Mendime te shpejta

Disa mendime te shpejta ne lidhje me fushatat e ndryshme te ndergjegjesimit neper rrjete sociale kunder dhunes. Jemi te ndergjegjshem qe shpesh pa dashur te paragjykoj askend dhe duke dashur te mos stereotipizoj ne kete argument timin, njerezit te cilet behen pre e dhunes, si dhunues apo te dhunuar, si abuzues apo viktima, nuk jane ata tek te cilet shkon mesazhi dhe thirrja per te mos vepruar dhunshem nepermjet rrjeteve sociale.

Megjithate kjo nuk do te thote, se ne nuk duhet te flasim, dhe te perpiqemi qe te jemi sycele para fenomeneve te tilla. 

Per fat te keq, te gjithe ne, sado te na duket se jetojme te sigurt brenda guackave tona, jemi shume vulnerabel dhe te pambrojtur perballe te keqes atje jashte, qofte se nuk dime te pergjigjemi me te njejten gjuhe, qofte se nuk dime te sillemi dhunshem, qofte se mund te ndodhemi ne momentin e gabuar ne vendin e gabuar. 

Por perballe pasigurise se ciles aq shume i druhem, une besoj se secili mund te beje dicka, per t’i folur nje njeriu te afert ne nje moment te veshtire, per te qetesuar nje mendim te trazuar, per te zgjatur doren e ndihmes dhe miqesise.

Ka ardhur koha te jetojme me disa parime te ngulitura ne koke:

– Mos i bej tjetrit ate qe nuk do te ta beje tjetri ty
– Para se te veprosh mendo, a eshte i drejte ky veprim ne kuptim universal?
– Nese je vetem dhe larg syve te te tjereve mendo, a do ta beje kete nese dikush po te shikon?
– Qenia njerezore eshte e shenjte, trajtoje me respekt dhe dashuri!

E mbi te gjitha une besoj se te gjithe mund te jetojme nje jete dinjitoze larg dhunes dhe urrejtjes.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s