia te vogla e te parendesishme, ndaj shumekujt qe me veshtireson jeten, qe ma kufizon te drejten time per te jetuar qetesisht ne kete qytet ashtu sic do doja, thjeshtesisht.
Une e dua sheshin Skenderbej. Eshte sheshi ku une kam kaluar cdo dite ne me shume se dy dekada. Po e vertete cdo dite, cdo dite… Eshte sheshi ku ne cdo feste kam dale ne fotografi here tek shatervani e here tek monumenti. Shatrivani qe tani nuk eshte me, ndodhej ne shesh dhe ishte pjese e femijerise time te cilen me nje te rene te lapsit ma fshine nga sheshi por jo nga kujtimet. Aty njerezit freskoheshin ne ditet e zhegut te kryeqytetit… Eshte sheshi ku kemi festuar nderrimet e viteve, koncertet e hapura, e pse jo dhe nderrimet e sistemeve etetjere e shume te tjere kane hypur ne podiume per t’i hedhur e rrezuar, dhunuar e terhequr zvarre, ne mos literalisht shpesh dhe si metafore… sepse keta jemi ne. Ne nuk mund te perjetojme ndryshime te qeta, ne te hedhim, te thyejme turinjte, te terheqim zvarre, sepse ne nuk dime te reagojme qetesisht, por durojme gjate te na shkelin e percudnojne aty ku me shume na dhemb nenshtrimi ndaj te forteve, derisa zgjohemi… Me tremb zgjimi yne…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s