Gjithe faji eshte i Zdravkos!

Ne u rritem me librat e mrekullueshem te perrallave shqiptare, te Nje Mije e Nje Neteve, te Vellezerve Grimm, te Andersenit, dhe me shume filma vizatimore te prodhuar nga artistet shqiptare te filmave vizatimore.

E diela, dita e vetme pushim e javes, ishte njekohesisht mundesia e vetme per te ndjekur shfaqjen e Teatrit te Kukullave, apo Cirkut. Nese nuk do te dilnim per te vizituar te afermit, si nje nga argetimet e pakta te atyre viteve, e diela na gjente duke ndjekur shfaqjen teatrale ne ekran.

Nuk me kujtohet orari kur mund te shikonim ndonje film vizatimor fshehurazi. Por me kujtohet shume mire Marinari Poppey dhe vajza qe ai aq shume e pelqente dhe perpiqej tia fitonte zemren. Per ta ndjekur ate film nuk kishte shume nevoje te kuptoje gjuhen pasi Olivia ishte nje personazh qe te ngulitej ne tru.

Pati nje moment ne femijerine tone kur kanocet per te marre sinjal nga televizionet e vendeve fqinje u zevendesuan me antenat qe na lejuan qe ne vend te Crtani Film te shikonim dhe Zecchino D’Oron e Topo Gigion. Dhe lodrat me te bukura qe mund te kishim imagjinuar ndonjehere thjesht kishim rastin ti shikonim e te mesonim se ekzistonin vetem nepermjet stacioneve italiane. Se bashku me librat per te mesuar italishten ne kushtet e shtepise filmat vizatimore dhe programet e kanaleve italiane ishin nje pike kthese ne menyren sesi ne u prezantuam me boten pertej. 

Une e mbaj mend shume mire se si mezi prisja te mbaronte Conan qe te fillonte Ambra me shoqet e saj. Dhe serialet e pare te atyre viteve i shijuam ne kanalet italiane. Dhe kengeve te dashura ua shkruam tekstet neper flete ne italisht. Dhe filluam te enderronim sesi nje dite te visheshim si vajzat ne kanalet italiane. Dhe nisem te kendonim ne grup te gjitha kenget e tyre. E kush nuk e mban mend Non e’ la Rai…

Por ja qe nuk kishte qene gjithnje keshtu…

Ne epoken e kanoceve…per te gjithe ata qe nuk e njohin kete term, ishte nje lloj modifikimi i nje kutie metalike e cila perforconte sinjalet televizive me ane te te cilave prinderit tane mund te shikonin edicionin e lajmeve te ores 8 ne Rai Uno, apo Dinastine tek Jugosllavi.

Ende e mbaj mend kur vajza e fqinjes time degjonte muzike te ndaluar ne dhomen e gjumit. 

Une isha kureshtare dhe afroja veshin ne murin e ftohte qe ndante dy dhomat tona. Nese ishte mbremje, nuk kisha nevoje te degjoja pasi muri ishte aq i holle saqe kur binte zilja e zgjimit te tyre mua me dukej se na binte zilja jone. E panevojshme te theksoj se dhe oren e kishim te njejte ashtu si dhe shumicen e orendive shtepiake ne ato vite. Me pak fjale nese qendroja ulur ne shtratin prinderor, shume lehtesisht me pak vemendje mund te degjoja cdo germe e note muzikore qe vajza e fqinjes luante ne radio.

Kur pyesja prinderit ata perpiqeshin te me largonin vemendjen dhe jo pak here i degjoja ta keshillonin fqinjen, ajo duhet te degjonte muzike me ze te ulet. 

Vitet rrodhen shpejt e nje dite te bukur vere nisa te punoj ne te njejtin vend me te. Kujtimi per kenget e ndaluara ishte me i forti. Te lutem me thuaj cilin degjoje moj aman? Dhe ajo gjithe gezim rendiste emra dhe emra dhe tituj dhe tituj pafund por dhe tekste gjithashtu.

Pervec buzeqeshjes time te miresjellshme…asgje nuk me thoshin ato emra. Por nuk me shqetesonte kjo gje. Une kisha patur kengetaret e mi te preferuar, kulturen e nje shteti te madh te mbushur me informacione artistike, frymezim e modele per tu adhuruar vetem disa dhjetera kilometra det larg.

Por ja qe dhe kjo nuk zgjati shume. Edhe pse ndikoi pafund ne menyren sesi i deshiroja gjerat… Shume shpejt kengetaret italiane u zevendesuan me kengetaret britanike, amerikane, gjermane, ane, ane, ane… 

Vitet shkuan dhe me shpejt dhe ja ku u gjenda perballe emrash e kengesh te cilet pervecse nuk i njihja, as nuk i kuptoja. Jam e ndergjegjshme se nje kenge e bukur eshte e bukur dhe kur nuk ia kupton fjalet, por ja qe jemi qenie kurioze dhe deshirojme te kuptojme. Ne vitin 2012 u ndodha perballe nje emri i cili nuk me thoshte asgje. Nje kenge e bukur, melankolike, vije muzikore e kendshme, zeri i plote, por asnje fjale nuk kuptova. Faleminderit dashamireseve te kengeve te tij, ne youtube munda te gjej lehtesisht kengen me titra ne anglisht. Nje tekst shume i bukur por i dhimbshem, gjithsesi i ndjere. Fotot ne sfond ishin peisazhe te bukur malesh, lendinash, trendafilash…

Nje piano ne hyrje te kenges e gjithe keto qe permenda me siper dhe kaq me mjaftoi ta postoj kete kenge ne facebook. Dhe vershuan komentet habitore, po ti ku e njeh kete?

Po e vertete, une nuk e njihja!

Dhe akoma me e vertete, nuk e njoh!

Por kjo nuk do te thote se te tjere breza nuk e njohen, nuk e kenduan, nuk e pelqyen, nuk ia shkruan tekstet, nuk ia enderruan koncertet.

Zdravko ne Klan, tani! – nje mesazh me vjen ne celular. 

Une nuk e ndoqa, nuk ia prisha rehatine e clodhjes se pothuajse pasdites vone ne shtrat. Zdravko eshte, sikur kush eshte…

Vershuan shkrimet, kritikat, akuzat e kunderakuzat, dhe u rreshtuan ne nje krah a ne tjetrin, sepse ja qe te pelqesh ose mospelqesh nje kengetar ne kete vend ende perben lajm. Dhe nuk deshiroj te flas per ndjesite qe pata sot ne studion e mengjesit, por vetem nje cast dua ta permend. Ndersa degjoja me vemendje te ftuarin tjeter ne studio, nuk munda te mos e shpreh reagimin me gjithe qenien time kur ai permendi pikerisht kete kengetar. E nuk ishte nje permendje e thjeshte por pak minuta mu duken shekuj ndersa jepte argumentimin se perse tere ajo histeri kolektive shpertheu rreth figures se tij, pelqyeshmerise nga publiku, e te tjere e te tjere…

Nuk ka mundesi! Nuk po me shqitet ky emer mendova dhe nje nenqeshje me pershkoi te tere trupin. Ah more Zdravko c’me bere…


Ne fakt tani qe e mendoj, nuk di nese do te ngrihem me nga shtrati me vrull per ndonje kengetar… 

Por nje gje eshte e sigurt, jo per Zdravkon!!!

Advertisements

One thought on “Gjithe faji eshte i Zdravkos!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s