Në kërkim të një motivi…

       Ka ditë si kjo e sotmja, të mbushura me diell dhe ngrohtësi, por aq të trishta e në kërkim të pareshtur për një shpjegim, për një gëzim, për një mesazh motivues, për një arsye të fortë për të qenë e fortë.

         Mëngjesi më zgjoi me një rreze drite të fortë e cila më lejonte të ktheja sytë nga dielli. Të kesh një ngrohtësi të tillë në nëntor, është pak e thënë të kesh bekimin e jetës.

          Vajza që më përqafoi dhe më puthi para se të nisej për në shkollë më dha një impuls tepër të mirë për ditën që sapo fillonte. Ajo është dashuri pafund!
          E megjithatë sapo dola në rrugë përjetova një shkundje të fortë nga një ngjarje e cila brenda tre sekondash më bëri të rimendoj cdo veprim që kisha bërë deri në atë moment.
          Më ndikoi gjithë gjendjen time të orëve në vazhdim, duke filluar nga jeta, ekzistenca, qetësia, status quo-ja në dukje e të përditshmes, e cila për fat të keq varet shpesh në një fije të padukshme, për praninë e të cilës ndërgjegjsohemi vetëm në momente kritike, sepse nuk di ta shpjegoj, kemi një vetsiguri të brendshme për paprekshmërinë e jetës tonë, a thua se jemi vetë perënditë e saj.

         

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s