Dy muaj me pas…

Koha fluturon, sidomos kur interesi per te bere dicka te ngaterrohet mes aq shume fijesh dhe nyjesh, qe nuk bejne gje tjeter pervecse te thurin neper kembe e duar nje rrjete te ngaterruar e behet po aq e veshtire per tu cliruar prej saj sa dhe per te gjetur deshiren dhe vullnetin per tu ulur dhe shkruar.

Dikur quhej zhgenjim, humbje interesi apo deshire, ndersa tani per kosmopolitet e rrjetit quhet demotivim.
Kjo fjale ka hyre aq fort ne gjuhen dhe trurin tone saqe dhe sot ndersa perpiqesha te rendisja sinonime te saj, me vinte me natyrshem kjo fjale e huaj e huazuar, madje ne disa forma te ndryshme duke me bere deri diku te pranoj se eshte pikerisht ajo e duhura.
E pra demotivim…
Per mua, eshte e veshtire te bie ne nje gjendje te tille, ndoshta sepse une perpiqem qe cdo dite ta nis si nje te re, duke hedhur pas kraheve ato gjera qe mund te ma kene zbehur sadopak gezimin e nje dite me pare – qe ne te vertete, jane te shumta.
Nje liste e gjate per t’u hequr nga mendja, mbajtur larg nga syte, fshehur nga veshet, humbur prej shpirtit. Nje perpjekje thuajse e pamundur per t’ia dale te qendrosh brenda sferes se qetesise personale, familjare, shoqerore; guackes se forte mbrojtese qe ofron siguri aty ku thyhet drita dhe deperton ftohtesia dhe ashpersia e nje realiteti te ashper dhe pafund te lodhshem e demotivues.
Megjithate kjo vere ishte deshmi e te kundertes qe sapo shpjegova me lart ne shume menyra. Une sonte do mjaftohem me kaq duke i premtuar vetes se nuk do e lejoj me te bie ne qetesi qofte dhe per dy muaj…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s