Drite

Si mund te shkruash per driten? 

Si mund ta pershkruash driten, ndryshe nga librat, ndryshe nga te gjitha fjalet me te cilat jemi mesuar te flasim per te? 
Te flasesh eshte ndonjehere me e lehte sesa te shkruash. 
Fjala e shkruar ka nje peshe tjeter, i peshon boja, i peshon lapsi mbi flete, i dhemb e gervishtura e majes se mprehte mbi siperfaqen e lemuar e te pashkelur, i ndrin rrezja mbi pike.

Aty ku mbreteron asgjeja, buron drita. Drita e padukshme dhe e tejdukshme ne te gjitha perthyerjet dhe permasat grimcore qe e mbushin me forme, te paformen.
Pikerisht aty ku druhesh te ndeshesh erresiren, gjen driten, ne saje te vete mungeses se saj, ne terr.
Eshte aty, e heshtur dhe e paze, teksa me forcen me te madhe te shkelqimit buron si rreze per tu kthyer ne mijera diej vezullues qe shkelqejne duke u dhene jete e forme atyre qe nuk kane, as edhe thjesht ekzistence.
Driten mund ta jetosh, nuk mundesh ta kuptosh, as ta shikosh, e as shquash.
Per driten mundesh vetem te gezosh se e perjetove dhe shijove ashtu si mundesh qe te besh vetem me te. Sepse drita eshte aty ku ti nuk mundesh dot te jesh, ka qene shume para se ti te vije e te shkoje, duke te genjyer se erdhi per ta pare ti…
Si mund te shkruash per driten? Nuk e di…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s