Trishtimi i zonjes…

Kjo fjali me erdhi ne mend sot kur nga lajmet e mengjesit me dolen para syve fotot e bumit te fundit te botes se te famshmeve.
Nuk i rezistova tundimit dhe klikova deri ne foton e fundit, epo vetem dy ishin prandaj kjo qe sapo shkruajta nuk ishte asgje me shume sesa nje genjeshter me lulka.
Me gjithe respektin per lulkat…
Nuk deshiroj te hyj ne vorbullen e moralisteve edhe pse nuk e mohoj, nuk eshte e lehte te qendrosh gjakftohte e shperfilles kur shikon lakuriqesine e shumekujt ne pergjithesi, e te ndonje prapanice me te njohur ne vecanti.
Arti klasik i Rilindjes u ngrit ne piedestal me statujat e mrekullueshme dhe pikturat e afresket nudo.
Nuk te dhembin syte para nudos artistike njerezore, sado i pamesuar te jesh per te perballuar me dinjitet kundrimin e nje vepre arti.
Por nuk di pse kemi gjithe te drejten e botes qe na buron nga s’di se ku sa shekuj thelle nen nivelin e ndergjegjes, per te komentuar, perbuzur, perbaltur, nenvleresuar e percmuar nje person qe per mendimin tim ne perpjekjen gjysem te deshtuar per sukses ne token e premtuar, tenton te rikonfirmoje dhe njehere produktin e saj per te cilen ta pranojme mban te drejten e autorit ne vend. E nese ky produkt eshte te dalesh zhveshur (me zh e jo me ç o te dashur shkrues), atehere ashtu qofte! Lakuriq…
Nuk me shkulen nga trute vargjet: lakuriq e i dregosur, trup e shpirt i sakatosur…
Meqe i zgjidhem shumicen e ceshtjeve qe na shqetesojne ne te perditshmen, i zbuluam misteret dhe i gjetem fajtoret mbi e nentoke, gjalle e vdekur, le te merremi tani me shetitjen para kamerave te AMA.
Nuk di pse kam dhe nje bindje tjeter, qe shume prej moralisteve te mbitokes se ketij dheu, ende nuk e kane kerkuar se cfare eshte AMA.
Nje sekret?
Edhe une sonte e mesova.
Nuk di nese vlen ende titulli, por per mua ishte nje akt trishtimi, i realizuar ne detaj, qofsha e gabuar dhe kete here…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s