Model

 

Keni dëgjuar ndonjëherë fjalë të mira e përgëzuese për ndonjë kolege femër, mike, apo femër në familjen tuaj? Më vjen kjo pyetje shumë natyrshëm sot pasi u bë një kohë e gjatë që përfshihem në vlerësime apo nënvlerësime të figurës femërore. Unë sigurisht e di dhe përgjigjen e kësaj pyetje e cila është shpesh po, por ja që ndodh që rastet më të shumta të na thonë të kundërtën.
Jetët tona janë te mbushur me shembuj pozitive të femrave të suksesshme që na mbushin jetën duke u bërë madje dhe burim frymëzimi për ne. Gjithmonë e pyes veten se çfarë do të thotë sukses për një femër e sikur ndonjëherë ta gjeja përgjigjen nuk do ishte keq.
Por aq herë sa ia bëj vetes këtë pyetje, më del përpara syve modeli i nënave tona, të përkushtuara ndaj familjes, të lodhura në punë, të pashpërblyera ndaj sakrificave dhe kontributeve të tyre të pamatshme. Dhe padashur mendoj se ndoshta nuk është ky ai modeli që ne konsiderojmë të suksesshëm.
Kërkoj në mendime një frymëzim tjetër për suksesin, dhe një mendim trazovaç më kalon në kokë. Vallë cila vajzë e mirë dhe e arsimuar e shkeli ligjin e mirëpranuar moral dhe bëri diçka të re në kërkim të vetvetes? Cila guxoi të kalojë “gardhin” dhe të bëjë histori sipas modelit femëror e pa e cënuar asnjë çast femrën brenda vetes? Nuk më vjen në mend asnjë shembull i tillë që ta përdor në këtë rast. Sepse në shoqëritë tona, ose duhet të sillesh me tipare karakteristike mashkullore ose duhet të jesh vajzë dhe model i mirë brenda kornizave, përndryshe nuk mund të them se je e keqe, ama dhe e mirë nuk je. E kjo gjendje e ndërmjetme as ashtu e as kështu gjithashtu nuk është e mirëpranuar si model.
Kështu rikthehem në idenë fillestare se shpesh dëgjojmë të flitet për femrat jo pozitivisht, me një lloj nënvlerësimi, apo keqdashje të mbledhur që shpërthen në çdo bisedë, e që nuk e di ku buron… Por gjithnjë jam e sigurt për shijen që më le. Duket sikur çdokush mezi pret gabimin, dështimin e rradhës, që të ngrejë gishtin kritikues dhe të thotë, e gjeta, është ajo, e bëri një femër. Sepse ajo që më dhemb më shumë në historitë e mos-suksesit e nuk më pëlqen të them dështimit, është që nuk do të thonë që ajo gaboi sepse nuk di ta bëjë këtë gjë, por femrat gabojnë, sepse femrat nuk dinë. Përgjithësimet që bëhen për ne janë aq dashakeqëse dhe këtë nuk e duroj dot!
Në fund të fundit përse na duhen modelet? Përsa kohe nuk kemi dëshirë t’i ndjekim më mirë të mos i kërkojmë…
Prandaj përpiqem gjithnjë t’ia dal, si për të thënë që unë ia dola dhe falë aftësive që të gjitha ne i kemi, dhe kjo më bën të ndjehem më mirë, shumë më mirë sesa kur më përplaset në fytyrë era e ftohtë e nënvlerësimit “se ju femrat kështu jeni”…

Advertisements

2 thoughts on “Model

  1. hmmm….po mendoja qe edhe ti vete je nje model Blerina.
    Ne llojin tend, me menyren tende, me sakrificat e tua, me shkelqimet, me shkallet qe i ngjit ngadale, me familjen tende, karrieren…dhe blogun 🙂

    Une nuk kam kerkuar ndonjehere ne Shqiperi per femra model. Edhe nese ekzistojne, kane humbur keqas mes vorbulles te femres “jo model”.
    A e komplimentojme ne njera-tjetren? Shume rralle, por mendoj se po.
    Une sapo te komplimentova dhe do doja te ta kisha thene ne sy.

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s