Gjashtë javë…

Për të gjithë ndjekësit e blogut tim, ka qenë disi e cuditshme që në faqen kryesore të tij nuk ka pasur shkrime të reja për shumë ditë, saktësisht për 6 javë.

Nuk ishte rastësore, as mungesë interesi për të shkruar, edhe pse nuk e mohoj ishte një mundësi e mirë për t’u tërhequr pak në qetësi dhe mbledhur mendime të gjata mbi shumë cështje të tjera.


Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera unë bëra një shkrim të shkurtër që lidhej me ditën ndërkombëtare të grave, ditë në të cilën flitet dhe shkruhet shumë për cështje që i përkasin të drejtave të grave, apo sic njihet ndryshe 8 marsi.


Mund të kisha shkruar gjatë, pasi ka shumë për të thënë dhe edhe më shumë për të bërë, por zgjodha të mos shkruaj, zgjodha të qëndroj në heshtje. 


Këtë vit, desha t’u tregoj edhe me pak kosto të lartë për kënaqësinë time personale në fushën e shkrimit, seicilit lexues që hyri në faqen time dhe ndeshi për ditë me rradhë të njëjtin postim që lidhej me rivlerësimin personal të figurës femërore, duke u nisur nga përvoja modeste personale e vendosjes në qendër të femrës.


Gjatë këtyre ditëve, unë nuk shkruajta as për dyvjetorin e blogut tim, as për festat fetare tepër simbolike për mua, dhe as për disa udhëtime të bukura që bëra në këto javë, as publikova fotot e vendeve të mrekullueshme.


Ju falenderoj për interesimin dhe durimin e treguar gjatë këtyre javëve. Blerina nuk ka humbur…


Ky ishte kontributi im për 8 marsin. Në një lloj mënyre ky ishte vetmohimi dhe sakrifica ime për kauzën e femrës. 




Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s