Në park


Kemi dalë në park për të shijuar pasditen e një dite pranvere. Nuk mund ta fsheh habinë, sa shumë njerëz paskan zgjedhur njësoj si ne të kalojnë pak momente në të vetmin vend me bar, pemë dhe natyrë. Duke rendur pas ritmit dhe detyrimeve të përditshme padashur na duket sikur dhe të tjerët kanë të njëjtin ritëm e mungesë motivi për të dalë në natyrë. Por jo, më duhet të zgjohem, të hap sytë e të shoh se e vërteta ime nuk është hiç e vërtetë.
Dita filloi e bukur, pranvera ka ardhur me të gjithë freskinë, lulëzimin dhe ngjyrat aq të shumta që e shoqërojnë. Më duhet ta pranoj, unë në këtë stinë ndjehem një njeri tjetër. E ndjej dëshirën për jetën sesi më pushton të tërën. I gëzohem atmosferës së saj në çdo çast që mundem, e çdo minutë e kaluar brenda më duket e çuar dëm.
Dhe pamja e liqenit sot po më duket aq e këndshme dhe përpiqem të fotografoj sa më shumë të mundem me sytë e mendjes por dhe me kamerën e telefonit e nuk po arrij të ndalem. Po ç’të duhen fotot në celular mund të më thoni me shumë të drejtë. Në fakt përveçse për t’u kënaqur në atë çast për asgjë nuk më duhen. A mos vallë i printova ndonjëherë në ndonjë album? Sigurisht që jo…
Epo të bukur e kemi liqenin, mendoj me një kënaqësi që më përfshin të tërën. Sigurisht që dhe unë si shumë bashkëqytetarë të mi, i drejtohem me emërtimin liqen dhe parkut të gjelbër përreth tij.

Është i njëjti liqen, ku vinim fëmijë. Jemi në maj, dhe nuk mund të fshij nga kujtesa me një të rënë të lapsit kujtimet e shëtitjes dhe pikinikut të 1 majit. I njëjti liqen ku erdhëm për festat e para të birrës.
I njëti në kuptimin figurative sepse ai tashmë është tkurrur e zvogëluar aq shumë sa nuk di nëse ende e meriton të quhet I tillë. Por unë sot nuk do të mërrem me këtë gjë. Për mua është po i njëjti liqen ku na sillnin pa dëshirë të bënim vrap gjatë orëve të urryera të fiskulturës në fakultet. E ende po i njëjti ku vijmë të sjellim fëmijën për të qënë pak në kontakt me natyrën.
Kujdes qeniiiii!
Një qen i madh po vrapon i trembur, i zoti i shkon nga pas me vrap e nuk po mundet ta arrijë. Më vijnë ndërmend këshillat e pediatrit për të mos dalë shumë nga parku i liqenit pasi ndëonjëherë thjesht mund të ketë efektin e kundërt. Rreziku duket se u largua dhe vazhdojmë shëtitjen të qetë. Është një rrugicë shumë e ngarkuar me njerëz por asgjë nuk mundet të ma zvogëlojë kënaqësinë e të qënit atje, madje as nuk i shoh fare njerëzit me të cilët shkëmbehemi.
Në kthim, shoh për së largu një varg të gjatë makinash që thuajse nuk lëviz. Ashtu si ne janë banorët e qytetit të cilët pasi shijuan një pasdite i rikthehen normalitetit të mbrëmjes.
Normalitetit thashë ? 
Shoh prani të rritur të forcave policore, patrulla rreth e qark, papritur na parakalon me shpejtësi një fuoristradë me sirena policie e pas saj tre katër makina që po ashtu mbajnë shenja të dallueshme se janë pjesë e të njëjtit karvan.
Paska ardhur një VIP, mendoj, dhe një buzëqeshje më kalon në fytyrë. Kushedi kush na paska nderuar me praninë e vet në këtë vend të të vdekshmëve të thjeshtë. Për hir të VIP-it le të hapen rrugët…durojmë ne!

Kete shkrim mund ta lexoni dhe ne Revisten Java


Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s