Dita ime ne kalendar…

Ti po vjen dhe une sinqerisht qe nuk e di se c’duhet te bej me ty. Duhet te te gezohem, te trishtohem, apo ate zgjidhjen ideale, te jem indiferente.

Rri ketu ku jam dhe s’di nga te hedh veshtrimin. Kthej koken pas dhe aty filloj mbledh gjithcka, merzitjet, lotet, pengjet…

Po sikuret ? Gezimet…..po lumturi ??? …jo …jo …s’ka lumturi. Mos e kerko kot. Ti e di qe ajo endet vetem endrrave dhe librave…. 

Rri dhe s’di nga t’i hedh syte serish… Po provoj te ardhmen, por ajo gjithmone me ka trembur. Dua ta shtyj ate dere e te shoh cfare ka, por kush ka pare pertej saj, qe une te arrij t’ia dal… 

E keshtu zgjedh te rri ketu ku jam. Ne fund te fundit se mos me mbetet zgjidhje tjeter. 

Por me pelqen ketu ku kam, me pelqen gjithcka e imja. me pelqen fakti qe pas kaq shume kohesh arrij te shoh permes vetes sime… Arrij ta njoh ate, te njoh frikerat dhe forcen time, te kuptoj se kur duhet te ndalem dhe se kur betejen e kam te fituar, se kur dita me buzeqesh dhe kur eshte e mbyllur ende pa u hapur… 

Sa keq! Sa keq e qe gjithe kjo ndodh tani, pikerisht tani kur gjerat jane vendosur, loja eshte luajtur e pak letra me kane ngelur ne dore… E rrjedhen e saj nuk kam force ta ndryshoj… 

Ndaj rri… Rri dhe pres qe ti serish te trokasesh ne deren time edhe kete vit… Ti po vjen dhe une sinqerisht nuk di se c’duhet te bej me ty. Dhe me ngelet vec fraza standarte e pervitshme dhe e merzitshme.. 

Gezuar ditelindjen vetja ime… 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s