Te jesh femer!

Ka gjithnje nje arsye per te kritikuar dike qe terheq vemendjen. 

E kujt nuk i pelqen te kembehet ne trotuar me nje femer qe ecen butesisht mbi pllaka duke u kujdesur te mos zgjoje as dhe me te voglen zhurme nen hapa, te veshur me shije, te krehur me kujdes, me nje pamje te embel e te kendshme, me aromen e femres qe kalon per te shperndare ne ajer gezimin e nje dite te re prane nje krijese te mrekullueshme.

Po sa here qe ulesh ne nje bar per te kaluar ate pak kohe te lire ku lodhjen mendore deshiron ta zevendesosh me biseda te kendshme mes mikesh, a nuk perpiqesh te veshtrosh me detaje ate vajzen bukuroshe qe ngrihet nga karrigia si nje flutur shumengjyreshe me buzeqeshjen ftuese, sikur sapo eshte shpallur shoqeruesja e pare mes shume bukuroshesh te tjera. 

Eshte pikerisht ajo qe ka kombinuar detajet me gjithe qenien e saj, qe ne cdo fije floku duket se i shkruhet “me veshtro”, se ne cdo veshtrim te thote “jam ketu” per tú admiruar, merre bukurine time dhe brendesoje, lartesoje aty ku nuk ke menduar ndonjehere se mund te jete nje cilesi kaq e parendesishme ne modelin gjinor qe na induktojne qe ne gjeneze.

Por, bukuria ka rendesi. Njesoj si e mira dhe dashuria, bukuria eshte nga ato cilesi apo virtyte te qenies njerezore qe radhiten ne majen e piramides se vlerave qe na pelqen te kemi e pse jo te jemi. Hierarkia vlerore ka tjeter kuptim kur perballe ke nje femer te bukur. T’i leme menjane stereotipet, femrat e bukura nuk jane te mencura, apo te mencurat nuk jane te bukura. Mos e genje veten me keto lloj mendimesh te pavlera. Sigurisht qe shume e shume femra te bukura jane shume te mencura, e sigurisht qe sa me te mencura te jene aq dhe me te bukura duken. Eshte kjo nje e vertete te cilen duhet ta perballosh e jo ta anashkalosh. 

Dhe ti papritur ndjehesh i pafuqishem te heqesh nga mendja kete femer qe si nje lule hijeshon ambjentin ku ndodhesh, ku ke fatin te jesh dhe te shijosh si nje pikture te bukurise njerezore qe ke pasur aq shume deshire ta shijosh por nuk mundesh vecse si nje vizitor ta kundrosh, e te perfitosh nje moment te mire ndjesish estetike.

Sonte nuk do te respektoj terminologjine gjinore, por do te shkruaj ashtu si me pelqen duke thene femer e jo grua. Ne nje shoqeri si e jona, ku ende modelet gjinore lindin qe para femijes e tentojne tú rrenjosen krijesave qe vijne ne jete nen shenjen femerore, qe ne hapin e pare u ofrohen modelet e peruljes dhe thjeshtesise, femrat e sukseshme jane gjithnje ne syrin e te gjitheve.

Nuk do trajtoj historine e trishtuar te femres perballe mashkullit, as nuk do te lodhem te argumentoj perse njeri apo tjetri duhet te jene superiore, duhen trajtuar keshtu apo ashtu. Jo se nuk mundem, por nuk do te arrija askund vec do te provokoja disa reagime thellesisht gjinore ku diskutimi nuk drejtohet nga logjika por nga modelet. 

Nuk do provoj as te argumentoj mbi ngarkesen dhe te ashtuquajturin deshperimin femeror, brishtesine e qenies se bute qe simbolizojme perballe ashpersise e fortesise qe na vendoset perballe per te na treguar se ku eshte kufiri i cili nuk mund te kalohet, per arsyen e thjeshte se je femer.


Nje vit me pare dy femra humben betejen me jeten. Kaq thjesht e thashe, por nuk u ndjeva kaq e forte kur provoja te shprehja nje lloj merzie qe me perfshiu te teren ndersa shikoja sesi e sesa u moren mediat me largimin nga jeta te nje liderje te nje shteti shume te fuqishem. Atehere une ndiqja lajmet… 

Ne nje perpjekje per te shprehur jo pa mllef nje revolte te brendshme ndaj amplifikimit te ngjarjeve ne fund te fundit jo dhe aq themelore per jeten tone por ndoshta teper me vlere per jeten e nje populli tjeter, u ula te shkruaj per dy femra te thjeshta qe erdhen e shkuan nga kjo bote thuajse ne heshtje krahasuar me largimin e asaj te rendesishmes. Ato ishin dy koleget tona, por nuk ishin aq te pushtetshme sa te terhiqnin vemendjen e per to nuk u be asnje kronike ne asnje televizion.

