Nje jave pas…

Heret apo vone, vjen gjithnje nje moment ne kohe, kur syte i mban tek kalendari dhe disi pret qe ditet te shkojne dhe akrepat te shenojne 12.00. Qe prej epokes se celularizimit, uroj te mos me kryqezojne per kete term qe sesi me lindi padashur ne mendje ndersa shkruaja, filloi dhe gara e heshtur dhe njekohesisht e forte midis te afermve, miqve e personave te dashur per urimin e pare qe mberrin ne forme mesazhi apo telefonate. Dhe gjithnje e kam thene dhe e them, askush nuk ia kaloi dot asnjehere Abes, kusherires time te shtrenjte, njeriut qe sjell vetem buzeqeshje dhe dhuron dashuri per kedo qe ka perreth…

Meqe ky eshte nje shkrim kushtuar ditelindjes, deshiroj ta them qe ne fillim qe do te jete pak me i gjate se zakonisht. Nje postim i mbushur me ngjyrat e ylberit, foto, citime dhe padyshim rrefime te sinqerta. E mbajta pak veten me hater sot…


Ne kuadrin e  evolucionit te komunikimit, mberritem ne epoken fejsbukiane. Si sot me kujtohet dita kur Ela kusherira ime e dashur me tha, Bler eshte nje faqe face-book quhet, hyr aty dhe flasim. Dhe une hyra, dhe nuk lashe me njeri perreth meje pa ftuar qe te behej pjese. Dhe aty nisen dhuratat dhe urimet virtuale per ditelindje. E pas shume vitesh ne kete rreth virtual komunikimi, kete vit, filluan te me vijne urimet qe para ores 12:00. Mendimi i pare qe me kaloi ne koke ishte, prit nuk ka ardhur ende ditelindja ime perse po me urojne? Dhe menjehere mendimi i dyte pasoi te parin, eshte ndryshimi orar!

Dhe une jam nje vajze qe e respektoj traditen. Pasi i njoftova njerezit se ishte ditelindja ime, mblodha pike-pike cdo emocion e gezim nga aq shume miq, nuk kisha si te mos falenderoja sipas tradites se re, e cila padyshim duhet vleresuar dhe ndjekur sic i takon.

….

Falenderimet e ditelindjes sipas tradites Facebook-iane
E pranoj! Jam gezuar shume nga te gjithe urimet e shumta qe mora keto dy dite! E shijova shume sensin e humorit me te cilin shume prej jush iu pergjigjet postimit tim. Vecanerisht u gezova per urimet e brezit te prinderve tane te cilet i jane bashkuar botes se FB per te qene me prane botes sone dhe komunikimit tone. Faleminderit shume 100 e me shume miqve qe me kane uruar per ditelindje ne inbox. U perpoqa sa munda tu pergjigjem te gjitheve. Faleminderit 100 e kusur miqve qe ma pelqyen foton e 33-vjetorit. Faleminderit 100 e me shume miqve qe shkruat urimet tuaja ne murin tim. Ndjehem shume e perkedhelur dhe e vleresuar nga vemendja juaj! Faleminderit pafund dhe si zakonisht do te shkruaj nje postim per emocionet e ditelindjes ne blog. Deri atehere I bej thirrje rreth 200 e ca miqve qe ende nuk kane gjetur mundesi te me urojne qe ti bashkohen gezimit tim se ende jeni ne kohe, faleminderit!  



Tradita e familjes tone…
Megjithate une nuk e tradhetoj lehte traditen e vertete, ate familjare, ate qe na identifikon, qe na dallon, por dhe qe na bashkon me pjesetaret e te njejtit trung, edhe pse kam nje deshire te forte per te shkruar nje status qe ne oren 12.00 dhe t’i them te gjitheve, hej me uroni une kam ditelindjen!!! Une pres te me uroje kusherira ime, dhe me shkon nje buzeqeshje pesembedhjeteshe ne fytyre.

Dhe ne lidhje me traditen, ne familjen tone kemi trasheguar nje te tille per ditelindje. Prinderit hyjne ne mengjes, vijne ne koken e krevatit, te puthin, dhe te shkulin lehte veshin per te te uruar qe u rrite dhe nje vit. Ama kete vit nuk guxuan te ma shkulin veshin… Madje jane aq te mire sa nuk me telefonuan per te me zgjuar por priten qe une te zgjohem me rehatin tim dhe t’u telefonoj. 

