Kush është e para?



Ka ardhur pranvera, kanë çelur lulet, jo vetëm për mua, jo vetëm për ty. Për shumëkënd që përpiqet të lexojë mes rreshtash, qoftë dhe për faj të mendjes së mbrujtur nën frikën e kurtheve dhe prapamendimeve, apo dhe për hir të mënyrës së vazhdueshme të të qëndruarit në trysninë e madhe të grupit social ku përkasim, sërish dëshiroj të ripërmend faktin që në shumicën e rasteve vlen dhe për mua, më pëlqen të shkruaj në kuptimin e parë të fjalëve.
Sfida jonë e përbashkët, është një dhe e vetme, kemi lindur në një vend të vogël, jo vetëm për nga madhësia por dhe për nga mënyra e të konceptuarit të individit si një qënie e vogël e pavlerë ose në të kundërt si subjekt i lindur për të dominuar, për t’u rritur mbi të tjerët, duke shtypur dhe shtyrë më të dobtit. 
Ky konceptim shpesh buron dhe mbaron tek vetja, në një dëshirë të madhe për ta tejkaluar veten dhe për t’u imponuar jo vetëm tek individët e vegjël përreth, por dhe ndaj shteteve tepër të mëdha dhe të fuqishme, përballë të cilëve ndjehemi sa krenarë aq dhe të kompleksuar.
Në këtë vend të gjithëve, kujt më shumë e kujt më pak, që në vogëli na nxisin për të qënë më i miri, më i shkathëti, më i bukuri, më i urti, më i dëgjuari, më i pastri, më i edukuari, i pari. Shkalla e krahasimit na ndjek në çdo hap që hedhim, por dhe në çdo hap që ngurrojmë ta hedhim sidomos për arsye të frikës se nuk do të jetë i duhuri.
Na përplasin në fytyrë modele të çertifikuara suksesi, ku ti patjetër duhet të gjesh mënyrën për t’u ngjitur dhe ndjekur shembujt e të tjerëve, ku të jesh origjinal apo siç e quajmë me terminologjinë e re të rrjeteve sociale “vetvetja” është thjesht një model i paprovuar e për rrjedhojë i rrezikshëm pasi mund të të drejtojë në dështim.
Ne rritemi pa njohur mundësinë e të qenit i zakonshëm. Siç jam përpjekur të shpjegoj dhe në një shkrim tjetër, duke na munguar e mesmja na mungon mundësia për të qenë në ekulibër social. Ne mbetemi në përpjekje konstante për të qenë të parët dhe çdo dështim për të dalë të parët na kualifikon mendërisht të fundit.
Por në fund, nuk ka asgjë të keqe të jesh në vend të fundit, për sa kohë që jeta vazhdon në ritmin e saj, duke hapur mundësi të reja e duke larguar ngjarjet le të themi më pak të këndshme të cilat nuk mundën të nxjerrin në pah aftësinë tënde për të qenë i pari.
Nuk do ta harroj kurrë shokun që pësova kur më ulën për një ditë në bankën e fundit. Nuk më ka zënë gjumi gjithë natën. Sepse dhe unë ashtu si shumë bashkëmoshatarë të mitë, duhet të isha e para, më e mira, më e përkëdhelura, më e sukseshmja.
Por të qëndrosh në fund nuk është një përvojë aq e hidhur sa mund të duket, përkundrazi. Atje në rradhën e fundit ke mundësi të takosh njerëzit e thjeshtë, të cilët ndryshe nga ata që janë gjithnjë të shqetësuar për të qënë të parët janë të qetë, të qeshur, pa pretendime suksesi. Këtë gjë e mësova shumë thjesht dhe shumë shpejt por druaj se jo të gjithë të parët apo të dytët e mësojnë në jetë në mënyrë kaq të butë sa unë.
Për të gjithë që po pyesin veten se çfarë lidhje ka gjithë kjo me lulet dhe pranverën, dëshiroj të them se rëndësi ka që ne të kemi mundësinë të shijojmë pranverën në të gjithë lulëzimin dhe blerimin e saj, por nëse jemi lulja e parë që çel, e dyta, e treta, apo e disata, sërish jemi lule. Për këtë arsye mendoj se pjesëmarrja jonë në çfarëdolloj konkursi europian apo botëror, ka shumë rëndësi sepse për pak minuta të pashlyeshme në kohë, ne jemi pjesë dhe marrim vëmendjen e të gjithëve, ashtu siç vetëm ne dimë ta bëjmë në mënyrën tonë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s