N’Pezë

Peza ndodhet shumë pranë Tiranës, një hapësirë e gjelbër dhe e qetë pikërisht aty ku mendon se ndoshta nuk mund të gjesh asgjë, hyn në rrugën gjarpërushe dhe zbulon një lëndinë të bukur e lumin që të jep ndjesinë e bukur të gurgullimës, freskisë, jetës.

Në krye të lëndinës e cila tashmë përdoret si shesh për festimet e mes-shtatorit ndodhet ky lapidar i cili përkujton një ngjarje historike që ndryshoi kursin e zhvillimeve të mëtejshme, sidomos në historinë politike për vendin tonë.

Konferenca e Pezës u mbajt në 16 Shtator 1942, me një qëllim kryesor, bashkimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër pushtimit nga Italia (në ato vite fashiste). 


Kjo është arsyeja kryesore pse të gjithë kujtojmë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare me këtë terminologji, të tjerat janë thjesht retorikë.

Për herë të parë kam shkuar në Pezë para 12 vitesh, si pjesë e kursit që bëja për të mësuar makinën, dhe nuk e mohoj që në atë kohë rruga më është dukur shumë e gjatë dhe e ngushtë… Megjithatë mendimet që më lidhnin me historinë e luftës më shoqëronin gjatë tërë kohës veçse nuk kisha mundësi të flisja sepse ndjehesha e frikësuar nga qarkullimi në rrugë.

Personalisht më pëlqen që të shkoj në Pezë dhe sa herë mundem nuk ngurroj të marr rrugën për atje sepse vërtet është shumë bukur.
 


16 Shtator 1942 – Konferenca e Pezës



Pamje panoramike e lapidarit dhe shtëpisë ku u mbaj konferenca.



Rrugica përpara shtëpisë ku u mbajt Konferenca e Pezës



Lëndinë dhe gjelbërim


Il Paese


Il Paese
Relaks


Hyrje anësore, Il Paese


Pak aromë fshati, traktori në sfond.



Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s