Kete vit ne diten time te lindjes qendrova e mbyllur ne shtepi. Nuk ndjehesha mire. E kjo nuk lidhej me numrat apo ditelindjen. Ndersa po gjeja ndonje film per te kaluar mengjesin perpara televizorit, me vjen nje telefonate. Ne te vertete vura re se tashme ishte mesdite. Me kishin derguar lule e duhet te zbrisja t’i merrja. A kishte njeri qe te me ndante nga divani im i dashur? Po mesa duket po! U ngrita menjehere ndersa kurioziteti im kishte arritur majen. E nuk ishin lule…ishte nje buqete gjigande pak e thene e mrekullueshme. U emocionova sapo e pashe. Isha gati t’i lutesha korrierit te ma ngjiste deri ne katin e katert. M’u prene krahet dhe ndjeva qe mu morr fryma. E akoma me e pafuqishme u ndjeva per ta mbajtur deri lart. Po vertet nuk jetojme ne Paris, por ja qe emocionohemi shume me shume se ne Paris kur na dhurohen lule… Dhe nuk ka fare rendesi forma e buqetes, lloji i luleve apo ngjyra, gezimi qe te sjellin eshte po njesoj i parrefyeshem e te mbush me nje ndjenje te pafund mirenjohjeje.

Dita vazhdoi me lule, lule, lule e urime. Dhe une e perjetova aq me gezim cdo urim qe mora e u ndjeva aq mirenjohese dhe e perkedhelur ndaj cdokujt qe mori pak kohe per te shkruar urimin per mua. Ne te vertete prisja dhe me shume… Asnjehere nuk lodhem duke qene ne qender te vemendjes dhe urimeve per ditelindjen time. Te pakten jo kete vit. Kete vit ndjeja gezimin e madh te te qenit e uruar pafund.




Qe pas lindjes se vajzes time, dhe ditelindja ime sikur kaloi ne nje plan dytesor dhe pse brenda meje disi me vinte keq per kete, por ja qe gjate jetes njeriu ndryshon padashur, e nese nuk ndryshon vete te pakten rrethanat dhe gjerat qe vlejne per ty ndryshojne. Kete nuk mundem as une ta ndryshoj.

Tre vite me pare… 
Ishte nje mengjes shume i bukur maji. Prej disa muajsh jeta ime ishte kthyer ne nje vrull dhe vrap konstant per te permbushur detyrimet profesionale dhe familjare. Ulur ne vendin e pare ne makine, rruges per ne pune, po perpiqesha te merrja pak arome pranvere nga pemet e bulevardit “Deshmoret e Kombit”. Ndersa makina kerciste mbi pllakat e levizshme te bulevardit, ndaluam ne semaforin perballe me ndertesen e Keshillit te Ministrave. Mbeshteta koken dhe ktheva veshtrimin djathtas. Me kaluan para syve vitet e shkolles kur ne muajin maj gezoja cdo lule qe celte dhe cdo rreze drite qe me perkedhelte fytyren. Dhe pashe veten te lidhur me rrip ne nje ndenjese qe po me transportonte drejt nje vendi ku nuk deshiroja te shkoja. Dhe ndjeva nje ngushtim ne kraharor. Neser eshte ditelindja ime e 30-te mendova. Une duhet te jem e gezuar, e ne te vertete jam e derrmuar. Dhe eshte maj. Dhe une ne maj jam plot energji dhe gezim per jeten. Por jo kete vit, une jam e derrmuar, e lodhur, e lidhur, gati e burgosur. Cfare eshte liria ne fund te fundit? Eshte mundesi per te jetuar ashtu sic deshiron cdo cast. Cfare ka me pak nje njeri i burgosur? Eshte maj dhe neser eshte ditelindja ime, une nuk e dua kete ditelindje, nuk jam fare e gezuar, nuk dua…

Dy vite me pare…  
Nuk e mbaj mend dhe aq mire ditelindjen time te 31-te.

Nje vit me pare…
Vitin e shkuar kisha pak kohe qe kisha nisur te shkruaja ne blog, e per kete arsye i kam shkruar shkurtimisht emocionet dhe perjetimet te cilat mund t’i shikoni ne kete lidhje “Post 30!”

Më parë mezi prisja dymbëdhjetën dhe shikoja kush do më dërgonte e para mesazhin e urimit, e më duhet ta them publikisht, kushërirës sime askush nuk ia kaloi dot asnjëherë… Edhe sot ajo ishte e para që më gëzoi ditën. Janë disa rituale të këndshme që kemi në jetët tona, të cilat nuk i gëzojmë aq sa duhet sepse ngaqë i kemi pasur gjithmonë na është dukur se kështu do të vazhdojë të jetë edhe më gjatë.



Nje jave me pare…
“Uroje mamin se mami sot ka ditelindjen…”- iu drejtova te shtrenjtes time dhe ne ate cast cdo gje mori tjeter kuptim. 


Deri vitin e ardhshem premtimi qe i bera vetes eshte te jetoj nje 33-vjetor te mrekullueshem. E meqe e deklarova moshen publikisht ndjeva se te jesh e lumtur eshte ajo qe vlen pavaresisht numrave.






Faleminderit qe me lexuat deri ne fund.


Blerina

Tiranë, 30 maj 2014.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s