Ate dite une nuk e mendoja dhe nuk mundesha ta dija se ai shkrim aq i trishtuar do te ishte gjate gjithe vitit ne krye te listes se me te lexuarve mes shume e shume shkrimeve qe une bera ku trajtoja dhe ceshtjet me ne qender femren.

Por te gjithe ne shkrimin tim ashtu sic dhe nuk mendoja qe diten kur u shkruajt, u moren pikerisht me te. Une ndoshta nuk munda te shpreh ate qe aq shume deshiroja te thoja ne ate shkrim. Perballe tyre ajo ishte dhe mbetet vertet nje grua e madhe, e rendesishme, e forte, e pushtetshme, e hekurt.


Na duhet ta pranojme, na pelqejne keto modele te femres ne karriere, qe i hapen dyert jo vetem te makines por dhe te cdo institucioni ku drejtohet, qe i degjohet fjala, qe i rendon zeri, qe i ngryset syri, qe i shkelqen nje drite ne bishtin e veshtrimit dhe i gozhdon te gjithe me armen e saj te te drejtuarit.

Na duhen modele te forte… Ne mos na duhen modele te forte, jane pikerisht keto qe na ofrohen shemtuar e na bejne te humbim deshiren per te qene deshmitare te tjetersimit te qenies perballe ngritjes se pushtetit. Pushtet qe nuk buron nga forca dhe ashpersia por qe me se miri gjen shprehje ne te tilla cilesi qe pergjithesisht shoqerojne paaftesine.

Une sot pata fatin te ulem perballe nje modeli te tille. Nje femer qe vjen ne boten tende ne nje cast kur te duket se bota jote eshte aq e vogel dhe e kufizuar. Ne nje cast kur kufijte jane forcuar nga mure te larte e te trashe, te cilet jo qe nuk mundesh ti kalosh por as nuk je ne gjendje te gjesh forcen per te menduar se ka dicka pertej muresh. Por sonte nuk do te merrem me murin, as me muret. Une sonte do te shkruaj per te.

Ajo erdhi aq bute perballe meje, ashtu sic une e kisha menduar se mund te ekzistonte nje femer e nje formati te tille. Me nje buzeqeshje qe rrezatonte miresi, vetpermbushje, dhe mirenjohje. Mirenjohje ndaj degjuesve, ndaj punes dhe lodhjes se perbashket, mbi te cilen vjen nga bota tjeter modeli i suksesshem. Dhe ti papritur meson te shijosh nje model tjeter teresisht femeror, ne menyren me te mire te mundshme, nje ndjesi qe te jepet pa mundimin me te vogel, nuk ke nevoje te sforcohesh per ta ndjere, sepse shkelqimin qe e rrethon ta percjell ne cdo veshtrim dashamires, ne cdo fjale vertet vleresuese qe te thote, ne cdo mendim pergjithesues e gjitheperfshires qe vjen si nje permbledhje e analizes se shpejte te nje mendje qe ndrin nga arritjet dhe aftesite per te kuptuar se ke ka perballe.

Une admiroja energjine qe ajo percillte dhe nuk munda te mos analizoja levizjet e duarve, lekuren e kuruar te tyre, ngjyren e thonjve te lyer me kujdes, qenien e saj qe rrezatonte autoritet e ne te njejten kohe pushtet. Nje krijese e adhurueshme qe nuk beri asgje me pak vec me mbushi me driten e te ardhmes per te treguar se ke duhet te ndjek e ku duhet te gjej frymezim.

Nuk me duhen modele te forte, me duhen arritjet femerore qe te tregojne se pikerisht ne saje te te qenit unike mund te jesh shume me e suksesshme se mijera kopje te shemtuara te seksit tjeter.


Advertisements

8 thoughts on “Te jesh femer!

  1. E kerkova shkrimin e nje viti te kaluar dhe e egjeta se desha te kuptoj cfare po shkruaje, e ke shprehur mire dhe vitin e shkuar vetem njerezit skane ditur te kuptojne.

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s