Te jesh ne kohe!

Nje fjale e urte e popullit tone thote “Kur te vijne, hapu deren”. Java e shkuar per mua ishte teresisht nje jave e mbushur me afate per tu arritur, me objektiva per tu realizuar, me te papritura qe u shfaqen dhe te cilave duhej tu pergjigjesha ne menyren me te mire te mundshme, me shume ngarkese ne pune, e mbi te gjitha, me nje pamundesi fizike per tia dale.

Qe ta nis sic duhet, e hena eshte nje dite ne te cilen mblidhet ngarkesa e gjysmes se javes ne vazhdim. Te marten se bashku me punet e pambaruara te te henes me duhet te mendoja dhe per nje afat qe kisha te merkuren, e meqe te enjten isha pushim me duhej te mendoja dhe per te mbyllur qe te merkuren gjerat te cilat duhet te mbaronin te enjten. Te merkuren eshte dhe afati i fundit per te derguar shkrimin e rradhes ne reviste…

Te marten mberrita ne shtepi pas nje dite te lodhshme ne pune, mbushur me ide dhe “duhet” u ula ne divan per te perfunduar detyren e rradhes. Vetem kembengulja po me bente te vazhdoja te shkruaja per te perfunduar ne kohe.

Rreth ores 1 pra pas mesnate, me ne fund e mbarova. Cdo gje gati per tu printuar dhe derguar ne destinacion. Mora fryme thelle dhe u perpoqa te fle.

Mengjesi i te merkures ishte nje rendje e permasave olimpike, shume detyra per tu mbyllur, nje dreke per tu realizuar, zarfi per tu nisur brenda afatit me dukej me i thjeshti, shiu nuk pushonte, ftohte, kolle, nje gjendje disi ankthi.

Nje moment vendosa te ndaloj. Te marr fryme. Dhe pikerisht kur me pak e pret, gjen ne inbox nje ftese per te marre pjese ne nje program televiziv. Mua me pelqen te shkruaj mendova, a duhet te flas? Do te jem atje ne kohe, i premtova dhe e lidha veten pas kesaj fjale. Sikur ta dija qe sfida ime nuk do te ishin kamerat, por koha…

Ndjeva gezim per ftesen gjithsesi.


E pra, sic dhe e mesuat, javen e shkuar isha e ftuar ne nje Talk-Show mbi blogjet ne vendin tone. Sigurisht e prita me gezim dhe me shume seriozitet kete ftese qe me erdhi ne menyre te papritur ne inbox. Ishte hera e pare qe do te dilja te flisja per kete pervoje ne televizion. Nuk mund te them se nuk ndjehesha e emocionuar. 


Nuk eshte dicka e perditshme qe te te ftojne te flasesh, e per me teper te flasesh per dicka qe e ke krijuar vete, qe e ke pare te rritet cdo dite si rezultat i nje pune te gjate e te palodhur. Per me teper kur ne studio do te jene te ulura dhe tre vajza te tjera te cilat nuk i njeh, dhe qe mund te jene shume me te mira se ty, me te afta ne te folur, me te artikuluara, me te lexuara, e perse jo dhe me te bukura…

Menjehere fillova te kerkoj rreth tyre, por vetem per njeren arrita te gjej blogun dhe te dhena te mjaftueshme sa per te krijuar nje imazh per te. Ne kete kuptim u ndjeva mire, te pakten blogu im gjendet lehte…


Ndersa mendoja per gjerat te cilat duhet patjeter te shprehja gjate programit, u sigurova qe te pakten nje mesazh duhet te vinte i qarte nga une, te qenit pozitiv dhe mirenjohes ndaj shkrimit ne vetvete.

E sigurisht qe isha ne merak per imazhin. Dy-tre fjali me miket, disa keshilla nga blogerja ime e preferuar e modes, nje takim tek parukierja, nje kontroll i imtesishem i dollapit me ane te mendimit dhe ja ku zbardhi e enjtja. Ne fakt do duhej me mire te thoja griu, sepse ishte cdo nuance e grise pervec zbardhjes…

Shiu qe nuk pushon prej ditesh, desh me shkaterroi planin tim per te veshur nje nga fustanet e mi te preferuar. Klasikja asnjehere nuk te tradheton me dukej sikur degjoja zera. Mu duk se me fliste ne vesh Estela,  sikur shikoja Sonin qe dhe ne dimer e zbatonte rregullin e arte, Rudin qe me perseriste keshillat e blogjeve, nuk duhet te veshesh geta! Premtimi duhej mbajtur…

Me premton? Mu be se degjoja zerat nga fundi i shpirtit… Betohem thashe.

Pas nje rendje mes disa puneve per tu mbyllur, me ne fund e shoh veten tek dera e shtepise e perpara meje u hapen kater kate me shkalle per tu zbritur. Meqe e di se kater kate nuk jane pak per tu bere ne maje te takave, kontrollova canten per te gjetur celesin. E si mund te ndodhte ndryshe… Celesi nuk gjendej! Por frengu ka bere celes rezerve prandaj menjehere vura ne zbatim planin B.

Kilometrat po kalonin dhe pikerisht kur mendova se mberrita, qielli vendosi qe ate shiun qe bie e nuk pushon prej ditesh, ta shnderronte ne nje fortunal te vertete. Uji me derdhej me furi mbi xham, rruga e mbushur me uje saqe nje cast mendova se vertet do te ishte e pamundur te mberrija. Ne semaforin e pare qe me doli para, pergatita nje mesazh “Jam rruges, shume prane, nuk po mberrij dot.”

Nderkohe mendoja per ngjyren e buzekuqit qe do perdorja, a mos duhet te kisha zgjedhur nje ngjyre me te lehte?

Nderkohe shiu binte me me vrull se me pare. Do vonohem. Nuk do arrij dot ne kohe. Dhe kush une…qe gjithe jeten kam gjykuar ata qe vonohen, qe gjithe jeten kam vuajtur minutin e voneses, qe me eshte bere jeta ferr nga vonesat, pse pikerisht sot? Por shiu vetem shtohej, dhe ajo cadra ime e madhe po me dukej si nje fije letre ne mes te furtunes, gati gati po me dukej se do te lundroja drejt studios. Por jo une kisha dhe nje shqetesim tjeter shume te rendesishem: Do me prishen floket!!!


Mberrita ne kohe, por me besoni, kur pashe akrepat e ores qe shenonin fiks oren 14.00 ndjeva nje lehtesim te cilin nuk jam ne gjendje ta rrefej. Nuk di pse per te njeqindten here me erdhen ne mend vargjet noliane, ‘e fituam brohorite dhe perdhe u perpelite…’… Ah more maratonomak, sa i dashur e i vuajtur po me vjen ne sy sot.

Por i dhashe vetes kurajo, ne fund te te fundit cdo gje ishte mire, dhe une kisha nje qetesi te plote se brendshmi. Epo tani duhet qe cdo gje te shkoje mire. Une mberrita ne kohe, arrita ta mposht legjenden, une e mbajta fjalen. Mberrita ne kohe!

Merrmeni…


Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s