Pula të trembura!

E mban mend udhëtimin tim të majit të kaluar? Ndoshta ti e ke harruar por unë jo. Prej vitesh e kisha harruar ndjesinë e të udhëtuarit me linjat e transportit ndërqytetas dhe atë të shtunë herët në mëngjes u drejtova tek stacioni ku nisen furgonët për në Vlorë. Bëra një “vlerësim” teknik të gjendjes së mjeteve që ndodheshin në pritje të udhëtarëve dhe me syrin tim prej eksperteje zgjodha më të mirin, më të madhin, më të pastrin, me shoferin më të sjellshëm. Pasi u rehatova ne sediljen e parë, minutat për t’u nisur më dukeshin si orë. Erdhi ҫasti i shumëpritur dhe u nisëm. Kërkoj të vë rripin e sigurimit, por ai është i bllokuar dhe nuk mund të lidhem. Mos u bë merak tha shoferi, se unë eci me kujdes. Ndjeva temperaturën të më ngrihej, si do udhëtoja e palidhur? Kërkova të ul pak xhamin e dritares për të ndjerë ajrin e freskët të mëngjesit. Xhami nuk ulet dot se është djegur siguresa më thotë sërish. Po dera a është e bllokuar të paktën, vjen pyetja ime e rradhës dhe ndjeva se pulsi filloi të më shtohej. Furgoni mori kthesën përgjatë unazës dhe u drejtua për të dalë nga qyteti në drejtim të rrugës që të fut në autostradë. Në pak kilometra motorri fikej dhe shoferi e rindizte duke i dhënë gaz. Kjo u përsërit disa herë e shoqëruar me dialogun dhe batutat pa vend që shkëmbente me një djalosh aty pranë i cili mblidhte pagesën për udhëtimin, sigurisht pa ofruar biletë në këmbim. Cilësia e ulët e naftës e shkaktonte këtë problem sipas tyre, ndërsa për mua ata ishin dy mashtrues që do përpiqeshin të na mbanin të qetë deri sa të mbërrinim. U përpoqa të bëhem pjesë e bisedës dhe me anë të pyetjeve desha të kuptoj nëse ishte një problem i ri apo ne ishim thjesht të mashtruarit e rradhës. Kilometrat zgjateshin dhe pas Vorës ankthi im kishte arritur pikun. Iu luta të më ndalonin menjëherë në mundësinë më të parë pasi ishte e pamundur të vazhdoja të qëndroja në atë mjet me atë gjendje teknike. Pafund mendoja sesa i pasaktë ishte vlerësimi që u përpoqa të bëj para se të nisem. Por ai nuk ndalej. Më në fund në mbikalimin e fundit mjeti u dorëzua dhe u fik pa asnjë mundësi rindezje. Udhëtarët jo vetëm që nuk shprehnin shqetësim por disa madje zbritën për ta shtyrë lart të përpjetës rrotulluese në përpjekje për ta rindezur. Nervozizmi im ishte i pakontrollueshëm.

Udhëtarët e tjerë heshtnin. Kërkova të paguaj për pjesën e kryer të udhëtimit dhe pyeta nga bashkëudhëtarët nëse dikush tjetër do të vinte me mua? Ti nuk mund të udhëtosh me këtë makinë, kjo është e rrezikshme, unë duhet të njoftoj policinë rrugore, iu drejtova me inat shoferit dhe ndihmësit të cilëve nuk u bëri aspak përshtypje zëri im. Të tjerët ndryshe nga perceptimi im i deriatëhershëm për banorët jugorë vazhdonin të qëndronin të qetë. Njerëz të bindur që rrinë të frikësuar dhe te ndrydhur duke pëshpëritur nën zë… Ndërkohë që unë turfulloja për një arsye shumë të thjeshtë, në atë udhëtim m’u rrezikua jeta. Dhe ngjarje të tilla nuk mund të kalojnë lehtë pa lënë një shenjë në kujtesë.  Nuk mundem ta kuptoj pse e ulim kokën dhe nuk kemi kurajo ta indentifikojmë problemin dhe pastaj të kërkojmë mënyrat për ta zgjidhur.

Duhet t’ia kujtoj vetes më shpesh se jemi mësuar të reagojmë (mos) ndaj problemeve çuditshëm, veçanërisht kur dëgjoj për ngjarje ekstreme të cilat mund të shmangen nëse personat e përfshirë nuk heshtin. Jo vetëm mund të shmangen por duhet të shmangen patjetër. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë të urtët, të nënshtruarit, të frikësuarit. Të gjithë ata që nën zë apo në kafene mes miqsh dhe nën një strehë të sigurt zgjidhin gjithëfarë problemi e dileme jetësore. Secili nga ne ka përgjegjësi për këtë në ҫdo ҫast të ditës, jo thjesht ata të pushtetshmit. Prandaj reagoni o njerëz në mbrojtje të jetës. Për çdo gjë ka zgjidhje! Unë e shpëtova veten, bëjeni dhe ju!

Advertisements

One thought on “Pula të trembura!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s