Për alfabetin

Duke u rritur fillon të harrosh sesi mbërrite deri këtu dhe në një farë mënyre procesi i gjatë përmes të cilit ke kaluar të duket sikur ka qënë normalja e zhvillimit për shumë të tjerë, e nëse nuk ka qënë do të jetë, ndoshta…

Dhe si pasojë e kësaj harrese, padashur gjatë përjetimit të procesit të harresës, nis të ndjesh mërzi për ato që ti sheh e të tjerët jo, për ato që ti kupton e të tjerët jo, për ato që ti mendon e të tjerët jo, për ato që ti di e të tjerët jo, por dhe për ato që ti thjesht nuk i kupton, sepse ndoshta nuk i di, apo se nuk do mundesh ti dish ndonjëherë pasi ti thjesht nuk i shikon.

E në mënyrë që të kuptosh pamundësinë, duhet më parë të ndërgjegjësohesh se është si rrjedhojë e pranisë së saj që kryhet akti i të moskuptuarit i cili jodomosdoshmërisht por në përgjithësi të drejton kah padija e mosvlerësimi i përshtatshëm që në fillim të procesit.

Ky është një nga ato mendimet që më vijnë në mend sa herë më duhet të përballem me pyetje fëminore të tipit si shkruhet gërma m, apo përse gërma b është e dyta e alfabetit. Në të vërtetë dhe unë mendoj ose dëshiroj që b-ja të jetë e para, për shumë arsye të mbledhura së bashku, e sigurisht jo për atë që po mendoni tani duke buzëqeshur.

E nëse ende nuk e kam dhënë të qartë e nëse ende nuk është kuptuar se për çfarë do të shkruaj sot, përgjigja vjen po aq e thjeshtë, për alfabetin. Kur si fëmijë gjatë pocesit të njohjes dhe nxënies kaloja pranë dyqaneve të paktë dhe parrullave të shumta që për të thënë të vërtetën ishin të shkruara shumë bukur mbi sfondet e bardha me gërma të mëdha, gjithnjë isha përpara një pyetjeje të brendshme, a e dija vetë këtë fjalën, a e di ta lexoj sepse shoh figurën në krah apo ma ka mësuar dikush. Për të qenë edhe më e sinqertë akoma dhe sot kur mendoj për fjalët e para që më kujtojnë fëmijërinë janë ende emërtimet në tabelat e dyqaneve duke filluar me rradhë “ushqimore, peshk, mish, bukë”.

Përpara se të qesh me këtë që sapo shkruajta më lart, gjë që e bëra me ndërgjegje të plotë për të shprehur disi atë habinë që vjen gjatë procesit të njohjes. Sepse nëse nuk e dyshon procesin edhe njohja bëhet më mekanike dhe në mungesë të dyshimit apo habisë mbi konceptin dhe vetë dija mbetet e cekët e sipërfaqsore.

Alfabeti dhe mësimi i tij është një nga momentet kryesorë në rritjen dhe formimin e një fëmije. Prezantimi i njeriut me alfabetin mund të ndodhë në çdo moshë por pa dyshim është kyçi në zhvillimin njerëzor dhe sa më herët të ndodhë kjo njohje, aq dhe më shumë mundësi do të ketë që njeriu të hyjë në botën e madhe të dijeve. Për këdo që do të dëshirojë të kundërshtojë këtë që sapo shpreha, përgjigjen e thjeshtë e të shkurtër do e gjejë tek historia e shumë të pafatëve që jeta i pengoi të mbajnë në duar libra në moshën e fëmijërisë.

Veçanërisht merr një vlerë të madhe roli i edukatoreve dhe mësueseve të cilat përveç shumë detyrave të tjera të rëndësishme, përmes ushtrimeve, u mësojnë fëmijëve të njohin gërmat dhe tingujt. Ky proces është në themel të çdo hapi që do të pasojë, për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të zhvillimit të një fëmije e të një njeriu të përgatitur për të nesërmen.

Desha në një mënyrë tepër modeste sot të rikthej sytë ndaj këtij çelësi të rëndësishëm që e kemi dhe duhet ta mbajmë fort, sepse ai ashtu urtësisht na mundëson të ngrihemi fuqishëm mbi padijen e të ecim më të sigurtë drejt të ardhmes që dikur do të na bëjë të ndjehemi vërtet krenarë për arritjet e shumë gjuhëtarëve pararendës e të shumë autorëve që ditën ta përdorin siç duhet e siç e meriton alfabetin e gjuhës shqipe. Gjuha është një nga elementët kryesorë në identifikimin dhe përcaktimin e një kombi. E ajo më shumë se ata që e harruan ta përkujtojnë ditën e shënuar të alfabetit, meriton të qëndrojë me kokën lart krah për krah flamurit si një pararendëse e denjë e aktit të mëvetësisë.



Për alfabetin!


Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s