Mos harro Itakën…

Të shumtë janë ata që kanë pasur mundësi të lexojnë Homerin, me veprat e tij të mbushura me rrëfime e përshkrime personazhesh e vendesh të pafund.
Të shumtë janë ata që kanë pasur durimin të çojnë deri në fund leximin e asaj që për mendimin tim është dhe kryevepra e tij, “Odisea”, një histori e pafundme e udhëtimit (sepse tashmë falë veprës së tij të mirënjohur, odisenë mundet që ta përdorim si term), që kaloi Uliksi gjatë lundrimeve të tij.  E gjatë u duk si fjali por asnjë fjali e gjatë e imja nuk do mundet kurrë t’ia kalojë përpjekjeve të tij. E pra për hir të mundimeve të tij sa herë e përmendim fjalën odise, nënkuptojmë rrëfimin e gjatë të lundrimit edhe më të gjatë për t’u kthyer në shtëpi.
E pra, dhe unë sot nuk di se nga t’ia nis e t’ia zë fillin ditës. Kam kaluar një ditë të gjatë e të mbushur me shumë mendime, emocione dhe përjetime, nga ato të cilat mundet t’i ndjesh vetëm gjatë lundrimit. Sapo mësova se ekzistonte një mundësi për ta vizituar, nuk hezitova edhe për arsyen e thjeshtë se aq shumë kam lexuar e lexuar e lexuar e lexuar për të. 
Dita ime nuk ishte një, ishte sa për njëmijë ditë, një ditë sa për një jetë. Pata mundësinë të bëj një udhëtim një ditor që më mbushi shpirtin sa për shumë e shumë udhëtime. I gjatë, me pamje tmerrësisht të bukura, i mbushur jo thjesht me njerëz dhe vende, por një udhëtim nga ata që të ndalin frymën…
Sot u ktheva në vendin e atij që nuk la më det pa shkelur për t’u rikthyer. Më duket shumë i fortë mesazhi që mbart dëshira e pamposhtur për rikthim.

Po çfarë ke me të do më thoni, në të vërtetë asgjë nuk kam me të, por me udhëtimin e gjatë të Odiseas për t’u rikthyer. Me atë e kam!

Ne jetojmë në erën e komunikimit, kur vendet dhe distancat përshkohen shumë më shpejt dhe më lehtë, por sërish koncepti i kthimit më bëri të ndalem më gjatë e të shkruaj për të.

Itaka është një ishull i vogël mes disa ishujve të cilët ofrojnë shumë pamje të bukura, e të ftojnë me dyqanet apo lokalet e vegjël e të shumëllojshëm por që  kanë disa gjëra të përbashkëta e shumë të pëlqyeshme, kujdesin ndaj detajeve. 

Itaka nuk ofron shumë mundësi të së tashmes, por ofron historinë e kthimit të pandalshëm të tij, tek dashuria e jetës së tij, e  nuk pati asnjë pengesë që të mos e lejonte t’ia dilte për të mbërritur në destinacionin e tij, krahët e saj.

Është premtimi i bërë për t’u kthyer, më i fortë se të gjithë magjistricat, furtunat e nuk di pse po ndiehem shume Noliane sonte…

Disa foto të bëra nga anija, më shoqëruan në kthimin tim të përkohshëm më lenë të mbushur me shumë mendime e ëndrra për një jetë që ndoshta mund të kishte qenë ndryshe… Itaka e bukur, ngritur në kodër, lagur në det, fshehur mes kaltërsish, aq larg e gjelbëruar dhe e vjetër mbushur me poemë e poezi…

Mos harro Itakën…


Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s