Disa orë në Dardhë

Java e fundit e Nëntorit, mendoj është koha perfekte për të vizituar Korçën, veçanërisht nëse të ftohtin nuk e ke fort për zemër. Megjithatë, sa herë mbërrij atje, kuptoj se i ftohti ka kuptime të ndryshme në vende të ndryshme. I ftohti i Korçës është i plotë, i qartë, i pandryshueshëm, e mbi të gjitha i thatë e i drunjtë. Shtëpitë me oxhak, lokalet e ngrohtë me ushqime të gatuara me shije, pijet e përgatitura vetë e me pak fjalë gjithcka e bukur dhe ftuese.
E pra sic thashë edhe më lart, Festat e Nëntorit, gjithnjë ofrojnë mundësinë e një udhëtimi të këndshëm me familjen, dhe këtë vit siç e kuptuat ne zgjodhëm Korçën. Korça është shumë e bukur, një qytet që më pëlqen ta them me zë të lartë, vjen ende era qytet, me rrugica e rrugë të bukura, shtëpi e vila edhe më të bukura, një rregullsi e këndshme dhe një atmosferë qytetarie që ndjehet në ajër.
Ditën e dytë e të fundit vendosëm të shkonim në Boboshticë, dhe u habitëm të shikonim se të gjitha tavernat ishin të mbushura dhe nuk mundëm të gjenim asnjë vend të lirë.
Tregues i qartë i cilësisë së dëshiruar të ushqimit…
Aty për aty vendosëm të ndiqnim rrugën e të drejtoheshim për në Dardhë. Për herë të parë pata mundësinë të vizitoja dhe origjinën e teto Ollgës 🙂
Pamjet flasin vetë, por ajrin nuk kam mundësi ta përshkruaj.

Ku ka drite ka jete, Lulja e Jetes me mori nje pjese te mire te veshtrimeve dhe mendimeve gjate drekes
Restoranti me i bukur qe mund te prisja te gjeja mes malesh

Lakrorët e Dardhës

Bora e parë për këtë dimër, në Dardhë.
Shiu i imët që parapriu borën pak minuta më pas.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s