Apologjia e telefonatave te humbura

Dje u ndjeva shume keq pas telefonates tende. Ti me more si gjithnje rreth asaj ore te pasdites vone, e une si ne pergjithesi perpiqem te jem e qeshur dhe mikepritese ndaj zerit tend edhe pas nje dite te gjate e te lodhshme.

Per te thene te verteten ashtu sic jemi mesuar ta themi ne cdo cast, une dua shume te flas me ty, te te degjoj, te me degjosh, te ankohesh, te ankohem, te me kritikosh, te te kritikoj, te te keshilloj dhe te me keshillosh e japesh kurajo atehere kur me duket se cdo gje nuk ka me kuptim. Per mua te me marresh ti ne telefon eshte nje gje e shtrenjte.

Por ja qe une e humba thirrjen tende. Une kam filluar te humbas shume telefonata. Here mungesa e mbulimit ne rrjet, here jam duke folur ne telefonin tjeter, here polici me shikon venger perballe, here se thjesht nuk mundem te flas, me mungon zeri, me mungojne veshet, me mungon ti.

Une nuk do genjej, nuk do fshihem, nuk kam frike te pranoj te verteten ashtu sic eshte, dhe kur e verteta vjen kunder meje. Une nuk iu pergjigja dot thirrjes tende.

Po une e degjova telefonin. E pashe emrin tend ne ekran, dhe i thashe vetes duhet ta besh kete telefonate pak me vone. Nuk me bente zemra te flisja ne telefon. Isha aq e lodhur. Sigurisht jo prej teje, as prej teje, as prej teje, as prej teje. Por ja qe ti me telefonove, si gjithnje.

Pse ty nuk te ndodh te refuzosh ne nje cast te dhene te flasesh? Ndoshta mua nuk me ke refuzuar kurre.

Java ime eshte nje jave normale ne dukje, cdo gje shkon shkelqyeshem ne cdo dite e cdo ore te saj. Por perse e shtuna me gjeti deri ne mesdite ne gjume? Pse mbasditja ende me mbante trurin ne gjendje gjumi? Pse darka me zuri duke enderruar per me shume gjume?

Po ke te drejte mund te te kisha telefonuar ne fundjave, por nuk mundesha. Nuk me bente zemra te filloja te tregoja dhe njehere per lodhjen time te shkuar. Desha ta harroj. Nuk munda ta harroj por ja qe u perpoqa.

Dhe u gezova qe dita e pare e javes me gjeti me permbushje detyrash dhe arritje rezultatesh. Ti e di sa e veshtire eshte te kesh rezultate te henen. E hena shpesh vjen si nje dite ku gjysma e puneve te javes qe eshte perpara derdhen mbi listen e detyrave per tu bere para mesdites. E une ashtu si dhe ti, jam shume e pafuqishme dhe e vogel per te thene qe nuk mund tía dal. Sepse une ashtu si dhe ti, mund tia dal, dhe ia dal.

Por une nuk te telefonova as te henen. Te them te drejten te mendova, dhe doja te vija tek ty te te thoja me vjen keq qe nuk te telefonova, por nuk e bera. Nuk e bera sepse mendova qe ti si gjithnje do te me kuptoje, ashtu sic te kuptoj dhe une, ashtu sic kuptohemi gjithnje.

Dhe u ula per te pire makiaton time te dashur pas nje te hene as me shume as me pak por ezauruese. Dhe iu pergjigja telefonates tende, si cdo pasdite vone, e gezuar qe ti po me telefonoje ndryshe nga une, per te zbrazur dhe ti me ashper se vete shiu qe papritur u derdh mbi qytet, me ashper se e hena nje liste me pyetje dhe kerkese llogarie ndaj meje, qe pata kurajon te pergjigjem ne telefon edhe pse nuk te telefonova.

Ne fakt, me vjen keq qe nuk te telefonova, por ndonjehere jo cdo fjale qe mund te thuhet nuk mund te shkruhet, e une mund te shkruaj shume sot nga ato fjalet te cilat nuk munda ti them, por dije qe makiaton nuk e piva dot pas telefonates tende, sepse une as sot nuk te telefonova… Por une e di qe ti je aty, dhe kur nuk te telefonoj, te lutem mos e harro kete!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s