Kur luan kombetarja…

Ndodh qe edhe nese nuk je shume e interesuar per futbollin, kur skuadra kombetare luan brenda, dhe per me teper ne nje stadium te ri, te perfshin deshira qe te shkosh dhe te behesh pjese e spektaklit. Gjithmone na shoqeron shpresa dhe frika per zhgenjim, por ama asnjehere nuk i mohohet mbeshtetja e zjarrte skuadres qe na perfaqeson.

Keshtu me pelqen te mendoj per nje ndeshje midis dy kombetareve e jo si nje beteje ne fushe.

Deshiroj ta them qe ne fillim, se emocionet pozitive ishin ne nivel shume te larte nga ana ime, dhe pritshmerite gjithashtu. Ne fund te fundit kujt nuk i pelqen te shohe fitoren dhe te jete deshmitar i saj?

Mendimin per te ndjekur kombetaren shqiptare kunder danezeve e patem qe disa dite me pare, por nuk di perse nuk u organizuam ne kohe. Gjithesesi shkuam te blenim bileta dhe sic ndodh shpesh ne keto raste, ose do te te ftojne me bileta falas dhe per 1001 arsye nuk do te mundesh te shkosh, ose do te deshirosh te shkosh dhe perseri nuk do te mundesh por kesaj rradhe vetem per nje arsye te thjeshte, nuk ka bileta!

Perse nuk ka bileta, eshte nje ceshtje e vjeter sa vete matrapazlleku shqiptar dhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila me pak deshire te mire dhe bashkepunim me forcat e rendit apo krimit ekonomik mund ta dine me mire se une. Por ata djemte me tufa me bileta ne duar qe duket sikur po te shesin uje ne mes te shkretetires me dhembin syte kur i shoh, e po ta mendoj me gjate jo vetem syte…

U nisem me shpresen qe do te gjenim bileta me cmime normale ne Elbasan. Rruga nga Tirana ne Elbasan ishte mbushur me makina me flamuj kuq e zi qe ecnin qete. Gjithsesi vargu ishte i gjate. Nje moment mendova a do te kishte vend per te gjithe ne stadium, por dhe deshira per te qene pjese ne atmosferen qe ndizet ne keto raste ishte shume e madhe. Te pakten do te ndiqnim ndeshjen neper ekranet prane stadiumit, mendova.

Elbasani ishte i mbushur me tifoze kuq e zi, dhe me grupe te rinjsh entuziaste, vertete shume bukur. Qe ne hyrje te qytetit ndjehej bllokimi i akseve kryesore dhe trafiku teper i renduar. Sic ndodh rendom ne keto raste policia kishte bllokuar qytetin dhe asnje informacion nuk u jepej njerezve nga askush.

Per fat ne hyrje te qytetit tregohej me nje tabele se po te vazhdoje drejt mund te arrije ne stadium. Por ja qe ne na devijoi policia djathtas. Pasi mberritem ne nje prej rrugicave te shumta prane stadiumit dhe parkuam zbritem per te ecur drejt stadiumit. Per cudine time te madhe policia nuk te lejonte te ecje ne trotuar prej nga dukej dhe stadiumi po i drejtojne njerezit te ecnin pas pallateve. U ndjeva sikur isha pjese e ndonje skuadre guerrile ne kerkim te shtigjeve te fshehta per t’iu shmangur syve te armikut.

Megjithate mbi pallate dukej drita e forte e projektoreve te stadiumit dhe me kete kuptoja se ishim shume prane.

Rruget e qytetit isin te cara dhe ne ndertim e siper, gjendje e mjerueshme megjithate shume gezim dhe atmosfere e bukur ne bulevard.

Te dy trotuaret anes bulevardit qene ndare me gardh dhe nuk lejohej asnje te kalonte ne anen tjeter, pervec disa makinave te baballareve te rendesishem te cilet vinin serbes deri ne krye sepse per ta policet i hapnin te gjitha hyrjet e nuk reagonin dhunshem si ndaj njerezve te thjeshte. Ishe i lire te vije verdalle vetem brenda trotuarit tend e ne menyre kategorike te mos enderroje lirine pertej tij.

Te burgosurit ne dy skajet e bulevardit, prisnin te vinte ora per fillimin e ndeshjes se shumepritur.

Askund nuk pashe vajza promocioni per te te ofruar fletushka me informacion, as edhe ne nje flete gazete. Ne fakt kjo nuk ndodhi as kur zume vendet ne stadium. Mendoj se nese cmimet reale te biletave do ishin me te larta sic dhe ne te vertete i paguam, do ishte e mundur te kishte fonde dhe per pregatitjen e ketyre detajeve.

Te hyje ne stadium si nje njeri normal ishte nje koncept mbi te cilin duhet te ndalem gjate. Ndjehem e lodhur nga fasadat e promovuara ne kete vend. Populli yne nuk meriton te shohe vetem fasaden e bukur, duhet dhe rruga, dhe trotuari, dhe koshi i plehrave, dhe buzeqeshja e policit qe duhet te te sherbeje e jo te te shohe me perbuzje.

Hej, une kam ardhur per tu kenaqur jo per te vuajtur!

M’u kujtua skeci nga vegjelia, kalova 7 male me tulla, 5 gropa me llac…

Ne ndryshim nga skeci humoristik, ne kaluam turma me njerez te corientuar qe nuk dinin ku te qendronin e perse po prisnin aq gjate per te hyre,

Si gjithnje me pak me shume deshire dhe organizim kjo mund te shmangej.

Pasi kalova gardhin policor me sukses u gjenda perballe nje stadiumi te bukur gjysem te mbushur, dy vajzave te reja me uniforme dalluese qe me drejtuan per tek vendi im ne menyre teper te sjellshme.

Le te filloje shfaqja mendova me gezim dhe ia fala gjithe c’kisha kaluar deri ne ate cast.


Ne fund te ndeshjes kur shikoja sesi grupet e ndryshme masive te tifozeve po largoheshin nga stadiumi, nje mendim me perfshiu te gjithen. Sa e trishte mund te jete per nje kombetare qe te luaje ne nje stadium pa pranine e tifozeve. Ndoshta nuk jemi me te miret, por jemi tanet dhe kombetaren e mbeshtesim pa asnje kusht.

Perballe nje kundershtari me shume historik sesa sportiv, vertet dua qe te luajne mire dhe te na e mbajne lart dinjitetin kombetar.

Nje foto panoramike modeste nga shkallet e stadiumit (11 tetor 2014, Elbasan Arena)
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s