Për të qëndruar!

Është e hëna pas një fundjave të gjatë e të mbushur me ngjarje, ndjesi e mungesa. Ajo e hëna perfekte që të bën të kuptosh se fundjava më në fund iku. Ai cikli i shkurtër javor brenda të cilit rrotullohemi e sillemi të gjithë.

Diell dhe dritë, mbushur me shi dhe furtunë. E sërish një dritë e zbehtë qëndron në pritje. Për t’u ndezur…

Qëkur vendosa të jem më pak e pranishme në botën virtuale, më ka pushtuar një qetësi që prej kohësh më mungonte. Nuk më pushtojnë më frikërat dhe ankthet e lajmeve që përvec panikut nuk sjellin asgjë tjetër. Madje as mami që zakonisht më telefonon për të më thënë se mund të bjerë shi, apo një tërmet ka rënë në vendin fqinjë, as ajo nuk i paska ndjerë sot katër tërmetet që tundën vendin.

Ndërsa unë, unë për vete cdo ditë përjetoj tërmetet e mi të formave të ndryshme, të lehtë, e më pak të lehtë. Sepse cdo njeri ka nevojë për fenomenet e tij të natyrës. Ato që të bëjnë të kuptosh sesa e vockël je në univers. Je pikërisht ajo pika e vogël, po aq e vogël sa nuk mundesh ta imagjinosh përvecse në momente dobësie e pafuqie.

E megjithatë do të mjaftontë një pikë e palëvizshme dhe e qëndrueshme për të mbështetur levën, dhe Arkimedi do ta lëvizte të gjithë globin. 

Sot ajo pika jam unë.

E fortë, e palëvizshme, e qëndrueshme.

Unë nuk kam frikë! Nuk kam frikë se do lëndohem. As nga vetë frika.

Por ka dy mënyra për të përballuar frikën. E para është të ikësh e të mos përballesh, ndoshta duke ikur dhe nga vetë frika. Por kjo është një ikje e rreme, sepse vetë frika do të vazhdojë të qëndrojë aty dhe pas ikjes tënde. E dyta është të qëndrosh e të përballesh edhe me atë frikën e brendshme të cilës ndodh të mund të mos i ikësh dot asnjëherë. Thjesht e ndjen si rritesh dhe ajo rritet bashkë me ty.

Por frika më e madhe nuk lidhet me të qënit të papërshtatshëm. Frika më e madhe është se ne jemi shumë të fuqishëm, tej mase. Më shumë më tremb drita brenda meje sesa vetë errësira. Dhe kur e pyesim veten se kush jemi për të pasur dhuratat apo dhuntitë e jetës tonë…Frika më e madhe është të dëgjosh një zë që së brendshmi të thotë, kush nuk je që të mos i kesh? 

Ne jemi vetë drita. E qenies! Dhe në castin kur clirojmë veten nga frika, padashur e në mënyrë zinxhir kemi liruar dhe të tjerët. 


E kishe menduar ndonjëherë këtë? Jo? As unë nuk e kisha menduar. 

Por sot e ndjeva. E bashkë me këtë ndjesi më mbushi një mendim. Cfarë do të isha në gjendje të bëja nëse do të kisha sigurinë se nuk do të dështoja kurrë? Pa asnje dyshim gjithcka!

Me kë duhet të qëndroj kur më duhet të marr vendime të rëndësishme? Cili nuk më braktisi kurrë e nuk vuri në dyshim dëshirën time për të ekzistuar? E ndjej përgjigjen së brendshmi.

Dhe ajo që e ndjen së brendshmi nuk mundet të jetë asgjë tjetër përvecse e vërtetë. Vetë e vërteta.

Unë nuk do të lëndoj sepse do të guxoj të qëndroj aty ku të gjithë thyhen. Në pragun e thepisur të boshllëkut hakërryes. Aty ku më premtohen e më thërrasin të gjitha ndjesitë. Për të qëndruar!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s