Ne pritje te Papes

Me kane perfshire dhe mua emocionet per ardhjen e Papes ne Shqiperi. Nuk mundem ta fsheh. Diten qe mesova kete lajm ndjeva shume gezim.

Ati i Shenjte do te vije ne token tone ne 21 shtator 2014.

Ky ishte nje lajm shume i mire ne pritje te shtatorit, dhe nje nevoje shume e madhe per kete rikithim te syve nga shpirterorja, jomaterialja, besimi, vlerat njerezore dhe virtytet.

Me ane te besimit mund te shohim driten, driten e bardhesise qe shkelqen e forte aty ku mbizoteron erresira.

Ndjeva ne ajer ekzaltimin per kete vizite kaq te rendesishme, ethet e pregatitjeve te shumta shoqeruar me nje lloj mirekuptimi te madh e kundershtimi te vogel. E ndjeva si nje ogur te mire per kete vend te munduar, te copetuar, te shkaterruar, te rrenuar, te mashtruar, te keqtrajtuar, te neperkembur, e shpesh here mendoj dhe te nemur…

Zoti me falte per kete!

Ne pikepamje estetike, sa shume e kemi deshruar ta shohim Tiranen te paster, te zbardhur, te gjelberuar, te bukur! Papritur te gjithe te angazhuar per ta arritur kete ne syte e Tij, ne syte e te gjitheve qe do na shohin fale Tij. Faleminderit per cdo perpjekje ne kete drejtim.

Ne thelb nje gje e mire, te duash te besh nje figure te mire ne nje dite kaq te rendesishme te nje vizite kaq te mirepritur.

Po ne kete kuptim nuk me pelqyen fotot e klerikeve te varura neper litare mbi bulevarde. E ndjeva si nje vrasje per se dyti te tyre. Nuk di pse do doja qe mendjet te kishin menduar dicka me te gjetur. Diten qe hyra ne bulevard si nuk me ra te fiket, m’u duk se po hyja ne hyrjen e nje kampi me te denuar,

Zoti me falte dhe per kete!

Nxitova te shkoj ne kishe dhe te ndez qiri per shpirtrat e tyre te munduar e sakrifikuar.

Nuk di sa ndjenja te ngaterruara perjetoj mbi ate bulevard. Do me duhet te shkruaj gjere e gjate per te por shkurtimisht me fillon ngaterrimi qe tek sheshi “Skenderbej”ne te dy drejtimet e zgjatimit te tij. Na ngaterrohen konceptet e heronjve e deshmoreve ne kete vend te mbajtur peng ne tranzicione vlerash. Por jetet e humbura pergjakshem meritojne vec respekt, perulem para tyre.

Po nuk munda ta mbaj gezimin kur pashe zbardhellimin e Pallatit te Kongreseve, shkelqimin e Korpusit dhe godinave perreth. Kjo eshte Tirana ku te gjithe papritur duan te dalin ne fotografi. Kjo eshte pjese e krenarise tone kolektive, asaj qe nxorrem nga sirtari me celes ne 100-vjetor. Krenari qe duam shume ta mbajme lart cdo dite te vitit, ne te thjeshtet qe e presim zemerhapur bekimin e Atit per vendin tone, se ky vend eshte dhe i yni e jo vetem i atyre qe do te kene fatin te jene ne rradhet e te privilegjuarve ne sheshin e Nene Terezes, nje tjeter besimtareje te perulur e te thjeshte.

Perulesia, dinjiteti, ndershmeria, thjeshtesia, dashuria, drejtesia, shpresa…

Vlerat qe mezi pres te ritheksohen ne fjalen e neserme dhe ne bekimin qe Ati i Shenjte do i jape ketij populli. Kemi shume nevoje per shembuj pozitive, per shprese, per dashuri.

Po vjen Papa.

Ardhte i bardhe!

Amen
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s