Kardashianët dhe ato që nuk na thuhen në lajme…

Ndjehem e painformuar. Këtë fushatë zgjedhjesh vendore dhe unë duhet të votoj në bashkinë e Tiranës, por përkundër gjithë lajmeve që lidhen me fushatën dhe takimet që kandidatët po kryejnë për këtë qëllim unë nuk di asgjë.

Tirana si bashki është e organizuar në minibashki. Me jo pak shaka i kemi komentuar katër fletët e mëdha me përmasa çarçafësh, të votimit në zgjedhjet e kaluara vendore. E mbaj mend shumë mirë sesa shpjegime jepeshin në televizione në lidhje me përmbajtjet e fletëve të votimit dhe mënyrën sesi duhej votuar. Ndërsa këtë vit, në këto zgjedhje, nuk di pse më është krijuar bindja, se informacioni jo vetëm që mungon, por na marrin në mënyrë të pasaktë si të informuar.

Unë këtë qershor nuk jam e qartë a do të kemi këtë votim për kryetarët e minibashkive? A do të votojmë për këshilltarët e Këshillit Bashkiak? Nëse po cilët janë ata? Kush duhet të më informojë?

Mos u nxito të më kritikosh, sepse përpara se të ulesha dhe të shkruaja këto radhë, e hapa faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe për hir të së vërtetës gjeta listat e kandidatëve për këshilltarë e meqë nuk gjeta emra kandidatësh për kryetarë, e as kam dëgjuar të flitet ndonjë fjalë për ta, e marr me mend që ndoshta nuk do të ketë të tillë. Qofsha e gabuar, por nëse do të ketë kush do të vendosë për ta dhe si.

E di dhe e kuptoj që reforma administrative territoriale, do ketë efektet e saj dhe në bashkinë e Tiranës ashtu si në të gjithë territorin e vendit duke fshirë komunat dhe bashkuar njësitë administrative në bashki. Por më duhet ta them me zë të lartë, Tirana nuk është si të gjitha njësitë e tjera administrative, sepse Tirana gjithnjë ka funksionuar ndryshe. E nëse dhe Tirana do të jetë e barazuar me bashkitë e tjera, gjë që e mendoj se do të jetë kështu, dikush duhet të dalë dhe ta shpjegojë këtë gjë për qytetarët, e para sepse kemi të drejtën për t’u informuar dhe e dyta sepse ne jemi votues në këtë bashki.

Por këto pyetje mund të duken shumë të pavend, në një vend ku është lajm të shikosh sesi në gjithë këtë kryeqytet, në mes të Europës, siç na pëlqen aq shumë ta theksojmë dhe ta dëgjojmë, nuk kemi mundësinë të zgjedhim një femër.

Lista të gjata ku kandidatët për këshill bashkiak me shumë mundim dhe punë të gjatë shumëvjeçare, me imponim, dhe me një luftë të madhe të bërë me shumë përfshirje dhe bashkim zërash, më në fund janë 50% e listave femra dhe këto emra do të ulen së shpejti në sallën ku merren vendimet për të sotmen dhe të ardhmen e kryeqytetit. Me shumë gëzim lexova të paktën në listën e dy koalicioneve kryesore, emra të njohur vajzash dhe shoqesh të së shkuarës e së tashmes, të cilat kanë vendosur të japin kontributin e tyre në këshillin e qytetit tonë. Figura të shoqwrisë civile apo nga bota universitare, vajza që vijnë nga një rrugë e gjatë studimesh dhe pune të palodhur për t’u ngjitur. Më në fund pata një dritë shprese, sepse sërish mendova se mund të kem besim në vendimet që do të merren prej tyre.

Ju bëj një lutje me përulësi gazetarëve të lajmeve, që përpara se të na transmetoni se sa herë e nxorri foto në media sociale fëmijën Kimi apo sesi dhe pse dhe kur vendosi të ndërrojë seks njerku i Kimit, të na tregoni për informacione të rëndësishme për jetën tonë të përditshme. Po e di, Tirana nuk shet lajm ndërsa Kardashianët po!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s