Një status për 1 qershorin…

E meritojnë fëmijët tanë vëmendjen tonë në ditën e tyre. Atë vëmendje që u mungoi ditën kur lindën në një spital që nuk ofronte as jastëk, as ujë të ngrohtë, as qumësht, as një mbulesë të pastër. 

E meritojnë fëmijët barin e gjelbër mbi të cilin të mundnin të hidhnin hapat e parë, oborret ku të mund të luanin, këndet e lojrave falas, mundësitë e argëtimit dhe zhvillimit sipas kohës ku jetojnë.

Mjekimet cilësore e barnat që japin përmirësim të gjendjes shëndetësore, vaksinat e kontrolluara, ajrin e pastër, sigurinë në rrugë, kontrollin mbi mirëqënien e tyre në familje, në çerdhe, kopshte e kudo. 

Trajtimin me dashuri e respekt nëpër shkolla, mospërdorimin e tyre si dekor festiv për të promovuar një apo shumë nga ata të mëdhenjtë e pushtetshëm apo që e synojnë atë.

Nuk e bëra një status sot për të uruar 1 qershorin, sepse nuk e shoh këtë ditë si një ditë më të mirë për fëmijët tanë. Çfarë ta uroj vajzën time? 

Ajo rritet në një vend të dhunshëm, të prapambetur, të drobitur, të shkatërruar, të fëlliqur. Ajo nuk guxon të hapë televizorin se kudo i shfaqen filma me vrasje, lajme me vrasje, emisione me ulërima.

Nuk guxon të rendë në oborr pa i kaluar miu para kémbëve, pa i fluturuar plehrat nga kati i sipërm, pa iu derdhur mbi krye ndotja dhe pisllëku i koshit të madh të mbeturinave ku sillemi e rrotullohemi.

Nuk mund të blejë lodrat me sigurinë se janë prodhuar me materiale që nuk ia dëmtojnë shëndetin.

Ajo nuk mund të kalojë dot rrugën sepse ata që bëjnë urimet sot, nuk ma hapën kurrë rrugën ndërsa e mbaja bebe në krahë, apo e shëtisja me karrocë rrugëve të këtij përbindëshi që se kush na gënjeu e na e quajti qytet.

Dhe ua urojmë 1 qershorin atyre fëmijëve që rriten për t’u trajtuar sikur nuk ekzistojnë, për t’u dhunuar, nëpërkëmbur, anashkaluar, rritur me tufën, tregtuar, dënuar për të jetuar.

Nëse do e bësh një të mirë për të ardhmen e fëmijës tënd, fëmijës tim, fëmijëve tanë, vetëm atëherë uroji, për të jetuar një jetë të shëndetshme, të qetë e të mbushur me dashuri.

Çdo fëmijë që lind është shpresë se kjo botë mund të jetë më e mirë, është bekimi i jetës dhe frymës që na mbulon me dashurinë e pakufishme të krijimit dhe vazhdimit të jetës, është gëzimi i realizimit dhe përparimit vetiak të projektuar në sytë që mbartin vetëm dashuri.

Është dashuria që duhet te celebrohet në 1 qershor, dashuria për jetën, në sytë e çdo fëmije…

Advertisements

One thought on “Një status për 1 qershorin…

  1. Shoh një “nerv” ne rreshtat e ketij shenimi. Me te drejte.
    Por, duke qene se jeta eshte kaq e shkurter dhe realiteti ne Shqiperi, i keq, per nje kohe kaq te gjate, bej dicka per femijet tend: zgjidh nje vend ku te jetoje bukur, paster, shendetshem.
    Xhunglat nuk jane per femijet!

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s