Të jemi të sinqertë

Është ai momenti kur ulemi përballë dhe flasim me argumente të shumtë për gjëra thuajse tërësisht jothelbësore. Si zakonisht kam marrë bllokun tim të shënimeve i cili më shërben ndër të tjera dhe për të fshehur vështrimin e painteresuar ndaj fjalëve boshe që aq shpesh artikulohen në takime të këtij lloji. 

Më mirë do të ishte të mos e kisha marrë, por të ngrija sytë lart dhe të qëndroja e akullt me një vështrim të ngrirë aty në anën tjetër të tryezës. Por dhe sot si shumë dje, unë zgjodha të qëndroj aty, pa lëvizur asnjë muskul të fytyrës, duke dhuruar mirëkuptim dhe tolerancë. Ndoshta këtë bën dhe ti kur ulemi përballë, ndoshta të gjithë këtë përpiqemi të bëjmë dhe padashur fillojmë të kuptojmë se nuk mund të qëndrosh rreth të njëjtës tavolinë nëse nuk dëshiron të bashkëpunosh e pa ofruar mirëkuptim.

Sa herë të ka ndodhur të ulesh përballë dikujt, e shumëkujt, të cilët dhe emrin ndodh të ta shqiptojnë në mënyrën e gabuar, të të përkufizojnë në mënyrën jo të drejtë. Por duhet të ulesh. Dhe të hapësh dyer e dritare komunikimi dhe kuptimi, sepse nuk mundesh të ngresh mure, e nuk mund të fshihesh pas muresh joekzistentë, por thjesht duhet të heqësh pengesat dhe të lejosh të hyjë drita.

Tashmë nuk është diçka e pathënë më parëështë çështje perspektive. Perspektiva e perceptimit tonë nuk lidhet me atë që ne shohim, por me mënyrën si e shohim. Është si perëndimi i diellit, i cili asnjëherë nuk perëndon vërtet, por askush nuk mund të thotë me sigurinë më të madhe se ai nuk perëndoi. Ai perëndon në perspektivën tonë të vështrimit dhe perceptimit, ndërkohë që në të njëjtën kohë perëndimi ynë është lindja në anën tjetër.

Ajo që dëshiroj të them, është se na duhet shumë tolerancë gjatë ditës. Nëse jemi duke ecur në një udhë që nuk na pëlqen, në vend të këmbënguljes për të vazhduar në atë drejtim specifik, përpara se të theksojmë egoizmin tonë drejt fundit, ndodh që të jetë më mirë të ndalesh. Bë një pushim, aty në mendimet e tua, shikoje veten në sy dhe përpiqu të kuptosh nëse vërtet duhet të vazhdosh. Dhe unë mendoj për librat që nuk mund të shkruaj, për skenarët që nuk mund të hartoj, për projektet që nuk mund të zhvilloj, punën që nuk mund të kem apo njerëzit pranë të cilëve nuk mund të jem. Mund të duket si një çast pafundësisht i gjatë, sidomos sepse nuk është një sipërmarrje e lehtë të qëndrosh përballë refleksionit personal dhe të pranosh në qetësi atë që sheh e që ndoshta nuk të pëlqen të shohësh.

E si është vetë jeta nën këto thyerje perspektivash të cilat mund dhe të mos takohen asnjëherë realisht me njëra-tjetrën? Është si të shikosh të njëjtën ndodhi nga këndvështrime të ndryshme, apo si të përpiqesh të fshish të shkuarën për të fshirë bashkë me të dhe stresin apo shqetësimin e jetuar. Është si të kesh disa palë sy dhe të perceptosh të njëjtën të vërtetë në mënyrë të sigurt. Me një siguri të cilën asnjëherë nuk mund ta kemi e aq më pak ta ofrojmë, kur çdo gjë që kërkojmë dhe synojmë është aq e papërcaktuar qartë e nga ana tjetër nëse është, mund të jetë dhe e diskutueshme, e pavërtetë, e pavirtytshme dhe e padëshirueshme.

E kur përpiqem të shkruaj për të vërtetën dhe virtytin qoftë dhe shkarazi nuk mund të shmang mendimet e gjata të artikuluara në shekuj për të vërteta e të rreme që u ngritën në piedestal e u mohuan po me aq passion. Por për një gjë jam e sigurt, edhe nëse e shoh me perspektiva dhe vështrime të ndryshme, duhet të pranojmë me sinqeritet se në të vërtetë, ne nuk jemi të vërtetë!
Advertisements

2 thoughts on “Të jemi të sinqertë

  1. Mendoj se e gjithe jeta ka te beje me zgjedhje. Ne vetem mund te zgjedhim se kur te jemi te vertete, pasi eshte e pamundur te jesh gjate gjithe kohes dhe te pretendosh se jeton ashtu sic do deshiroje, pavaresisht deshires.
    Te pergezoj per shkrimet, e zbulova blogun se fundmi dhe ishte kenaqesi!

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s