Dy pyetje për statusin…

Mirëdita o ditë e bardhë në faqen e këtij vendi! Nuk mund të them se këto ditë nuk e prita me një ndjenjë padurimi datën 23, e pastaj mëngjesin e sotëm.

Nuk i hapa faqet e lajmeve, as radion e as TV. Isha e bindur, që një lajm i mirë do më ulej mbi krye e do të më hynte në lëkurë vetiu.
Por mëngjesi po kalonte shumë qetë. Në një lagje të thjeshtë të qytetit tonë, jeta rrjedh si normalisht, ndoshta pa e ditur ende rëndësinë e madhe të këtij vendimi.
Blerina, ma thuaj me dy fjalë çfarë përfitojmë ne nga ky statusi? 
Hmmmm një pyetje me shumë vend të cilës përpiqem t’i përgjigjem mbi filxhanin e kafesë. Ky është një vendim së pari politik…
Zilja e telefonit më ndërpret argumentimin tim. Në të vërtetë dhe gjatë telefonatës vazhdova të mendoj për argumentet që duhet të paraqes kur ta mbyll por bashkëbiseduesja ime tashmë e ka harruar pyetjen dhe unë mund të shijoj e qetë deri në fund makiaton time.
Ngrihem që aty dhe shkoj tek parukierja. Vajza e saj 15-vjeçare po luante me telefon ndërsa unë prisja të më vinte rradha. Në të vërtetë po shikoja akrepat e po më dukeshin minutat aq të gjata.
Paskemi marrë statusin gati bërtet e gëzuar vajza.
Ahhh them me vete, sikur vërtet të kishim marrë statusin. Gjithsesi nuk e mohoj që mora frymë thelle. Është një vendim që disi na mban peng në një hapësirë në mes të askundit, as andej e as këtej. Për mua në rradhë të parë një çështje krenarie rajonale, e vonuar gjithsesi, mjafton të kujtoj se fYRoM e ka prej 2005 e Mali i Zi prej 2010 këtë status kandidat. Dhe vetë termi më duket komik, si mund të  marrësh një status për t’u bërë kandidat? Shaka sigurisht… Me pak fjalë ne jemi (pra ata) aq të mëdhenj e të fuqishëm përballë teje (një vend i vockël e i parëndësishëm) saqë sado të duash ti ne nuk ta japim gëzimi  të ndjehesh kandidat… Këtë më thotë së brendshmi krenaria ime kombëtare. Po çfarë statusi moj, më thotë arsyeja të cilën zgjedh të mos e dëgjoj me ndërgjegje.
Blerina, ti i di këto gjëra, çfarë fitojmë ne nga statusi?– më drejtohet kësaj rradhe gjithë kureshtje parukierja.
Çfarë ti them, që të hapë faqen time te facebook ku kam publikuar një pjesë nga Memo për kuptimin e këtij termi?
Sepse për njerëzit e thjeshtë, politika dhe e përditshmja janë shumë më konkrete sesa të gjitha teoritë e librat e shkencave politike mund të përshkruajnë të gjitha të marra së bashku.
I thashë çfarë do të dish me dy fjalë?
Po ja, vazhdon ajo, ish burri im, është në Itali, dhe e ka shkelur kohëqëndrimin prej 90 ditësh, e nuk guxon të kthehet. Me këtë statusin a mund të qëndrojë ende?
Çfarë t’i them? Që marrja e vendimit për dhënien e statusit të vendit kandidat është një pohim i mbështetjes së vendeve anëtare ndaj reformave të vendit, që, që, që…
Dëgjo, statusi është thjesht një vendim politik, i them dhe me kaq përpiqem ta mbyll bisedën.
Vetëm një pyetje jashtë retorikës politike, më çarmatosi të gjitha teoritë e mia të integrimit europian…
Pavarësisht kësaj, suksese!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s