Për të mos heshtur nesër!


Sot është dita e heshtjes zgjedhore. Ditë në të cilën të gjithë bien në qetësi për të lejuar kohë dhe reflektim mbi momentin tepër të rëndësishëm që pason një proçes në mos të gjatë, të paktën tepër të zhurmshëm e të reklamuar, fushatën.
Unë jam ndjerë e lodhur nga fushatat zgjedhore dhe bisedat tepër të gjata dhe deri diku joproduktive në studio të shumta televizive. Ajo që dhemb më shumë gjatë këtyre fushatave është vizioni i të ardhmes për vendin tonë. Një e ardhme e mbushur me shpresë që disi nuk pasqyron realitetin ku gjendemi pas ciklesh katër vjeçarë edhe pse shumë ndryshime ndodhin edhe pak duken në të përditshme.
Në shumë aspekte, fushata zgjedhore këtë vit ishte shumë e ndryshme nga fushatat e mëparshme. E them e ndryshme duke dashur të shpreh një progres në kuptimin e vlerësimit të individit dhe grupit përballë kandidatëve.
Më ka pëlqyer stili rrethor apo edhe si amfiteatër, në të cilën vendoseshin qytetarët apo simpatizantët përballë një personi, i cili më në fund ka zbritur nga podiumi, për t’u vendosur në qendër e në të njëjtin nivel me ata të cilët jo vetëm janë të barabartë me të, por edhe të gjithëpushtetshëm me votën e tyre.
Më ka pëlqyer shpesh dhe toni i bisedës, e jo më thirrje me zë të lartë për të drejtuar një kërkesë për mbështetje nga votuesit, për programin që përfaqësojnë. Megjithatë kush më shumë e kush më pak, më në fund ka kuptuar se qytetarët dhe pjesëmarrja e tyre në proceset zgjedhore është një nevojë e madhe për legjitimim të pushtetit demokratik përveçse një detyrim qytetar.
Për këtë arsye thirrjet për të dalë në ditën e zgjedhjeve dhe për të shkuar pranë kutive të votimit dhe shprehur vullnetin e lirë në mënyrë të pacënuar, janë shtuar në ditët e fundit.
Në thelb më pëlqen shumë kjo gjë. Më pëlqen kur drejtuesit ndërgjegjësohen për pushtetin e madh që ka një votë. Kjo më bën të më zgjohet shpresa se demokracia është një sistem të cilin jo vetëm e synojmë por dhe e jetojmë. Sigurisht me të metat apo me dobësitë dhe vështirësitë që i ndjejmë se i kemi por dhe përmes ndëgjegjësimit në rritje të mënyrës së identifikimit të tyre, shohim se herë pas here shqetësimet tona për mosfunksionim të mirë të aspekteve të ndryshme, mbërrijnë në veshin e duhur dhe konstatojmë përpjekje për përmirësim.
Megjithatë këtë vit dëshiroj të theksoj faktin se në listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiak, 50% e listës është e përbërë nga gra. Do dëshiroja që ky përfaqësim të ishte dhe në nivele më të larta, vetëm për një arsye, për të pasur mundësi të shohim dhe të ndjejmë një ndryshim thelbësor në mënyrën si qeverisemi, si punojmë, si sakrifikojmë, si përkushtohemi dhe si japim rezultate.

Me modestinë e zërit tim, përmes këtyre rreshtave do dëshiroja t’u drejtohesha të gjithë lexuesve të mi, që nesër të drejtohen në qendrat e votimit, dhe aty ku munden, brenda bindjeve politike, besimeve individuale, vullnetit të mirë dhe dëshirës personale, të votoni një grua.

Votoni një grua, sepse ne të gjithë nesër nuk duhet të heshtim!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s