From Korça With Love

Per mua sa here qe shkoj ne qytetin e Korces, pervec shetitjeve neper rruget aq te rregullta e te bukura, destinacioni i perhershem mbetet Shkolla e Pare e Gjuhes Shqipe, apo sic jemi mesuar ta degjojme, Mesonjetorja.

Mesonjetorja ka nje vlere te pamatshme ne historine tone si komb, dhe ne ruajtjen e perjetesimin e gjuhes se sotme shqipe. Mesonjetorja u themelua ne 7 Mars 1887 e per nder te saj festojme dhe sot cdo 7 Mars.

E themeluar ne nje shtepi te bukur dy-kateshe, klasat jane te medha dhe te mbushura me drite natyrale nga dritaret e medha.

Per fat te keq, pavaresisht rendesise se vecante te ketij monumenti, gjendja le shume per te deshiruar, e ka aq shume nevoje per restaurim dhe mirembajtje.


Megjithate une nuk deshiroj te tregoj ketu te metat, por vlerat te cilat duhet t’i ruajme e t’i mbajme fort.


Ty Flamur te duam shume, ti per ne je nene e babe!
Kjo foto eshte nga holli ne katin e dyte.
Ky eshte nje instalacion ne katin perdhes te Mesonjetores, me pelqeu vecanerisht te shoh Shqiperi Shqiperi Shqiperi Shqiperi Shqiperi Shqiperi Shqiperi Shqiperi Shqiperi
Bulevardi i “Shen Gjergjit” e njohur si pedonalja, apo rruga e kembesoreve.
Kjo ndertese me pelqen shume dhe desha ta marr me vete.
Bulevardi i “Shen Gjergjit” dhe Katedralja e bukur ne krye.
Nese je ne Korce duhet patjeter te provosh rakine e pjekur te Viles Cofiel.
Nje vend i ngrohte e i dashur, me nje ndjesi te larte te te qenit ne shtepi.


Ibriku i bakrit, havani, centro e punuar me dore, sa shume nostalgji
Kendi i ngrohte dhe zbukurimet ne dollapin ne mur.
Dhoma me oxhak dhe tryezat gati per te mirepritur miqte.
Zjarri ne vater, perdet e punuara me dore, mrekulli.
Nuk i rezistova dot deshires per te pasur nje foto prane oxhakut.
Rrugeve te Korces eshte normale te ndeshesh shume ndertesa te ngritura me nje stil arkitekturor teper fin.
Dardhe e pjekur ne vere, dhe akullore me cokollate.
E ku mund te ishte tjeter pervec se ne tarracen e Find Four.

Detaje, detaje, detaje…
Gri, re dhe kaltersi. Loja e bukur e drites ne nje nga pamjet me identifikuese per nje qytet te mrekullueshem.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s